diff --git "a/albania_legal_questions_answers.csv" "b/albania_legal_questions_answers.csv" new file mode 100644--- /dev/null +++ "b/albania_legal_questions_answers.csv" @@ -0,0 +1,3562 @@ +web-scraper-order,web-scraper-start-url,all_categories,all_categories-href,question_selector,question_selector-href,question_title,question,answers +"1743883275-1","https://juristionline.al/?page_id=17363","Urdhër ekzekutimi1","https://juristionline.al/?cat=210","Urdher ekzekutimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=urdher-ekzekutimi-7","Urdher ekzekutimi","Pershendetje, me duhet tju pyes a ka pale te trete kur behet kerkese per leshimin e urdherit te ekzekutimit.","Përshëndetje, + +Jo, kërkesa duhet të përmbajë vetëm kërkuesin, objektin dhe bazën ligjore. Nuk thërritet asnjë palë me cilësin e palës së paditur ose palës së tretë. + +Faleminderit." +"1743883286-2","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Ndihme falas","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-falas","Ndihme falas","2. Përshëndetje, jam në konflikt të vazhdueshëm me një anëtar të familjes për një pronë e cila gjendet në Pogradec. Nuk di si të veproj ose çfarë rruge të ndjek. Më kanë këshilluar të konsultohem me një avokat por jam në pamundësi ekonomike. Çfarë mund të bëj?","Përshëndetje, ju mund t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikimin për përfitimin e përfaqësim në gjykatë dhe caktimin e një avokati pa kosto nëse përmbushni kriteret ligjore. Duke qënë se në qytetin e Pogradecit, në vendin ku ndodhet prona, ka qendër shërbimi të Ndihmës Juridike falas ju mund të drejtoheni direkt aty. Gjithashtu në cdo kohë për cdo problem ligjor mund të kontaktoni dhe në Numrin e Gjelbër 0800 10 10 i cili është pa pagesë. + +Për cdo pyetje tjetër mund të na rikontaktoni." +"1743883291-3","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Ankimim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ankimim-2","Ankimim","Përshendetje si jeni doja te Beja nje ankimim por jam i pa pune nuk kam mundesi pagesë invalid sepse kam një qeshtje te pa zgjidhur nese mundesi me jepni një ndimenju lutem","Përshëndetje, + +Ju mund t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikim për përfitimin e njw avokati pa kosto, nëse jeni subjekt i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shtetit”. Gjithashtu në çdo kohë për çdo problem ligjor mund të kontaktoni dhe në Numrin e Gjelbër 0800 10 10 i cili është pa pagesë. + +Për cdo pyetje tjetër mund të na rikontaktoni. + +Faleminderit" +"1743883296-4","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Kërkoj ndihmë urgjente","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkoj-ndihme-urgjente","Kërkoj ndihmë urgjente","Ju lutem unë dhe familja ime jemi kërcënuar me vdekje disa herë nga një person . Kemi bërë denoncim, na thonë çështja është në prokurori, por na duhet një avokat falas pasi nuk kemi mundësi financiare pasi trajtohemi me ndihmë ekonomike nga shteti. + +Ju lutem na ndihmoni pasi jemi me fëmijë të vegjël dhe kemi frik ti çojmë në shkollë.","Përshëndetje, lutemi t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikimin për përfitimin e përfaqësim në gjykatë dhe caktimin e një avokati pa kosto nëse përmbushni kriteret ligjore. Gjithashtu në cdo kohë për cdo problem ligjor mund të kontaktoni dhe në Numrin e Gjelbër 0800 10 10 i cili është pa pagesë. + +Për cdo pyetje tjetër mund të na rikontaktoni." +"1743883301-5","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Pamundesi ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pamundesi-ekonomike","Pamundesi ekonomike","Përshëndetje Dua te hedh ne gjyq për një çështje prone nje familjar por nuk kam mundësi ekonomike të paguaj një avokat. Çfarë mund të bëj?","Përshëndetje! + +Nëse nuk keni mundësi ekonomike, mund të aplikoni për ndihmë juridike falas, e cila ofrohet nga + +shteti sipas ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. + +Lutemi të drejtoheni pranë Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim + +ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën dhe aplikimin për përfitimin/përfaqësimin në gjykatë dhe + +caktimin e një avokati pa kosto nëse përmbushni kriteret ligjore. Gjithashtu në cdo kohë për cdo + +problem ligjor mund të kontaktoni dhe në Numrin e Gjelbër 0800 10 10 i cili është pa pagesë. + +Faleminderit!" +"1743883306-6","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Kujdestaria e femijes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kujdestaria-e-femijes-15","Kujdestaria e femijes","A mund te marre kujdestarine e femijes nje prind i varur nga lendet narkotike? + +A eshte e mundur te kerkoj qe personi perdorues ta takoje femijen vetem ne pranine time?","Përshëndetje + +Si rregull, përgjegjësia prindërore u përket dhe ushtrohet së bashku nga të dy prindërit. Në lidhje me përcaktimin e prindit të cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i fëmijes, është gjykata ajo që vendos duke u bazuar në kriterin e interesit më të lartë të fëmijës. Për vleresimin e interesit të fëmijës, gjykata merr në konsideratë një seri faktorësh dhe vlerëson me kujdes rrethanat e çështjes tuaj konkrete. Një prind i varur nga lëndët narkotike mund të ketë vështirësi në marrjen e kujdestarisë për fëmijën. Sa i përket kërkesës për praninë tuaj gjatë takimeve me prindin tjetër, kjo mund të jetë e mundur, nëse gjykata vendos dicka të tillë. + +Faleminderit!" +"1743883311-7","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Prokura","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prokura-3","Prokura","Pershendetje! Dua te shkoj ne Kosove me vajzen time13 vjece per turism. A duhet prokure nga babai i vajzes??","Përshëndetje, + +Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit. Në të gjitha rastet, deklarata noteriale që lëshohet për të miturit e pashoqëruar, përmban elementët e mëposhtëm: + +a) deklarimin e prindit që autorizon udhëtimin me prindin tjetër, apo personin që e shoqëron, me kusht për të mos e braktisur të miturin në vendet e destinacionit; + +b) emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e të miturit, si dhe numrin e dokumentit të udhëtimit; + +c) deklarimin nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit); + +d) deklarimin e adresës së saktë, gjeneralitetet dhe numrin e telefonit të pritësit, nëse udhëton për tek të afërmit; + +e) deklarimin për përgjegjësinë penale të prindit ose të kujdestarit, në rastet e braktisjes së të miturit; + +f) përcaktimin e periudhës së vlefshmërisë së deklaratës noteriale. + +Faleminderit!" +"1743883316-8","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Regjistrim femije per ne shqiperi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=regjistrim-femije-per-ne-shqiperi","Regjistrim femije per ne shqiperi","Pershendetje, doja tju pyesja si mund te veproj per regjistrimin e femijes time lindur ne Itali me 9/05/2024. + +Me ane te  aplikacionit e-albania nuk mundem pasi me del gjithmon  “marrja e informacionit nga gjendja civile deshtoi, ju lutem provoni me vone”. I jam drejtuar konsullates shqiptare ne Milano me ane te telefonit e me kan thene qe nuk meren me regjistrimet e femijve. Po me vete djali nje vjec edhe e kam pa dokumenta! Me duket shume e cuditshme qe shteti shqiptar nuk ofron fare ndihme qytetarve qe jetojn jasht. Njeri nuk kam ne Shqiperi qe te ma regjistroje djalin! Vet svi dot pasi nuk e kaloj dot kufirin (djalin e kam pa dokumenta) vetem certifikat lindje kam. Ju lutem me ndihmoni si duhet te veproj per te regjistruar djalin tim. Si une dhe babai jemi shtetas shqiptar qe jetojm ne itali me dokumenta. Shume faleminderit per vemendjen.","Përshëndetje, + +Regjistrimi i fëmijës kryhet në portalin e-albania nëpërmjet shërbimit “Aplikim për regjistrim fëmije” ku do të ju duhet të dorëzoni këto dokumenta: + +a) Aktin e lindjes ose certifikatën e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja (i legalizuar ose pajisur me vulë apostile); + +b) Dokumente identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare); + +c) Përkthimin e aktit ose certifikatës së lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet përkthimi në gjuhën shqipe të kryhet në konsullatë, ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. + +Dokumenti i lindjes së fëmijës duhet që gjithashtu të dorëzohet me postë në ambasadën/konsullatën përkatëse. +Nuk e dimë pse ju rezulton ajo kthim përgjigje në momentin e regjistrimit në platformë, por ju këshillojmë të kërkoni informacion në adresën e emaili-it: DK@mfa.gov.al, mbi aplikimin që keni kryer së bashku me kodin e aplikimit dhe përgjigjen që ju është dhënë, në mënyrë që problematika të sqarohet. + +Faleminderit!" +"1743883322-9","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihmë juridike falas8","https://juristionline.al/?cat=223","Prokure per femije","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prokure-per-femije-2","Prokure per femije","Për të dalë nga Shqipëri me fëmijë me shtetesi te huaj duhet prokure nga babai i cili është gjithashtu shtetas i huaj?","Përshëndetje, + +Autorizimi për kalim kufiri duhet të lëshohet nga të dy prindërit e fëmijës, në të kundërt nuk mund të jete i mundur. Është e nevojshme që babai i fëmijës të paraqitet pranë një noteri në vendin ku banon për t’iu dhënë autorizimin. +Prokura/autorizimi i hartuar në një vend të huaj duhet të jetë i apostiluar, i perkthyer dhe i noterizuar për tu përdorur përpara autoriteteve shqiptare. + +Faleminderit!" +"1743883332-10","https://juristionline.al/?page_id=17363","Leje qëndrimi1","https://juristionline.al/?cat=197","Leje qendrimi përhershme në Shqipëri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leje-qendrimi-perhershme-ne-shqiperi","Leje qendrimi përhershme në Shqipëri","Jam shtetas Palestinez dhe jetoj në Shqipëri që nga viti Gushti 2018.  Jam i martuar me një shtetese Siriane dhe në 2018 kemi sjell në jetë një vajzë. Ju lutem dua të di : + +1-Se cila është rruga që unë duhet të ndjek që të marrë leje qendrimi të përherëshme në Shqipëri? + +2-A e përfitoj lejen e qendrimit nga vajza e cila është pesë vjeçe dhe ka lindur në Shqipëri? + +Ju faleminderit!","Përshëndetje, + +Ju mund të përfitoni leje qëndrimi të përhershme vetëm nëse plotësoni kërkesat që nenin 61 i ligjit nr.108/2013 “Për të huaj” ka: + +Lëshimi i lejes së përhershme të qëndrimit, do të kërkohet pranë autoriteteve kompetente të migracionit e shpjeguar si më poshtë: + +1. I huaji bën kërkesë për pajisje me leje të përhershme qëndrimi të tipit “C” pranë autoritetit përgjegjës rajonal për kufirin dhe migracionin ku ka vendqëndrimin, 60 ditë para mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit. Shqyrtimi i kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, si dhe pajisja e të huajit me leje qëndrimi të përhershme bëhet brenda 60 ditëve, në rast se rezulton të jenë përmbushur kushtet si më poshtë: + +a) ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme si banor në Republikën e Shqipërisë, për të paktën 5 vite nga paraqitja e parë e kërkesës për leje qëndrimi, përjashtuar rastet kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj, me marrëveshje ndërkombëtare të njohura nga Republika e Shqipërisë apo vendim të Këshillit të Ministrave. + +Periudha e mungesës në territor deri në 6 muaj, kur në total nuk i kalojnë 10 muaj brenda 5 viteve të qëndrimit me leje qëndrimi, nuk konsiderohet pengesë për lëshimin e lejes së qëndrimit të përhershme. Për arsye specifike të argumentuara ose të jashtëzakonshme, si dhe kur i huaji dërgohet jashtë territorit për motive punësimi, në kuadër të shërbimeve ndërkufitare, pranohet një periudhë më e gjatë e mungesës se ajo e përmendur në këtë paragraf, me kusht që autoriteti përgjegjës rajonal për kufirin dhe migracionin të jetë njoftuar më parë për ekzistencën e këtyre kushteve nga mbajtësi i lejes së qëndrimit, punëdhënësi i tij apo i huaji kërkues; + + b) provon se zotëron të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të cilat janë të mjaftueshme dhe garantojnë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi për jetesën e tij/saj, si dhe anëtarëve të familjes së tij/saj, pa pasur nevojë t’i drejtohen sistemit të asistencës sociale; + +c) provon se ka të mbuluar sigurimin shëndetësor, sipas sistemit të sigurimit shëndetësor për shtetasit shqiptarë në Republikën e Shqipërisë; + + ç) ka të garantuar strehim të përshtatshëm për vete dhe anëtarët e familjes së tij në Republikën e Shqipërisë; + +d) provon se ka paguar rregullisht të gjitha taksat dhe detyrimet në Republikën e Shqipërisë gjatë kohës së qëndrimit; dh) gëzon statusin ligjor të refugjatit në Republikën e Shqipërisë, të fituar në përputhje me legjislacionin në fuqi për azilin. + +2. Afatet e qëndrimit, për efekt të marrjes së lejes së qëndrimit afatgjatë për të huajin që ka qëndruar në Republikën e Shqipërisë për motiv studimi apo formimi profesional, përllogariten sa gjysma e periudhave të qëndrimit. + +3. Nëse gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur nga i huaji rezulton se nuk përmbushen kushtet e kërkuara në pikën 1 të këtij neni, atëherë autoriteti përgjegjës rajonal për kufirin dhe migracionin ku është depozituar kërkesa njofton të huajin mbi mangësitë e konstatuara dhe i kërkon atij plotësimin e mangësive brenda afatit 1-mujor. + +4. Leja e përhershme e qëndrimit për punëtorë me kualifikim të lartë jepet e veçantë nga leja e qëndrimit afatgjatë e zakonshme dhe përmban shënimin “Kartë Blu AL-C”. + +5. Autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin kontrollon të paktën një herë në dy vjet kushtet e qëndrimit të të huajit, të pajisur me leje qëndrimi të përhershme. + +6. Dokumenti “leje e përhershme qëndrimi” zëvendësohet çdo 7 vjet me një procedurë automatike aprovimi. + +7. Kalimi i afatit 7-vjeçar të dokumentit “leje e përhershme qëndrimi” asnjëherë nuk sjell anulimin apo humbjen e statusit të banorit afatgjatë. + +Dokumentacioni për lëshimin e lejes së përhershme të qëndrimit të tipit “C”, bazuar dhe në Vendim nr. 513, datë 13.6.2013 + +“Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë” +Për lëshimin e lejes së përhershme të qëndrimit, i huaji duhet të plotësojë kërkesat e nenit 61 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, dhe përveç plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me leje të përkohshme qëndrimi, në varësi të motivit, i huaji duhet të paraqesë vërtetim plotësues mbi njohuri për gjuhën shqipe, si dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore të marrë në Shqipëri, të lëshuar në 6-mujorin e fundit. + +Dokumentacioni për lëshimin e lejes së qëndrimit për raste të veçanta të tipit “C” + +1. Kriteret dhe procedura për lëshimin e lejes së përhershme të qëndrimit të tipit “C” janë ato të parashikuara në kreun III të këtij vendimi. + +I huaji pajiset me leje të përhershme qëndrimi në raste të veçanta, në përmbushje të kushteve të parashikuara në nenin 65 të ligjit nr. 108/2013 nëse: + +a) familjare me shtetasin shqiptar apo certifikatën që vërteton vendin e lindjes, si dhe kopje të lejes së përhershme të qëndrimit të prindërve; + +b) sipas pikës 2 të nenit 65 të ligjit nr. 108/2013, i huaji investues, përveç dokumentacionit bazë për pajisjen me leje qëndrimi, duhet të vërtetojë kryerjen e investimit në Shqipëri me një vlerë jo më pak se 1 (një) milion euro, si dhe të depozitojë kontratat e punësimit me afat punësimi së paku njëvjeçar, për të paktën 10 (dhjetë) shtetas shqiptarë, ku të vërtetohet derdhja e sigurimeve shoqërore. + +Në rastin e familjarëve apo të personelit kyç, të huajit investues, kur nuk është paraqitur më pare dokumentacioni i nevojshëm, duhet të depozitohen edhe certifikatat që provojnë, përkatësisht, lidhjet familjare apo vërtetimet mbi cilësinë e personelit kyç të të huajit investues. + +Ju mund të përfitoni lejën e qëndrimit të përhershëm sepse keni plotësuar afatin 5 vjeçar, por gjithashtu për raste të veçanta bazuar në nenin 65 të ligjit “Për të huajt”, autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me leje të përhershme qëndrimi të huajin nëse: + +a) provohet se ka prindërit ose gjyshërit me shtetësi shqiptare; + +b) fëmija ka lindur në Republikën e Shqipërisë, me prindër që kanë leje të përhershme qëndrimi, pa marrë parasysh kriteret, që duhet të plotësohen për t’u pajisur me leje qëndrimi të përhershme. + +2. Pajiset me leje të përhershme qëndrimi i huaji, familjarët e tij, si dhe personeli i tij kyç, i cili ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një shumë mbi 1 milion euro dhe dokumenton se ka punësuar mbi 10 shtetas shqiptarë, për një periudhë së paku 1-vjeçare. +Per me shume vizitoni faqen: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628 + +Ose mund te komunikoni ne adresat elektronike ose tel. me institucionet pergjegjese te Zyres se Migracionit. +Ju faleminderit!" +"1743883342-11","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Deshmi penaliteti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=deshmi-penaliteti-17","Deshmi penaliteti","Ku duhet te drejtohem per te nxjerre nje deshmi penaliteti per veten","Përshëndetje, + +Dëshmia e Penalitetit merret online dhe me vulë elektronike nëpërmjet platformës e-albania. Kërkoni shërbimin “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)/ Judicial Records Certificate”, plotësoni të dhënat tuaja dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm: + +– Dokument identifikimi, vetëm në rastin e aplikimit si shtetas i huaj, në rast aplikimi si shtetas shqiptar nuk kërkohet dokumentacion shoqërues. + +Faleminderit!" +"1743883347-12","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Sqarim mbi dispozitën e urdhrit të mbrojtjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sqarim-mbi-dispoziten-e-urdhrit-te-mbrojtjes","Sqarim mbi dispozitën e urdhrit të mbrojtjes","Përshëndetje, + +Shpresoj që jeni mirë. + +Ju shkruaj për t’ju kërkuar një sqarim në lidhje me Vendimin nr.80 të datës 03.07.2024, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Pika që po kërkoj të sqarohet është: “Të mos shkojnë ose qëndrojnë në ambientet e frekuentuara nga të miturit Nadia Selmani dhe Alana Selmani pa prezencën e prindërve të tyre.” + +Dëshiroj të kuptoj nëse kjo dispozitë nënkupton se ndalohet vetëm prania e të paditurve në këto ambiente pa prindin e dëmtuar që është në lidhje me të miturit (Nadia Selmani dhe Alana Selmani), apo nëse ndalohet që të qëndrojnë në këto ambiente pa praninë e të dy prindërve të tyre. + +Faleminderit shumë për ndihmën tuaj dhe për sqarimin e kësaj çështjeje. + +Me respekt, + +Reljan Selmani","Përshëndetje, + +Nga fjalia që keni cituar, kuptojmë se është e ndaluar që të paditurit të shkojnë ose të qëndrojnë në ambiente që frekuentohen nga të miturit, kur këta të fundit nuk janë në prani të prindërve të tyre. + +Faleminderit!" +"1743883352-13","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Kredi e pashlyer","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-e-pashlyer-4","Kredi e pashlyer","Kam mar nje kredi me nje kest 1 vit me pare e cila paguhej brenda muajit…Dhe nuk e kam shlyer….Telefoni me humbi dhe nuk kisha kontakt me banken..Sot me shkruan nje zyre ligjiore dhe me njoftoi duke me thene ka erdhur nje dosje ne emrin tuaj per nje kredi te pashlyer ana juaj…Mund ta di cfare rrezikoj mund te me ndihmoni me nje informacion reth ksaj pyetje?","Përshëndetje, + +Është e rëndësishme që të informoheni rreth situatës suaj me zyrën ligjore që ju ka kontaktuar dhe me bankën pasi në situatën tuaj, ku keni një kredi të pashlyer dhe tani keni marrë një njoftim nga një zyrë ligjore, mund të jetë nisur një proces gjyqësor. Do te ju keshillonim të konsultoheni me një avokat për t’ju ndihmuar për të kuptuar të drejtat dhe mundësitë ligjore që keni. + +Faleminderit!" +"1743883357-14","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Sqarim ne lidhje me vendimin e formes te prere te gjykates","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sqarim-ne-lidhje-me-vendimin-e-formes-te-prere-te-gjykates","Sqarim ne lidhje me vendimin e formes te prere te gjykates","Pershendtje. Ne rast se Gjykata e Apelit vendos lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates te Shkalles te Pare, a eshte vendimi i Gjykates te Rrethit Gjyqesor i formes te prere?","Përshëndetje, + +Po, në rast se Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ky vendim konsiderohet si vendim i formës së prerë, sipas nenit 451 të Kodit të Procedurës Civile. + +Faleminderit!" +"1743883362-15","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Vemdimi i huaje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vemdimi-i-huaje","Vemdimi i huaje","Pershendetje , jam divorcuare ne greqi me vendim gjykate , per te njihur vendimi ne shqiperi , vulen apostolike e marre ne greqi apo shqiperi dhe cfare dokumentash te tjera duhen + +Faleminderit","Përshëndetje, + +Njohja e vendimeve të huaja në Shqipëri rregullohet nga nenet 393 deri 398 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas nenit 393 të këtij Kodi, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen. + +Kërkesës për njohjen e vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme: + +a) Kopja e vendimit që kërkohet të zbatohet, e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e legalizuar nga noteri; + +b) Vërtetimi nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si dhe përkthimi dhe legalizimi i këtij vërtetimi nga noteri. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi i formës së prerë duhet të jenë verifikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë; + +c) Prokura, nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri. +Përveç vendimit, do të duhet të paraqisni edhe një vërtetim nga gjykata shqiptare që tregon se nuk ka pasur një proces të njëjtë, pasi kjo mund të përbëjë pengesë për njohjen e vendimit të huaj. + +Faleminderit!" +"1743883367-16","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Pyetje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pyetje-8","Pyetje","Përshëndetje Babai im ka hapur një gjyq për një tokë truall në libonik korçë trualli nuk ka rugë.ka marë nje avokate e cila ka marë 50 mijë lek të reja si dhe 700 euro për të paguar topografin e gjykatës i cili nuk ka erdhur për të matur tokën,avokatja thotë se topografi ka ardhur si mund ta mësojmë a është bërë pagesa në gjykatë për topografin nga avokatja që na ka marë 700 euro","Përshëndetje, + +Shpenzimet e ekspertit bëjnë pjesë në kategorinë e “shpenzimeve të tjera gjyqësore” dhe parapaguhen nga pala që i ka kërkuar, në bankë, në shumën që ka caktuar gjykata me vendim. Për këtë arsye, është lehtësisht e provueshme pagesa e ekspertit. Kërkoni nga avokatja mandat-pagesën për të vërtetuar pagesën e kryer. + +Faleminderit!" +"1743883371-17","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","informacion","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-56","informacion","VKM Nr.312 30.06.1994 “Për çmimin e truallit që shitet dhe për qiranë e truallit që u jepet në përdorim për ndërtime personave fizikë e juridikë","Përshëndetje, +Vkm që keni përmendur është shfiqizuar nga Vendimi nr.169, datë 13.3.2003 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarjeve shtetërore që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare”, cila vetë është shfuqizuar nga një Vkm tjetër, dhe kështu me radhë deri në Vendimin nr.738, datë 08.09.2010 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shitjes së trojeve në përdorim, sipërfaqe të domosdoshme dhe shtesë funksionale të ndërmarrjeve, shoqërive apo të objekteve shtetërore, të veçuara, të privatizuara dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit”. + +Faleminderit!" +"1743883376-18","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Shitje pikture","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shitje-pikture","Shitje pikture","Si mund te shes nje pikture ne menyre ligjore?","Përshëndetje, +Mund të shisni pikturën nëpërmjet një akti notarial në të cilën përcaktoni kushtet e shitjes. Kontrata e shtijes duhet të përmbajë palët, objektin e mirë përshkruar, çmimin e shitjes, kushtet e pagesës dhe të dorëzimit, si dhe çdo parashikim tjetër për të cilin me marrëveshje është rënë dakord mes palëve. + +Faleminderit!" +"1743883381-19","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","Perkthyes Zyrtar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perkthyes-zyrtar-2","Perkthyes Zyrtar","Kur hapen aplikimet per licensimin e perkthyesve zyrtare?","Përshëndetje, + +Për t’u informuar lidhur me procedurat që duhet të ndiqen nga ana juaj si dhe mbi datat e provimit të rradhës për përkthyes zyrtar, ju këshillojmë të drejtoheni pranë koordinatorit për të drejtën e informimit në Ministrinë e Drejtësisë. +Koordinatori: Roland Stafa +Adresa: “Bulevardi “Zog I – rë”, Tiranë + +Web: http://www.drejtesia.gov.al, info@drejtesia.gov.al + +Adresa Email: koordinator.informimi@drejtesia.gov.al + +Tel: +355 4 2259-388/89/90/91/92/93 + +Orari i punës: E hënë – E enjte 08.00-16.30 E premte 08.00-14.00 + +Faleminderit!" +"1743883386-20","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të tjera49","https://juristionline.al/?cat=204","FSHIRJE EKSPULSI","https://juristionline.al/?questions_of_civil=fshirje-ekspulsi-2","FSHIRJE EKSPULSI","pëRSHëNDETJE + +CILIT AUTORITET DUHET TI DREJTOHEMI PER FSHIRJE EKSPULSI TE VENDOSUR NGA SHTETI FRANCEZ PASI KA MBARUAR AFATI ?","Përshëndetje, + +Do duhet të paraqisni kërkesën për fshirje të ekspulsit pranë autoritetit që ka vendosur ekspulsin ose Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. + +Faleminderit!" +"1743883397-21","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Procedura gjyqi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=procedura-gjyqi","Procedura gjyqi","Përshëndetje! Kemi dërguar padi për fitim prone me parashtrim, por të padia nuk i kemi listuar me emra dëshmitarët që do thërrasim. Muajin tjetër kemi gjyqin seancën e parë, mund ta paraqesim në seancën e parë këtë listë? Pra a lejohet? Faleminderit!","Përshëndetje, + +Ju mund të depozitoni listën e dëshmitarëve në sekretarinë e gjykatës ose ti depozitoni ato në seancë e caktuar nga gjykata. + +Faleminderit!" +"1743883402-22","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Ripol","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ripol","Ripol","Me ka mbaruar afati + +Sa vonon procedura e nje pergjigje nga SEM Zvicer + +Edhe sa esht mundsia te marr nje pergjigje negative?","Pershendetje, + +Juristi online ofron keshillim ligjor vetem mbi ligjet ne Republiken e Shqiperise. + +Faleminderit!" +"1743883407-23","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Numer Gjykate","https://juristionline.al/?questions_of_civil=numer-gjykate","Numer Gjykate","Pershendetje! + +Jam ne pritje te nje gjyqi per apelim! + +Por ka koheqe shof qe me kane marre ca numra zyre si psh kjo ktu: +35535542333123 + +Dua te ju pyes si mund te vazhdoj nje numri i zyres se gjykates nqs te therrasin per ne gjyq? + +Dhe a mund te marre avokatia njoftimin e gjyqit edhe pse nuk i kam dhene prokuren? + +Faliminderit, pres pergjigje sepse sa her qe shof kto numra me fusin ne stres sepse smundem as te shkoj vet per verifikim sepse nuk ndodhem ne shqipri…","Përshëndetje, + +Njoftimet mund të bëhen nga sekretarët e gjyqtarëve, ftuesit e gjykatës etj. Nuk ka një numër gjykate që të mund të themi se bëhen komunikimet vetëm nëpërmjet tij. + +Përsa i përket komunikimeve tek avokati juaj, varet se cfare adrese keni shenuar ose deklaruar në Gjykatë per komunikimet. Nëse keni avokat që mund ta keni caktuar me deklarim në seance (pra jo me prokurë), mund t’i kërkoni të bëjë përditësimin e adresës dhe njoftimet t’i marrë ai. + +Faleminderit" +"1743883412-24","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Afati i shuarjes se mases disiplinore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afati-i-shuarjes-se-mases-disiplinore-2","Afati i shuarjes se mases disiplinore","Cili eshte afati per shuarjen e masave disiplinore ne dosjen personale, ne sektorin privat?","Përshëndetje, + +Në sektorin privat duhet të mbani në konsideratë kontratën e punës individuale ose dhe atë kolektive. Aty parashikohen rregullat për masat disiplinore dhe shuarjen e tyre. + +Në cdo rast, punëdhënësi duhet t’ju garantoj të drejtën për t’u dëgjuar, mbrojtur, parashtruar fakte dhe prova, brenda një afati të arsyeshëm. + +Faleminderit" +"1743883417-25","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","A ka drejtsi në shqipëri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-ka-drejtsi-ne-shqiperi","A ka drejtsi në shqipëri","Ku mundem të drejtohem për padrejtsit nga pushteti vendor","Pershendetje, + +“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështjen tuaj, nga ku mund te dergoni nje ankese apo kerkese per pushtetin vendor, me poshte linku perkates: https://shqiperiaqeduam.al/ + +Faleminderit!" +"1743883421-26","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Aplikim për çertifikatë pronësie.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=aplikim-per-certifikate-pronesie-3","Aplikim për çertifikatë pronësie.","Përshëndeteje! + +Jam përfitues i disa pasurive nga dëshmia e trashëgimisë të cilën e kam regjistruar pranë A.Sh.K. Tani më duhet të aplikoj për çertifikatën e çdo pasurie mirëpo noteri më thotë që sistemi pranon vetëm për aplikim çertifikatë+kartelë+hartë treguese dhe jo aplikimin vetëm për çertifikatë, me arsyetimin se është hera e parë që po pajiseni me titull pronësie. + +Sa e vërtetë është kjo?","1 +Pershendetje, + +Deshmia e trashegimise regjistrohet ne portalin qeveritar e- Albania prane ASHK-ve perkatese, eshte e rendesishme te aplikoni per pajisje me certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese pasi jane te rendesishme per indetifikimin e pasurise si dhe pjeset takuese. + +Faleminderit!" +"1743883426-27","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Aplikim per british passport","https://juristionline.al/?questions_of_civil=aplikim-per-british-passport","Aplikim per british passport","Pershendetje. 2 femijet jane te pajisur me British passport. Cfare rruge ligjore duhet te ndjeki nena per tu pajisur dhe ajo me pasaporte per te shkuar prane tyre?","Pershendetje, + +Juristi online ofron keshillim ligjor vetem per ligjet ne Republiken e Shqiperise, persa i perket pyetjes tuaj drejtohuni autoriteteve kompetente te shtetit ku ju doni te pajiseni me pasaporte. + +Faleminderit!" +"1743883431-28","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Ligji i ri per shoferet e rinj","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ligji-i-ri-per-shoferet-e-rinj","Ligji i ri per shoferet e rinj","Para disa muajsh eshte miratuar ligji i ri qe afekton drejtuesit e ri te mjeteve , doja nje sqarim pasi deshiroj te blej nje makine por sdi se me cfare motorri ta mar , ne ligj thuhet ne menyre teknike. Me lejohet te drejtoj makine mbi me motorr 1.6 e posht , apo 1.5 e posht ?","Pershendetje, + +Të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. +Pra drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride. + +Faleminderit!" +"1743883436-29","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Vula apostile per nje certifikate mjeksore nga 1 klinike private shqipetare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vula-apostile-per-nje-certifikate-mjeksore-nga-1-klinike-private-shqipetare","Vula apostile per nje certifikate mjeksore nga 1 klinike private shqipetare","Pershendetje, + +jam 1 shtetas shqipetar qe jeton dhe punon ne Itali. Kam kryer nje nderhyrje mjekesore kirurgjike ne shqiperi ne nje klinike private. Punedhenesi ne itali me kerkon 1 certifikate mjekesore me vulen apostile ne menyre qe te konsideroje te vlefshme lejen prej 2 javesh te percaktuar nga mjeku shqipetar. Eshte e mundur ne kete rast te meret vula apostile? Ne rast se po, cfare procedure duhet te ndjek? Shume faleminderit.","Përshëndetje, + +Paraqitja e dokumentave për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare (https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/). + +Paraqituni në një zyrë postare ju ose dhe dikush tjetër me dokumentin tuaj që duhet të legalizoni, paguani tarifën dhe e tërhiqni po aty dokumentin e legalizuar. + +Faleminderit." +"1743883442-30","https://juristionline.al/?page_id=17363","E drejta e informimit20","https://juristionline.al/?cat=61","Kerkese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-13","Kerkese","pershendetje, sa kohe i duhet nje institucioni publik te ktheje pergjigje per nje kerkese qe i kam derguar?","Përshëndetje, + +Në bazë të Ligjit “Për të drejtën e Informimit”: + +Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. + +Faleminderit!" +"1743883452-31","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të dhëna personale4","https://juristionline.al/?cat=164","Puna","https://juristionline.al/?questions_of_civil=puna","Puna","Pershendetje + +Kam dorezuar nje cv te nje kompani pasi isha e interesuar per pune. Dua te di nese kompania ndermjet te dhenave te mia te paraqitura ne cv si emer mbiemer mund te kete akses ne te dhena te tjera si pozicionet e me parshme te pune apo eksperienca te tjera pune. Theksoj qe ne cv kam shkrujtur vetem informacion te permbledhur.","1 +Pershendetje + +Kompanija ka akses vetem ne informacionin e percjell nga ana juaj nepermjet CV-se. + +Ne kete kuptim informacionin per punet e meparshme ( eksperiencat e punes) ia servirni ju kompanise ku keni aplikuar nepermjet informacionit qe keni paraqitur ne CV. + +Faleminderit" +"1743883457-32","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të dhëna personale4","https://juristionline.al/?cat=164","Kamerat në ambiente publike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kamerat-ne-ambiente-publike","Kamerat në ambiente publike","Kush ka kopetence ligjore për rregjistrimin /monitorimin/raportimin e kamerave në ambiente publike? + +Ku raportohen monitorimi që kryhet? + +Nëse jane disa intitucione, kush janë këto institucione? + +Ju faleminderit,","Përshëndetje, + +Politika e vëzhgimit me kamera duhet të jetëe në përputhje të plotë me: + +– Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar; + +– Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe; + +– Udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”. + +Sipas nenit 5 të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” : + +Detyrimi i subjekteve publike për marrjen e masave shtesë të sigurisë + +1. Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqe, kënde të lojërave, + +parkime, në mjedise të hapura apo të mbyllura, që kanë në administrim apo pronësi dhe që, sipas + +vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike. + +2. Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike në bashkëpunim me Komisionerin për të + +Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e + +këtij ligji, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët ngritjen dhe funksionimin e një regjistri, si bazë të + +dhënash qendrore apo vendore, në të cilin regjistrohen subjektet që, sipas këtij ligji, marrin masa + +shtesë të sigurisë publike. + +Policia e Shtetit dhe drejtoritë vendore të saj kanë rolin kryesor bazuar dhe në aktet e mësipërme ligjore. + +Ju faleminderit!" +"1743883462-33","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të dhëna personale4","https://juristionline.al/?cat=164","Të dhënat personale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informuese","Të dhënat personale","Gjurma e gishtit a mund të përdoret nga punëdhënësi, për të verifikuar hyrje-daljet nga instutucioni. A hynë kjo e dhënë  (daktiloskopisi) në ato të dhëna që quhen sensitive?","Përshëndetje, + +Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju si individë. Këto të dhëna mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe institucioni i krijuar prej tij për këtë qëllim “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. + +Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i përcakton të dhënat personale si çdo informatë e cila ka të bëjë me personin e identifikuar fizik ose personin fizik i cili mund të identifikohet drejtpërdrejt ose tërthorazi, në veçanti në bazë të identifikatorit. Me fjalë tjera, të dhëna personale konsiderohen të gjitha dhe çdo informatë përmes së cilës mund të përcaktohet identiteti i personit fizik konkret. Në këtë rast, person fizik quhet subjekti i të dhënave personale. + +Më tutje, kur bëhet fjalë për identifikatorë, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale jep listë të hapur të të dhënave përmes të cilave mund të identifikohen personat fizikë, përkatësisht të cilët mund të konsiderohen si të dhëna personale. Kështu, Ligji i cek: emrin dhe mbiemrin; numrin e amzës të qytetarit; të dhënat për lokacionin; identifikatorin përmes internetit; si dhe një ose më shumë karakteristika specifike për identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të personit fizik. Lista është e hapur sepse edhe informata tjera të qytetarit mund të konsiderohen si të dhëna personale, varësisht nga situata. Për shembull, numri i llogarisë transaksionale ose numri i kartelës debitore/kreditore mund të konsiderohet si e dhënë personale në shërbimet financiare, sepse ato janë informacione unike me të cilat mund të identifikohet përdoruesi i tyre. + +Më poshtë do te gjeni përkufizimet për të dhënave personale sipas nenit 3 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. + +Të dhëna personale- është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose i identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. + +Të dhëna sensitive- është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. + +Si përfundim, shohim se përkufizimi i të dhënave personale është i hapur dhe mund të perfshihen dhe elemente te tjerë, ndërkohë të dhënat sensitive janë më tepër të prcaktuara, u referohemi të dhënave të cituara më sipër. + +Të dhënat personale biometrike, sipas dispozitave të ligjit konsiderohen si kategori e veçantë e të dhënave prsonave dhe per pasojë percaktohet një mbrojtje e veçantë për përpunimin e drejtë të tyre. Kontrolluesi i të dhënave personale biometrike duhet të marrë miratim nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale para përpunimit të të dhënave biometrike, neni 31 i ligjit. + +Ju faleminderit!" +"1743883467-34","https://juristionline.al/?page_id=17363","Të dhëna personale4","https://juristionline.al/?cat=164","Filmimi nepermjet kameres se makines","https://juristionline.al/?questions_of_civil=filmimi-nepermjet-kameres-se-makines","Filmimi nepermjet kameres se makines","Pershendetje, + +Dua t’ju pyes nese eshte e ligjshme nese hedh online ne rrjete sociale nje video te regjistruar nepermjet kameres te makines, kur nje mjet ben nje shkelje duke bere publike edhe targen? Gjithmone kur regjistrimi kryhet ne rruget publike te qytetit apo autostrade.","Pershendetje, + +Nuk mund te publikoni te dhenat personale qe gezojne mbrojtje ligjore dhe ne kete rast targa eshte nje e dhene persoanle. + +Të dhënat personale përbëjnë çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. + +Faleminderit." +"1743883477-35","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pa kategori3","https://juristionline.al/?cat=1","Aplikim per shkollen e policise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=aplikim-per-shkollen-e-policise-2","Aplikim per shkollen e policise","Pershendetje! + +Doja te dija nese mund te pranohem ne shkollen e policis pas ne vitin 2021 jam denuar per plagosje te lehte me dashje me 60 ore pune ne interes publik. Sipas nenit 69 te kodit penal denimi quhet i pa qene pasi nuk kam kryer me asnj veper tjeter penale. A me pengon kjo ne pranimin e shkolles se policis?","Përshëndetje, + +Ndër kriteret për aplikim në shkollën e policisë janë edhe që aplikuesi të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje dhe depozitimi i certifikatës së gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi), vërtetim nga prokuroria dhe vërtetim nga Gjykata. + +Nëse nga kjo pjesë e dokumentacionit rezulton që ju nuk jeni në ndjekje penale, nuk jeni në proces gjyqësor për ndonjë vepër penale dhe certifikata e gjendjes gjyqësore ju rezulton “i padënuar” mund të aplikoni. + +Faleminderit." +"1743883482-36","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pa kategori3","https://juristionline.al/?cat=1","Autorizim per udhetim jasht vendit","https://juristionline.al/?p=18770","","","" +"1743883486-37","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pa kategori3","https://juristionline.al/?cat=1","Noterizimi i Diplomes se Matures Shteterore","https://juristionline.al/?p=19523","","","" +"1743883496-38","https://juristionline.al/?page_id=17363","Banka2","https://juristionline.al/?cat=146","Informacion","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-36","Informacion","Pershendetje , kam pas 2 kredi te marra te pashlyera te cilat kane kalmar ne permbarim dhe ekzekutim , me eshte bere bllokimi I bankes dhe banka me thote se rezultojne 3 kredi per tu shlyer , une kam marre dy , dhe institucioni I 3 te cilit banka me thote I detyrohesh as e njoh dhe as kam marre naj here kredi , ku mund te drejtohemper zgjidhjen e rastit","Pershendetje, + +Ju duhet te komunikoni me sherbimin permbarimor i cili ju ka vene sekuestro, per te marre informacionin e duhur mbi ekzekutimin e titullit ekzekutiv/ banken/at te cilat jeni debitor, nese edhe nga sherbimi permbarimor nuk merrni informacion e duhur, apo nuk jeni kreditor ne nje prej bankave mund ti drejtoheni gjykates se rrethit gjyqesor per pavlefshmerine e titullit ekzekutiv kontratan e kredise. + +Faleminderit!" +"1743883502-39","https://juristionline.al/?page_id=17363","Banka2","https://juristionline.al/?cat=146","Probleme me taksat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=probleme-me-taksat","Probleme me taksat","Përshëndetje! + +Kam disa taksa pa paguar më kanë bllokuar llogarit bankare. Nëse ndërroj emrin, a mund të hap llogari të reja bankare dhe të jem e lira për të depozituar ose tërhequr para?","Përshëndetje! +Si fillim më lejoni të them se ne, nuk mund të këshillojmë rastet të mos zbatimit ligjor, apo mënyra si mund të shpëtojmë nga detyrimet ligjore. E vetmja mënyrë që ju të vazhdoni tërheqjen dhe depozitimet në bankë është shlyerja e detyrimeve tatimore. +Ju faleminderit!" +"1743883512-40","https://juristionline.al/?page_id=17363","QKB5","https://juristionline.al/?cat=176","Nipt sekondar magazinë","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nipt-sekondar-magazine","Nipt sekondar magazinë","Çfarë procedure ndiqet për hapjen e një nipti sekondar magazinë!","Pershendetje, + +Ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit nëpërmjet internetit, duke përdorur funksionin e QKB-së “Aplikoni On-Line”. Nipti sekondar është i njëjti, por ndryshon adresa e ushtrimit të aktivitetit. Tek aktiviteti i ri ju duhet të keni të afishuar NIPT-in me adresën sekondare, duhet të keni një kasë fiskale dhe të gjitha deklarimet dhe detyrimet tatimore do të realizohen si një aktivitet i tërë. + +Nëse asni vështirësi mund të paraqiteni pranë Administratës tatimore. + +Faleminderit!" +"1743883517-41","https://juristionline.al/?page_id=17363","QKB5","https://juristionline.al/?cat=176","Regjistrim në QKB","https://juristionline.al/?questions_of_civil=regjistrim-ne-qkb","Regjistrim në QKB","Përshëndetje,","Përshëndetje, + +Detyrimin per t’u regjistruar në sistemin tatimor e keni nëse bëni pjesë në kategorinë e personave që kryejnë një veprimtari ekonomike tregtare, nëse ju nuk po kryeni një veprimtari tregëtare, madje dhe si person fizik ju nuk e keni detyrimin të regjistroheni. + +https://www.qkb.gov.al/newsroom/buletini/ + +Ju faleminderit!" +"1743883522-42","https://juristionline.al/?page_id=17363","QKB5","https://juristionline.al/?cat=176","Kontrate pune per biznes ku eshte i vete punesuar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-pune-per-biznes-ku-eshte-i-vete-punesuar","Kontrate pune per biznes ku eshte i vete punesuar","Dua te hap nje nipt per nje farmaci. Ne QKB me kerkojne kontrate pune. Une qe jam e vetepunesuar dhe jam person fizik, mund te kem kontrate pune dhe mbi ckushte ndertohet kjo marredhenia kontraktuale. Une jam vete administrator i biznesit qe po hap. Nuk eshte shoqeri as kompani. Nje dyqan farmaci","1 +Përshëndetje, + +Aplikimi fillestar për themelimin/regjistrimin si person fizik bëhet nëpërmjet portalit e-albania. Në plotësimin e fushave nuk kërkohet kontratë por të dhëna të tjera si: adresa, i vetëpunësuar me ose pa punëmarrës, zgjedhja e llojit të tatimeve që aplikohen, por jo kontrata. Në momentin e dërgimit të aplikimit nuk do të keni probleme apo kërkesa për kontratë pasi nuk është e bazuar në formatin e aplikimit. + +Faleminderit." +"1743883527-43","https://juristionline.al/?page_id=17363","QKB5","https://juristionline.al/?cat=176","Informacion mbi hapjen e nje Nipti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-mbi-hapjen-e-nje-nipti","Informacion mbi hapjen e nje Nipti","Pershendetje, + +dua te hap nje studio private ku sherbimet qe do te ofrohen jane: + +Fizioterapi + +Konsulta me mjekun e familjes + +Yoga + +Eshte me mire qe Nipt ta hap si person fizik apo si shpk? + +Do te punoj se bashku me tim shoq.","Përshëndetje, + +Me ndryshimet ligjore që ka pësuar ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” ju sugjerojmë me mirë themelimin si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. + +Faleminderit." +"1743883532-44","https://juristionline.al/?page_id=17363","QKB5","https://juristionline.al/?cat=176","Dorezimi i pasqyrave financiare ne QKB","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dorezimi-i-pasqyrave-financiare-ne-qkb","Dorezimi i pasqyrave financiare ne QKB","Pershendetje, + +Mund te me ndihmoni me nje pyetje? A eshte e nevojshme dorezimi i Vendimit te Asamblese ne QKB per kompanite e huaja qe jane dege ne Shqiperi, jo zyra qendrore?","Pershendetje, + +Referuar ligjit nr. 9723/2007 “Per regjistrimin e biznesit” ne nenin 43 te tij parashikohet se Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III. + +Në rast ndryshimi të aktit të themelimit, statutit ose ndryshimit të kontratës së shoqërisë së thjeshtë (kur është në formë të shkruar), depozitohet edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja depozitohet statuti dhe akti i themelimit të shoqërisë së huaj apo dokumenti ekuivalent i krijimit, sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë, që pasqyron ndryshimet e bëra. + +3. Përveç sa parashikohet mësipër, subjekti duhet të regjistrojë dhe të depozitojë aktet përkatëse, si më poshtë: + +a) pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme; + +b) emërimin dhe shkarkimin e ekspertit kontabël të autorizuar, në rastet kur emërimi është i detyrueshëm, numrin e licencës profesionale, si dhe të dhënat e tyre të identifikimit; + +c) emërimin e likuiduesve, si dhe të dhënat e tyre të identifikimit; + +ç) aktet e prishjes, mbylljes apo shpërndarjes, aktet e transformimit, bashkimit, ndarjes, hapjes së procedurave të administrimit, likuidimit ose riorganizimit, si dhe aktet e tjera të ndërmjetme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen edhe aktet e transformimit, të bashkimit, ndarjes, hapjes dhe mbylljes së procedurave të likuidimit ose falimentimit të shoqërisë së huaj; + +d) vendet e tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia; + +dh) dokumentet, që vërtetojnë vënien e pengjeve ose garancitë e tjera për pjesëmarrjet në kapitalin e subjektit; + +e) çdo regjistrim tjetër të detyrueshëm sipas dispozitave ligjore në fuqi. + +Faleminderit." +"1743883543-45","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","vaksinimi i femijeve","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vaksinimi-i-femijeve","vaksinimi i femijeve","Përshëndetje, desha tu bëjë një pyetje. Kam fëmijët pa vaksinuar dhe ata shkojnë në shkollë. Mirepo tani më kanë lajmëruar që ose do t’i përjashtojnë fëmijët nga shkolla (arsimi i detyrueshëm 9 vjeçar) ose do më gjobisin. Cfarë thotë ligji për më tepër informacion? flm. Theksoj qe nuk i kam vaksinuar femijet dhe nuk dua që t’i vaksinoje.","Pershendetje, + +Vaksinimi per personat e moshes 0-18 vjec ne Republiken e Shqiperise eshte i detyrueshem. Kjo rregullohet nga ligji nr. 15/2016, datë 10.3.2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Institucionet e kujdesit te femijeve dhe ato arsimore, jane te detyruara qe te kerkojne per cdo femije librezen e vaksinave. Kalendari dhe kategorite e vaksinave sipas grupmoshave percaktohen nga Ministria e Shendetesise. Inspektoriati Shteteror Shendetesor ka te drejten te vendose sanksione administrative (gjobe) ne rast te mosvaksinimit te femijeve." +"1743883548-46","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","1 +Pershendetje! Perdorimi i masave mbrojtese gjate punes pergjate perjudhes se pandemise covid 19 eshte nje detyrim ligjor i percaktuar nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore ne baze te urdherit 46, date 12.03.2020. Ne permbajtje te ketij urdheri parashikohet nder te tjera se subjektet tregtare hartojne protokolle te sigurise ne pune gjate perjudhes pandemise. Keto protokolle duhet te permbajne respektimin e distances 1.5-2 m, dizifektimin e ambjenteve te punes, hyrjes se ambjentit te punes, sigurimin e maskave dhe dorezave etj. Protokollet e sigurise se perhapjes se pandemise jane te detyrueshme te zbatohen, ne rast te kunder ndaj subjektit merren masa administrative. Institucioni perkates qe ben verifikimin e respektimit te protokolleve te sigurise eshte Inspektoriati i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Eshte lehtesisht i aksesueshem dhe mund te paraqesesh nje ankese per rastin konkret. Faleminderit" +"1743883548-47","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","2 +Pershendetje +Masat mbrojtese kunder virusit Covid-19 jane te detyrueshme per tu zbatuar nga cdokush dhe nga cdo aktivitet sipas Urdherit nr46 dt12.03.2020. + +Kushdo qe nuk i zbaton shkel ligjin dhe eshte subjekt i masave administrative. Per te denoncuar kete parregullsi mund ti drejtoheni Inspektoratit te Punes." +"1743883548-48","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","Pershendetje! + +Sipas Urdherit nr 46 date 12.03.2020 te Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore , perdorimi i masave mbrojtese gjate punes pergjate periudhes se pandemise covid 19 eshte nje detyrim ligjor. + +Ne zbatim te ketij vendimi subjektet qe ushtojne aktivitet tregtare kane detyrimin te marrin masa ne ambjentin te punes per parandalimin e perhapjes se pandemise te sigurojne kushte te distances sociale per punonjesit, sigurimin e maskave, dorezave etj. + +Ne rast se jane shkelur keto masa apo nuk jane siguruar mund ti drejtoheni me ane te nje ankese Inspektoriatit te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore." +"1743883548-49","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","Perderisa punedhenesi ju kercenon me largim nga puna per mosparaqitje, fillimisht njoftojeni edhe ju zyrtarisht se arsyeja e mosparaqitjes eshte mos dhenia e maskave sipas detyrimit ligjore qe rrjedh Urdheri Nr 46 date 12.03.2020 te Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Njekohesisht drejtohuni edhe zyrtarisht me ankese Inspektoriatit te Punes ta verifikoje problemin tuaj." +"1743883548-50","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","Pershendetje, +Ne perputhje me urdhrin e Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore “Mbi marrjen e masave te vecanta per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga Covid-19”, parashikon midis te tjerave: – Hartimin e nje protokolli me rregulla te posacme nga punedhenesi; – Ruajtje e distances 1.5-2 m; – Reduktim personeli; – Dezifektim ambjeti pune; – Sigurimin e maskave, dorezave etj. + +Nese punedhnesi nuk vepron ne perputhje me sa me siper, atehere merren masa nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Meqenese jeni ne kushte ku punedhenesi ju ka komunikuar se do ju heqi nga puna ne muajin Prill sepse nuk jeni paraqitur ne pune, ju keshilloj te dergoni nje e-mail zyrtar ne adresen e e-mailit te punedhenesit tuaj, ku t’i komunikoni arsyet e mos paraqitjes ne pune (pra sepse nuk po merr masat ne perputhje me urdhrin e ISHPSHSH). Me pas mund t’i drejtoheni me nje ankese Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore, ne faqen e tyre zyrtare (website). Faleminderit," +"1743883548-51","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","Në rast se punëdhënësi të largon nga puna nga shkaqe (të justifikuara ose të arsyeshme), atëherë mund të ngresh padi në gjykatë për “Dëmshpërblim për largim nga puna”. Por duhet të provosh që rregullat e vëna nga punëdhënësi bien ndesh me urdhërat dhe udhëzimet e përcaktuara nga aktet normative që rregullojnë gjendjen juridike të pandemisë." +"1743883548-52","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mjedis-pune-pa-masa-mbrojtese-ndaj-covid19","mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19","Pershendetje!","Pershendetje, +Nisur nga pyetja juaj, rezulton se ju punoni ne nje nga kategorite e biznesve qe lejohen te ushtrojne aktivitetin e tyre ekonomik gjate periudhes se pandemise dhe ne kete rast punedhesi juaj ka detyrimin per marrjen e te gjitha masave mbrojtese (dizifektim, maska, doreza, respektimi i distances etj) per te gjithe punonjesit e tij. Ne rast konstatimi se ky detyrim nuk eshte permbushur ne mjedisin tuaj te punes, Ju mund te ankoheni ne portalin shqiperiaqeuam.al ose prane Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore http://inspektoriatipunes.gov.al/sq/kontaktoni-inspektoratin/, ne menyre qe institucionet pergjegjese te kryejne inspektimet perkatese me qellim marrjen e masave. +Faleminderit," +"1743883553-53","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Asgjesimi i produkteve ushqimore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=asgjesim-produkte-ushqimore","Asgjesimi i produkteve ushqimore","Pershendetje,","Pershendetje. Procedura qe ju kerkoni, rregullohet nga Udhëzimi Nr. 6, datë 30.01.2015, “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne RSH” dhe e gjeni ne vijim: + +2. Procedura për daljet jashtë përdorimit të mallrave + +a. Personi i tatueshëm duhet të mbajë një regjistër për mallrat ku të shënojë llojet e mallrave të skaduar, datën e blerjes së mallit të nxjerrë jashtë përdorimit, datën e skadencës së mallit, sasinë përkatëse, arsyen për nxjerrjen e mallrave jashtë përdorimit, si dhe personat e pranishëm në kryerjen e procesit të daljes jashtë përdorimit. Personi i tatueshëm është i detyruar të provojë arsyen e mosshitjes së mallit dhe daljen jashtë përdorimit të tij. + +b. Personi i tatueshëm i cili do të kryejë nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave duhet: + +i) të bëjë një njoftim me shkrim drejtuar autoritetit tatimor, përkatësisht Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. + +ii) Nëpërmjet njoftimit, autoriteti tatimor informohet në lidhje me: + +a. Listën e mallrave që do të nxjerrë jashtë përdorimit, + +b. arsyet e nxjerrjes jashtë përdorimit për secilin artikull dhe + +c. numrin e njësive/sasinëe mallrave, + +d. çmimin e blerjes së secilit prej mallrave; + +e. vlerën e mallrave; + +f. datën kur do të kryhet ky proces. + +iii) Njoftimi duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore jo më vonë se 5 ditë kalendarike, para datës së nxjerrjes jashtë përdorimit të mallit. + +iv) Drejtoria Rajonale Tatimore cakton për të marrë pjesë në këtë proces dy inspektor, të cilët mbajnë një procesverbal për këtë qëllim, të konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i personit të tatueshëm dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë këtij procesi. + +v) Nëse inspektoret nuk paraqiten brenda afatit të përcaktuar, personi i tatueshëm ka të drejtë të vazhdojë normalisht me nxjerrjen jashtë përdorimit të mallit. Në këtë rast janë të nevojshme dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar shkatërrimin e mallrave, kur kërkohet prania e tyre. + +vi) Një kopje e gjithë dokumentacionit të mbajtur përgjatë procesit të daljes jashtë përdorimit i dërgohet Drejtorisë Rajonale Tatimore. + +vii) Ky proces nuk shoqërohet me faturë tatimore. + +Nëse procedura e mësipërme nuk ndiqet ose inspektorët tatimor kundërshtojnë kërkesën e personit të tatueshëm ose në rast kontrolli konstatojnë se personi ka vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore tatimore apo me ligjet specifike të sektorit ku vepron, atëherë ai është i detyruar të kryejë rregullimin e TVSH-së së zbritur për mallin në përputhje me ligjin." +"1743883558-54","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Vaksinimi i punemarresve","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vaksinimi-i-punemarresve","Vaksinimi i punemarresve","Pershendetje, + +A keni dijeni se si po vijohet me vaksinimin kunder Covid 19 neper kompani te ndryshme, jo fasoneri? Si duhet te veprojme nese duam te vaksionojme punetoret, ku duhet te drejtohemi? Jemi fonderi. Ju falenderoj dhe dite te mbare.","Përshëndetje! Nuk mund t’ju japim një informacion në lidhje me se si do procedohet me vaksinimin. Por, shërbimi elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19”, pranë e-Albania, ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Faleminderit" +"1743883563-55","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Ilacet e rimbursueshme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ilacet-e-rimbursueshme","Ilacet e rimbursueshme","Përshëndetje!","Përshëndetje, + +Çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetësor, ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi i detyrueshëm financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, ku përfshihen. Rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme në varësi të kategorisë; + +Më konkretisht për barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 % (për qind) të çmimit të barnave, por jo më shumë. + +Në rastin konkret mjekimet që përfshihen ne skemën e rimbursimit dhe për të cilat pacienti ka nevojë të vazhdueshme për to, nuk mund të hiqen nga rimbursimi, kur vazhdimisht ka qënë pjesë e skemës së rimburisimit si mjekim dhe nga konsultimi me mjeken ju mund t’i kërkoni arsyet pse nuk mund ta përfitojë përsëri me rimbursim të njëjtin mjekim. Ju mund të ankohemi pranë Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë. + +Ju faleminderit!" +"1743883568-56","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Importim i produkteve kozmetike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=importim-i-produkteve-kozmetike","Importim i produkteve kozmetike","Kush mund te shperndaje produkte kozmetike dhe cfare duhet te kete parasysh importuesi dhe shperndaresi? Mundet nje shperndares jo farmaceutik te ofroj kozmetike ne farmaci?","Përshëndetje, + +Produktet kozmetike dhe shpërndarja përjashtohen nga rregullim ligjor në ligjin Nr. 105/2014 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, pikërisht në pikën 2 të nenit 2 shprehet se ky ligj nuk zbatohet për:..c) produktet kozmetike. Por nuk ka një ndalim për shpërnadrjen e produkteve kozmetike në farmaci, nëse ka një marrëveshje furnizimi. Gjithashtu nuk përfshihen as në përjashtimet nga autorizimi i tregtimit + +Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 11, të këtij ligji, autorizimi i tregtimit nuk kërkohet për: + +a) lëndët e para të përdorura në prodhimin e barnave; + +b) formulimet oficinale; + +c) përgatesat galenike; + +ç) produktet mjekësore të destinuara për kërkime in vitro; + +d) gjakun, plazmën apo qelizat e gjakut me origjinë njerëzore, me përjashtim të plazmës, e cila është përgatitur + +me anë të një metode që përfshin procesin industrial; + +dh) radionukleidet në një burim rrezatimi të mbyllur; + +e) preparatet radiofarmaceutike, të përgatitura ekskluzivisht nga gjeneratorë të miratuar të radionukleidit, nga kite radionukleidesh apo pararendës të radionukleidit, në përputhje me udhëzimet e prodhuesit në kohën e përdorimit të tyre nga një person fizik ose juridik i autorizuar për një aktivitet të tillë; + +ë) barnat për konsum minimal nga udhëtarët, sipas përcaktimeve të bëra me vendim të Këshilli të Ministrave. + +Përgatitjet galenike dhe formulimet oficinale duhet të prodhohen dhe të hidhen në treg në përputhje me + +rregulloren e miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. + +Ju faleminderit!" +"1743883573-57","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Nuk ekzistojne asnje dokument per punen time ne Ish spitalin E Arrenit kukes.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nuk-ekzistojne-asnje-dokument-per-punen-time-ne-ish-spitalin-e-arrenit-kukes","Nuk ekzistojne asnje dokument per punen time ne Ish spitalin E Arrenit kukes.","Dua te dal ne pension parakohshem por nuk figurojne vitet e punes si mami- infermiere ne ish spitalin e Arrnit kukes prej vitit 01.01.1985 e deri ne vitin 1992. Ne libreze jane te rregullta si te veproj ju lutem?!..","Përshëndetje, + +Aplikoni online ne portalin e- Albania per periudhat e sipercituara, mbeshtetur ne ligjin 7703/1993, “Për sigurimet shoqerore në Republikën e Shqipërisë”, nese nga ana e sigurimeve shoqerore ju kthehet pergjigje negative, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ. + +Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni Gjykates . +Faleminderit!" +"1743883578-58","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shendetësi8","https://juristionline.al/?cat=38","Shpenzime kirurgjikale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shpenzime-kirurgjikale","Shpenzime kirurgjikale","Pershendetje, nese je pensionist dhe kryen nderhyrje kirurgjikale ne spital rajonal shtetror a paguan per nderhyrjen? Nqs jo a ka mbulim per shpenizme te tjera te nderhyrjes apo duhet paguar per te gjitha?","1 +Pershendetje, +Referuae ligjit nr. 7703/1993, “Per sigurimet shoqerore ne RSh” i ndryshuar, paketa e sherbimeve te sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor perfshin barnat, vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore. +Si rregull ky trajtim mjekesor (operacion) ne spitalet shteterore eshte pa pagese. Per informacion te metejshem ju keshillojme qe te konsultoheni tek spitali ne te cilin doni te kryeni nderhyrjen" +"1743883589-59","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Pronesie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pronesie-3","Pronesie","Jemi 2 familje bujqesore, me 2 Amtp sicili te tijen une dhe vellai. + +Ne 01 Gusht 1991 jemi bashke dhe nuk kemi bere ndareje ne Gjendje civile. Nuk kemi pretendime per pronen e tjetrit. + +Si mund ta rregulloj kete problem me certifikaten e 1991, pasi kam merak se do me dalin probleme me rregjimin ne Kadaster?","Pershendetje. + +Ne do t’ju sugjeronim qe ju te aplikonit per regjistrimin e Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara. Per kete eshte miratuar edhe VKM perkatese. Procedurat e parashikuara nga ligji i ri, krahasuar me proceduren e kerkuar nga ligji i meparshem, jane me te thjeshtuara. Ligjshmeria e AMTP-se prezumohet nese ajo ploteson kriteret formale dhe personi e ka token ne posedim. Me ligjin e ri nuk kerkohet as konfirmimi i kufitareve. Dokumentetet qe duhet te paraqisni krahas AMTP-se, jane plani i rilevimit per te gjitha parcelat pjese e AMTP-se, certifikate familjare e gushtit 1991, certifikate familjare e tanishme e kryetarit te familjes bujqesore. + +Aplikimi kryhet online ne portalin e – Albania, gjithashtu ju rekomandojme te kryeni deklarate noteriale mbi kufit qe dispononi dhe dakortesine nga pronaret e AMTP, deklaraten ngarkojeni ne aplikimin tuaj i cili do te trajtohet nga ASHK perkatese. + +Faleminderit!" +"1743883594-60","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Regjistrim kontrate shkembimi ne kadaster","https://juristionline.al/?questions_of_civil=regjistrim-kontrate-shkembimi-ne-kadaster","Regjistrim kontrate shkembimi ne kadaster","Pershendetje…. si mund te informohem nese kontrata e shkembimit ndermjet paleve eshte e regjistruar ne kadaster","Përshëndetje, + +Do duhet të interesoheni tek noteri ku keni lidhur kontratën e shkëmbimit. + +Faleminderit." +"1743883598-61","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Afati i regjistrimit i deshmise testamentare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afati-i-regjistrimit-i-deshmise-testamentare","Afati i regjistrimit i deshmise testamentare","Pershendetje..Kemi regjistruar deshmine e trashegimise testamentare.Por na erdhi ne e Albania nje dokument qe kerkon te dorezojme edhe dokumentat me pronat te cilat nuk i kemi dixhitalizuar akoma. + +Regjistrimi u be para tre muajve. Dua tju pyes ka afat per ti dorezuar dokumentat qe kerkon ashk per kadastren.Faleminderit","Pershendetje, + +Pasi behet aplikimi per celjen e trashegimise tek noteri dhe pas leshimit te deshmise se trashegimise ligjore dhe/ose testamentare, brenda 30 diteve nga momenti i celjes nga noteri trashegimtaret do duhet te procedojne me dorezimin e dokumentacionit. Pas kalimit te ketij afati aplikohet gjobe. + +Faleminderit." +"1743883603-62","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Afati i regjistrimit te testamentit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afati-i-regjistrimit-te-testamentit","Afati i regjistrimit te testamentit","Pershendetje Jemi tre vellezer qe perfshihemi te testamenti.Dua tju pyes Testamentin e hapem dhe avokati qe kemi autorizuar e regjistroi ne Ashk por nga Ashk na erdhi nje dokument ne e Albania qe kerkon te dorezojme dokumentet per kadastre domethene token qe kemi pasur pasuri.problemi eshte se kemi ven nie avokat te na beje rilevimin e tokave dhe pp vonohet shume.Dua te dime nese ka afat per ti dorezuar dokumentat ne kadaster + +Pres pergjidjen tuaj + +Faleminderit","Pershendetje, + +Pasi behet aplikimi per celjen e trashegimise tek noteri dhe pas leshimit te deshmise se trashegimise ligjore dhe/ose testamentare, brenda 30 diteve nga momenti i celjes nga noteri trashegimtaret do duhet te procedojne me dorezimin e dokumentacionit. Pas kalimit te ketij afati aplikohet gjobe. + +Faleminderit." +"1743883609-63","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Kontrate porosie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-porosie-6","Kontrate porosie","Pershendetje!Kam bere nje kontrate porosie per nje apartament dhe nuk jam i sigurt a duhet tela rregjiztroj tek ASHK apo jo? Se po pres me lidh kontraten e shitjet dhe pastaj me e regjistru.","Pershendetje, + +Po, referuar Ligjit “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme” ne menyre te detyrueshme duhet te kryhet dhe regjistrimi i kontrates se porosise ne ASHK. + +Faleminderit." +"1743883614-64","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Legalizimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=legalizimi-8","Legalizimi","Jam ne proces legalizimi, por ne proces gjygjesor, a ka ndonje rruge zyrtare per informacion nese objekti qe kam ne proces legalizimi ndodhet ne prone shtet apo ne prone te rregjistruar ? Faleminderit","Pershendetje, + +Ju mund t’i drejtoheni me nje kerkese per informacion Agjencise Shteterore te Kadastres se zones ne te cilen ndodhet kjo prone. + +Faleminderit." +"1743883620-65","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Demshia Trashegimis","https://juristionline.al/?questions_of_civil=demshia-trashegimis","Demshia Trashegimis","Kam rregjistru “Deshmin e Trashegimis” tek ASHK me proceduren e Noterit nje prej pronave te miat , por ne kete rast une kam disa prona te tjera , i bie qe Noteri ta rregjistroj dhe tek kto pronat te tjera apo ska nevoj ???","Pershendetje, + +Po do duhet te regjistrohen te gjitha pronat qe keni perfituar mbi bazen e kesaj Deshmie Trashegime. + +Faleminderit." +"1743883625-66","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","ASHK","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ashk-2","ASHK","Pershendetje kam ber dy her aplikim me AV0 dhe mi kan refuzuar me arsye te kota kerkojn dokumenta shtes kur un ja kam cuar me aplikimim e par doja te dija ku te gjej zgjidhje pse po mi vonojn po me largohen klientet qe dua te shes pronen.","Pershendetje, + +Lidhur me rastin konkret ju sugjerojme qe te beni nje ankese online ne portalin https://shqiperiaqeduam.al/ + +Ky portal mundeson trajtimin me prioritet te ankesave te qytetareve. Do tju sugjeronim qe informacioni qe do te shkruani ne portal te jete sa me i detajuar dhe me te dhena konkrete me qellim zgjidhjen sa me shpejte te problematikes. + +Nese nuk merrni zgjidhje, atehere ne vijimesi mund te na rikontaktoni me qellim dhenien e nje orientimi lidhur me hapat e metejshem qe mund te merrni, duke perfshire dhe ushtrimin e te drejtes suaj ne rruge gjyqesore. + +Ju faleminderit!" +"1743883630-67","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Kufizimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kufizimi","Kufizimi","Pershendetje.Bera nje rregjistrim te vendimit te legalizmit,ne kartelen e pronesise ne fund shenohet kufizimi i pronesise per 99 vite me urdher te drejtprit.Cfare do te thote kjo qe une nuk kam te drejte ta shes apo tjetersoj?cfare veprimi te bej qe ta heq kete shenim nga kartela?","Pershendetje, + +Në këtë rast mund të bëni një ankesë në Agjencinë Shtetërorë të Kadastrës, për t’u informuar mbi shkaqet e këtij kufizimi si dhe të ngrini pretendimet tuaja për këtë veprim. Nëse nuk merrni zgjidhje, mund të ndiqni cështjen në rrugë gjyqësore për të mbrojtur të drejtat tuaja pronësore. Gjithashtu, mund të na rikontaktoni më qëllim dhënien e një orientimi lidhur me hapat e mëtejshëm që mund të merrni. + +Faleminderit!" +"1743883635-68","https://juristionline.al/?page_id=17363","ASHK25","https://juristionline.al/?cat=180","Shenimi i kerkes padis","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shenimi-i-kerkes-padis","Shenimi i kerkes padis","Pershendetje , kam nje pyetje te lidhur me pronen time , para 2 viteve eshte bere nje kerkes padi ne Gjykaten e shkalles se par ne shkoder dhe kerkes padia eshte regjistruar edhe tek ASHK-Shkoder , per kete kerkes padi nuk ka pasur asnjer here sigurim padie , edhe pse ka 3 muaj qe eshte perfunduar gjyqi dhe ka marr forme te prere ashk shkoder nuk me lejon te nxjerr kartele apo te bej aplikime me pretendimin qe tek shenimi i veçante ka kerkes padi te vitit 2022 , i kam derguar vendimin e formes se prer dhe ne pergjigje me thone ta Aplikoj kete vendim, JU LUTEM A MUND TE ME TREGONI CILI SHERBIM DUHET TE APLIKOJ VENDIMIN E FORMES SE PRERE QE TE ME HIQET NJEHER E MIRE AI SHENIM ?","Përshëndetje, + +Ju duhet të ngarkoni vendimin e formës së prerë në portalin e-albania përmes shërbimit “Regjistrim i pezullimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë”. + +Faleminderit!" +"1743883645-69","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Si te veprojme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=si-te-veprojme","Si te veprojme","Pershendetje ,desta dite me ndihmoni me nje pergjigje po mundohem ta formuloje sa me shkurt,para nje viti ne neptun kemi blere nje produkt(Tablet)me pages me keste nepermjet final sha,me nje kontrat kredie me kushte te vecanta oasi di Isa e e djele dhe vetem ajo funksiononte ne ate dit,nejse per shkak se raifasen nuk kemi ne qytetin ton po vetem ne berat kemi bere vonesa ne dit,kur kontrat thot qe duhet paguar ne dit fikse e caktuar nga komtrata dhe ne kontrat theksohet se final ,ka te ferite te prish kontraten kur kemi vonesa apo misogino te kesteve qofte edhe nje muaj,dy muaj para se te perfundonim kontraten na vjen nje shkrese,ku na paralajmeronin per vonesat dhe na urdheronin te mbyllnim kredine si dhe vonesat qe kishim,po ne shkrese nuk thuhej shume se sa ne i detyroheshim qiradhenesit ,po na kishin lene nje numer kontakti ku do na sqaronin per cdo detaj ne lidhje me shumen dhe menyren e pageses,por nuk arritem asnjehere te kontaktojme me ate numer pasi askush nuk na pergjigjej,kerkova dhe ne internet ne cdo adrese te mundeshme,dhe numer kontakti i provuam te gjitha pos asnjehere nuk na u pergjigj askush,shkova tek neptuni dhe numrat qe mora atje qe i kishin lene ne raste se dikush kerkonte sqarim ,,perseri asnje pergjigje,ne neptun pervec numrave te kontaktit na thane qe final sha ka falimentuar dhe tani jane duke mbledhur gjithcka dhe kur ka vonesa keshtu veprojne,atehere shkoj ne banke dhe bej shlyerjen e menjehershme te dy muave te mbetur ,po jo te vonesave pasi nuk e dija se sa ishte shuma,spese skam pasur dhe ad sot nuk kam asgje kontakt me asnje,ne shkrese thuhej se do kishte pasoja mbi ne ligjore ,pra nje jave na merr nje person qe na tha jam kontaktuar nga finali dhe ju ne baze te nenit kaq e aq keni detyrim ndaj final sha 255mije leke i formes se prere ky ,ne raste te kundert ,mos shlyerje shuma vazhdon te rritet ne ditet pasardhese,ne kontrate thuhej se perqindja ne raste vonese caktohej 5%i vleres se produkt it,dakort kemi kryer vonesa dhe patjeter qe do i paguaja ,po kur nuk e di se sa ka qene kjo shume,dhe askush nuk kontaktoi me ne per te na sqaruar,ad pas shume perpjekjesh nga ana jone ,si duhet te veproje,cili eshte faji yne ketu,jemi familje qe ne te shumtat e restare a perdorim kredin per blerje te produkteve,dhe jemi aktualish me dy kredi prej shume vitesh,Lu asnjehere skemi bere asgje gabim ne shlyerjen e kesteve ,dhe asnjehere nuk kemi hasur ne te till problem,kam nje vajxe23vjec invalide dhe nje djale me autizem,dhe stresin e kemi te pallogaritshem,po te kaloja dhe nje te tilla se kisha marre kur me mend,me falni qe u zgjata,fleminderit ne qofte se me ndihmoni me nje pergjigje .","Pershendetje! +Duke marre per baze sa me lart ju keni referuar duhet si nje rast kur kreditori po ju ngarkon me detyrime me te larta se ato te kontrates. + +Per te verifikuar pretendimet tuaja, kushtet e kontrates dhe elemetet e tjere duket te paraqitet dokumentacioni qe ju dispononi, nisur nga kontrata e huase qe keni nenshkruar dhe te njoftimet qe ju kane bere. + +Ne keto kushte ju ftojme te paraqiteni prane Zyres se Ndihmes Ligjore prane Ministrise se Drejtesise, çdo dite nga e hena ne te enjte 08:30 deri ne 16:30 dhe te premten nga 08:30 ne 14:30." +"1743883645-70","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Si te veprojme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=si-te-veprojme","Si te veprojme","Pershendetje ,desta dite me ndihmoni me nje pergjigje po mundohem ta formuloje sa me shkurt,para nje viti ne neptun kemi blere nje produkt(Tablet)me pages me keste nepermjet final sha,me nje kontrat kredie me kushte te vecanta oasi di Isa e e djele dhe vetem ajo funksiononte ne ate dit,nejse per shkak se raifasen nuk kemi ne qytetin ton po vetem ne berat kemi bere vonesa ne dit,kur kontrat thot qe duhet paguar ne dit fikse e caktuar nga komtrata dhe ne kontrat theksohet se final ,ka te ferite te prish kontraten kur kemi vonesa apo misogino te kesteve qofte edhe nje muaj,dy muaj para se te perfundonim kontraten na vjen nje shkrese,ku na paralajmeronin per vonesat dhe na urdheronin te mbyllnim kredine si dhe vonesat qe kishim,po ne shkrese nuk thuhej shume se sa ne i detyroheshim qiradhenesit ,po na kishin lene nje numer kontakti ku do na sqaronin per cdo detaj ne lidhje me shumen dhe menyren e pageses,por nuk arritem asnjehere te kontaktojme me ate numer pasi askush nuk na pergjigjej,kerkova dhe ne internet ne cdo adrese te mundeshme,dhe numer kontakti i provuam te gjitha pos asnjehere nuk na u pergjigj askush,shkova tek neptuni dhe numrat qe mora atje qe i kishin lene ne raste se dikush kerkonte sqarim ,,perseri asnje pergjigje,ne neptun pervec numrave te kontaktit na thane qe final sha ka falimentuar dhe tani jane duke mbledhur gjithcka dhe kur ka vonesa keshtu veprojne,atehere shkoj ne banke dhe bej shlyerjen e menjehershme te dy muave te mbetur ,po jo te vonesave pasi nuk e dija se sa ishte shuma,spese skam pasur dhe ad sot nuk kam asgje kontakt me asnje,ne shkrese thuhej se do kishte pasoja mbi ne ligjore ,pra nje jave na merr nje person qe na tha jam kontaktuar nga finali dhe ju ne baze te nenit kaq e aq keni detyrim ndaj final sha 255mije leke i formes se prere ky ,ne raste te kundert ,mos shlyerje shuma vazhdon te rritet ne ditet pasardhese,ne kontrate thuhej se perqindja ne raste vonese caktohej 5%i vleres se produkt it,dakort kemi kryer vonesa dhe patjeter qe do i paguaja ,po kur nuk e di se sa ka qene kjo shume,dhe askush nuk kontaktoi me ne per te na sqaruar,ad pas shume perpjekjesh nga ana jone ,si duhet te veproje,cili eshte faji yne ketu,jemi familje qe ne te shumtat e restare a perdorim kredin per blerje te produkteve,dhe jemi aktualish me dy kredi prej shume vitesh,Lu asnjehere skemi bere asgje gabim ne shlyerjen e kesteve ,dhe asnjehere nuk kemi hasur ne te till problem,kam nje vajxe23vjec invalide dhe nje djale me autizem,dhe stresin e kemi te pallogaritshem,po te kaloja dhe nje te tilla se kisha marre kur me mend,me falni qe u zgjata,fleminderit ne qofte se me ndihmoni me nje pergjigje .","1 +Në momentin që keni shlyer këstet nuk keni pse të shqetësoheni. + +Në këtë rast nëse kanë pretendime është shoqëria që duhet ti drejtohet gjykatës. Ka vetëm 2 mënyra juridike për t`ju kërkuar detyrimin, kjo në varësi të parashikimeve të kontratë: Me kërkesë padi “Për përmbushje detyrimi”, ose me Lëshim urdhri ekzekutimi”. + +Në rast se ju vjen zyra përmbarimore me lajmërim vullnetar për shlyerjen e interesave të mbetur, duhet të ngrini në gjykatë kërkesë-padi “Për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv”, jo më vonë se një muaj nga momenti që keni marrë dijeni për kalimin në ekzekutim të detyrueshëm. + +Në rast se ju hapin proces gjyqësor “Për përmbushje detyrimi”, duhet të bëni deklaratën e mbrojtjes, me prapësime “Pavlefshmërinë e pjesshme të veprimit juridik të dispozitës konkrete që parashikon interesat e larta”." +"1743883650-71","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=te-drejtat-e-pasagjereve-kompensim-ne-rast-anulimi-te-fluturimit","Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit","Pershendetje,","Pershendetje! + +Ne lidhje me situaten qe gjendeni, sipas pershkrimit te bere nga ana juaj, legjislacioni shqiptar ka parashikuar te drejten per kompesim te pasagjerve te cilet si ne rastin tuaj ju eshte anulluar fluturimi. Kjo situate eshte parashikuar nga dipozitat e Kodit Ajror te RSH, Regullore europiane 261/2004 si dhe Udhezimin Nr. 1 date 26.02.2013 te Ministrit te Transporteve. + +Konkretisht, ne keto akte parashikohet qe ne raste te anullimit te fluturimeve, pasagjeret kane te drejten e kompesimit per shpenzimet e kryera, kompesim i cili behet duke perllogaritur distancat e udhetimit dhe kushtet te tjera. + +Problematika qe ju adresoni ne pyetjen tuaj eshte se keni marre nje rimbursim rreth 50% te shumes se shpenzuar per prerjen e biletave, nderkohe qe per shkak te situates se epidemise se shkaktuar nga COVID 19, fluturimet nga Republika e Shqiperise jane pezulluar/ndaluar. Legjislacioni i fushen parashikon se pasagjeret e humbin te drejten per kompesim ne rast se anullimi i fluturimit eshte shkaktuar nga shkaqe dhe rrethana te cilat jane jashte kontrollit te ketij subjekti (kompanise se fluturimit), si ne rastin konkret me shpalljen e fatkeqesise natyrore ne Republiken e Shqiperise dhe te gjitha kufizimet qe kane pasuar si masa per parandalimin e perhapjes se epidemise. + +Gjithesesi, nese ju e vleresoni ndryshe situaten, ligji parashikon te drejten tuaj per t’u ankuar duke nisur qe nga kompania ajrore, te Autoriteti i Aviacionit Civil e deri prane juridiksionit gjyqesor." +"1743883655-72","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Konsumatori","https://juristionline.al/?questions_of_civil=konsumatori","Konsumatori","Përshëndetje! + +Në një njësi shitje në zonën time pijet si verërat apo pijet e gazuara janë pa cilësi. Verërat janë të ngjyrosura dhe jo nga kantina, kjo provohet edhe nga çmimi shumë i ulët që kanë ndërsa të gazuarat kur hapen vetëm gaz nuk kanë, duket si ujë i ngjyrosur.Doja të dija ku mund të drejtohem për të raportuar shqetësimin tim ? Faleminderit","Pershendetje + +Ju mund ta paraqisni shqetesimin tuaj prane Komisionit te mbrojtjes se Konsumatorit (http://kmk.financa.gov.al/ankesa/) , Autoritetit Kombetar te Ushqimit si dhe prane Agjencise se Mbrojtjes se KOnsumatorit ose mund te paraqiteni prane Klinikave te Ligjit ne qytetin tuaj per t’iu asistuar per te referuar problematiken tuaj. + +Faleminderit" +"1743883660-73","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Kufizimi i ofruesve te sherbimit te internetit?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kufizimi-i-ofruesve-te-sherbimit-te-internetit","Kufizimi i ofruesve te sherbimit te internetit?","Pershendetje,","Pershendetje + +Ju jeni i lire te siguroni sherbimin e internetit nga cdo operator qe e ofron kete sherbim ne treg. Ju mund ta denonconi rastin, ne kuadrin e nje praktike te padrejte tregtare, prane Komisionit per Mbrojtjen e Konsumatorit. + +Ankesen ju mund ta beni edhe online ne linkun ne vijim http://kmk.financa.gov.al/ankesa/ .Faleminderit" +"1743883664-74","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Informacion per lidhje kontrate me OSHEE","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-per-lidhje-kontrate-me-oshee","Informacion per lidhje kontrate me OSHEE","Pershendetje,","1 +Pershendetje. Si rregull i pergjithshem shpenzimet e lidhjes se furnizimit te energjise elektrike jane ne ngarkim te furnizuesit, pra ne kete rast te OSHEE-se. Megjithate, ne raste specifike, kur objekti eshte ne distance, kjo mund te zgjidhet dhe me marreveshje midis paleve. Megjithate, ne rastin tuaj duhet te keni parasysh se nese objekti nuk eshte i regjistruar ne emrin tuaj, apo te keni nje aplikim per legalizim, apo nje leje per vendosje te ndertimeve te perkohshme, nuk mund te kryhet lidhja e kontrates. Konkretisht, ne vijim gjeni dokumentacionin e nevojshem per lidhjen e kontrates: + +Kërkesë për furnizimin me energji elektrike (Formulari i Aplikimit) + +Vertetim i identitetit (fotokopje e Karte identiteti ose pashaporte) + +Fotokopje e Certifikatës e regjistrimit ne QKR (Per subjektet jofamiljare) + +Gen-Plani i vendosjes se objektit. + +Kopje e kontrates (karteles) se meparshme qe aplikanti mund te kete pasur + +Vertetim i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones,te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme." +"1743883669-75","https://juristionline.al/?page_id=17363","Konsumatori7","https://juristionline.al/?cat=50","Pajisjet elektroshtepiake me garanci","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pajisjet-elektroshtepiake-me-garanci","Pajisjet elektroshtepiake me garanci","Pershendetje + +Para disa vitesh kam blere nje lavatrice ne nje kompani te njohur ne Shqiperi me garanci sherbimi per 5 vite.","Përshëndetje, + +I drejtoni një ankesë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit nëpërmjet adresës së email-it: konsumatori@tirana.al ose në faqen zyrtare të institucionit https://mbrojtjakonsumatorit.tirana.al/ankesa-online/. + +Faleminderit!" +"1743883681-76","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Ndihma shteterore per personat ne nevoje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihma-shteterore-per-personat-ne-nevoje","Ndihma shteterore per personat ne nevoje","Miremengjes,","Pershendetje! + +Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqerohet dhe me perfitimet perkatese (pension i plote ose i pjesshem i invaliditetit). + +Per me tej, mund t’i drejtoheni Sherbimit Social Rajonal, per te pare nese plotesoni kushtet per te perfituar ndihme ekonomike. Nder kategorite perfituese jane edhe familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. + +Faleminderit!" +"1743883686-77","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Procedurat per perfitimin e ndihmes nga shteti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=procedurat-per-perfitimin-e-ndihmes-nga-shteti","Procedurat per perfitimin e ndihmes nga shteti","Pershendetje, si jeni? Jam nje banor i Tiranes. Jam 30 vjec. Jam bere 17 here operim dhe jam pa pune. Nuk kam perfituar asnje lloj ndihme nga shteti, as ndihme ekonomike dhe as KEMP. Ju lutem me ndihmoni duke me shpjeguar procedurat qe duhet te ndjek per te perfituar ndihmat shteterore, nisuar nga gjendja ime shendetsore dhe ekonomike? Ju faleminderit,","Pershendetje! + +Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqerohet dhe me perfitimet perkatese (pension i plote ose i pjesshem i invaliditetit). + +Per kete ju duhet te dispononi dokumentacionin si meposhte : + +1. Flete drejtim + ekazaminime (merren ne spital) + +2. kopje dokumenti identifikimi + +3. certifikat familjare + +4. vertetim 5 vitet e fundit nuk kane se paku 12 muaj sigurim shoqeror, ne vijim ju mund te beni aplimin ne bashki dhe kjo e fundit ia percjell sherbimit Shteterore Social. Per me tej, mund t’i drejtoheni Sherbimit Social Rajonal, per te pare nese plotesoni kushtet per te perfituar ndihme ekonomike. Nder kategorite perfituese jane edhe familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. + +Faleminderit!" +"1743883691-78","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Ndihme ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-ekonomike-3","Ndihme ekonomike","Pershendetje, + +Nje i afer i imi, e cila vuan nga kanceri i gjirit dhe ka bere dy operacione, kimioterapi, eshte trajtuar me KEMP. Vitin e pare nuk ka patur probleme me KEMP-in, por ne gjysmen e vitit te dyte ia nderprene. Punonjesi i njesise administrative na tha qe ka dal nga grupi perfitues dhe per kete, kemi bere nje kerkese me shkrim drejtuar KEMP-it Epror. Kerkesa eshte bere ne qershor te vitit 2021 dhe akoma nuk ka asnje pergjigje.  Ju lutem na ndihmoni me nje informacion sesi mund te veprojme, se pervec ndihmes financiare, familjarit i eshte shkaktuar nje stres i jashtezakonshem nga kjo situate dhe ne kontrollin e fundit i kane dale parametrat kanceroze ne rritje.","Pershendetje + +Ju informojme se deri ne 6 muaj zonja eshte asistuar nga pagesa e raportave sipas Komisionit Mjeksore , dhe ne vijim i eshte drejtuar Komisjonit Mjekoligjore per tu trajtuar me KMACP. + +Ne perfundim te afatit 1 vjecare nga dt e daljes ne KMACP, ju duhet te kishit riaplikuar per tu trajtuar me KMACP edhe per vitin ne vijim. + +Ju keshillojme ti riaplikoni per Kmacp, per kete iu duhet ti drejtoheni mjekut Onkolog per tiu referuar nepermjet fletedrejtimit per zgjatje te periudhes se trajtimit me KMACP. + +Kujdes: KMACP nuk eshte pa afat, eshte komisioni mjekoligjore qe rast pas rasti vlereson nese personi eshte ne kushte per te perfituar kmacp ose jo. + +Faleminderit" +"1743883696-79","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Ne vijim te pyetjes: Ndihme ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-vijim-te-pyetjes-ndihme-ekonomike","Ne vijim te pyetjes: Ndihme ekonomike","Pershendetje,","Pershendetje, + +Vleresoj se rasti juaj ka nevoje te studiohet me tej, duke u konsultuar me dosjen perkatese, ne menyre qe te jemi ne gjendje t’ju kthejme nje pergjigje te sakte dhe ezauruese. Me sa referoni, nese KEMP-i eshte miratuar per nje afat te caktuar, vleresojme se nuk ka shkak per nderprerje te perfitimit, pa u permbushur ky afat dhe/ose pa iu nenshtruar nje rikontrolli. + +Megjithate, ne rast se institucioni nuk iu kthen pergjigje per ankesen tuaj, ne parim ju mund t’i drejtoheni ne rruge administrative KEMP-it Epror dhe me tej ne gjykate. + +Gjithashtu, ne fuksion te sqarimit te situates, do ju sugjeroja t’i drejtoheni Klinikave te Ligjit ose Qendres per Ndihmen juridike Falas ne qytetin ku ju banoni, ne menyre qe te merrni keshillim ligjor, duke i vene ne dispozicion edhe dokumentacionin qe posedoni. + +Gjithashtu, Ju mund te konsultoheni mbi rastin tuaj, duke dhene me shume detaje dhe te merrni ndihme ligjore falas edhe duke kontaktuar direkt ne juristet ne Nr jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit" +"1743883701-80","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Kempi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kempi-2","Kempi","Pershendetje,","Përshëndetje, + +Nëse zgjidhni të punoni ose ushtroni veprimtari ekonomike, mund ta realizoni, por do duhet të hiqni dorë nga pensioni i invaliditetit. + +Kjo pasi pensioni i invaliditetit ju garantohet vetëm nëse: + +1. Jeni i paaftë për çdo veprimtari ekonomike; + +2. kur personi ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). + +Nëse jeni në gjendje të ushtroni veprimtari ekonomike do të thotë që nuk ndodheni më në kushtet e invaliditetit dhe në termat ligjorë përfitimi i invaliditetit është për shkak të paaftësisë dhe nuk mund të ju mbuloj me të ardhura nëse i keni prej formave të tjera. + +Faleminderit." +"1743883706-81","https://juristionline.al/?page_id=17363","KEMP6","https://juristionline.al/?cat=59","Kempi dhe pensioni i pleqerise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kempi-dhe-pensioni-i-pleqerise","Kempi dhe pensioni i pleqerise","Pershendetje, + +A mund te perfitoj ne te njejten kohe KMCAP (KEMP) dhe pension pleqerie? Apo vetem njeren?","Përshëndetje, + +Nuk mund ti përfitoni të dyja. Do t’ju duhet të zgjidhni midis KEMP-it ose pensionit. + +Faleminderit!" +"1743883716-82","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Per zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=per-zgjedhjen-e-strukturave-komunitare-ne-fshat","Per zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat","Cili eshte roli i Keshillit Bashkiak ne zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat (kryetari dhe kryesia e fshatit)? A ka te drejte keshilli bashkiak te percaktoj se cili ka te drejte te jete kandidat per anetar ne kryesine e fshatit? Faleminderit,","Bashkia nuk mund të përcaktojë se kush do të jetë anëtar për kryesinë e fshatit. Përgjigjen e kësaj pyetje e ke të parashikuar në nenin 70 të ligjit 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, që parashikon se: Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Kryesia është organ këshillimor i kryetarit. Anëtarët e kryesisë së fshatit zgjidhen në mbledhje të fshatit, ku marrin pjesë jo më pak se gjysma e banorëve me të drejtë vote. Përbërja e kryesisë së fshatit duhet të respektojë ligjin për barazinë gjinore. Mënyrat dhe rregullat e votimit përcaktohen nga këshilli bashkiak përkatës. 2. Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit përcaktohet nga këshilli bashkiak në bazë të numrit të banorëve të fshatit dhe lagjeve përbërëse të tij. + +Pra, Këshilli Bashkiak mund të parashikojë, mënyrën dhe rregullat e votimit si dhe numrin e personave që do të jenë në Kryesinë e fshatit, por jo se kush person do të jenë kandidatët. + +Ligji nuk parashikon se cila është mënyra e përzgjedhjes së kandidateve, por në mënyrë implicite shpreh se mund të marrë pjesë kushdo që votohet nga shumica e minimalisht 50 % (kuorumi) të banorëve të fshatit. + +Pra, secili banor i fshatit (madhor me zotësi të plotë për të vepruar) që plotëson kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për anëtar në kryesinë e fshatit, pa u paracaktuar nga Këshilli Bashkiak." +"1743883721-83","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Keshilli Bashkiak dhe Procesi i hartimit te buxhetit bashkiak","https://juristionline.al/?questions_of_civil=keshilli-bashkiak-dhe-procesi-i-hartimit-te-buxhetit-bashkiak","Keshilli Bashkiak dhe Procesi i hartimit te buxhetit bashkiak","1. Deri ne ccfare mase duhet te jete buxheti i Keshillit Bashkiak ne raport me buxhetin qe ka administrata bashkiake? + +2. Si duhet te jete pjesemarrja e keshillit bashkiak ne nivel teknik gjete procesit te hartimit te buxhetit bashkiak?","Bashkia ka vetem nje buxhet i cili miratohet nga Keshilli Bashkiak. Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. Projekt buxheti i cdo Bashkie diskutohet ne komisionet e këshillit bashkiak, te cilat ngrihen dhe miratohen me vendim te vete Keshillit Bashkiak. Gjate kesaj faze cdo anetar ka te drejten te jete pjesemarres ne procesin e hartimit te buxhetit dhe te paraqitjes se verejtjeve apo sygjerimeve. Buxheti i bashkise miratohet nga Keshilli Bashkiak. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë. Pra eshte Keshilli Bashkiak i cili vendos sa do te jete numri i punonjesve te administrates se Bashkise. Po ashtu eshte Keshilli Bashkiak, i cili miraton nivelin e pagave dhe te shperblimeve per te gjithe punonjesit e bashkise. Nderkohe qe shperblimi per anetarin e Keshillit Bashkiak eshte i percaktuar ne ligj dhe eshte e barabartë me 10 për qind të pagës + +mujore të kryetarit të bashkisë përkatëse." +"1743883726-84","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Ndihme per familje ne nevoje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-per-familje-ne-nevoje","Ndihme per familje ne nevoje","Pershendetje,","Pershendetje, +Se pari, ju informojme se ju keni te drejten per te aplikuar per perfitimin e ndihmes ekonomike. Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe kategoritë e tjera te percaktuara nga ligji, mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. Për të përfituar ndihmë ekonomike, kryefamiljari së bashku me bashkëshorten, nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë. Ne momentin e aplikimit duhet te keni me vehte kopjen e kartës së identitetit tuajen dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata). +Se dyti, ju bejme me dije se ju mund te aplikoni për të përfituar nga programet e strehimit social qe ofrohen nga bashkia juaj. Nje nga keto programe eshte edhe subvencionimi i qirasë ose banesat sociale me qira (shteti mundeson pagesen e qirase se baneses). Kjo procedure kalon ne dy faza. + +Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit. Ne kete formular deklaroni te dhenat tuaja dhe situaten tuaj social-ekonomike. Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit (pra pasi verifikohet nese plotesoni kushtet ligjore ne baze te te dhenave qe keni vetedeklaruar ne formular), atehere njoftoheni nga Drejtoria e Strehimit ne Bashki per te doezuar dokumentacionin e nevojshem. Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse ju (pra aplikanti) depozitoni deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip (edhe kjo plotesohet ne momention e aplikimit prane njesise administrative/bashkise tuaj). +Per me shume informacion ne lidhje me mundesite e mesiperme dhe sherbimet e tjera sociale qe ofrohen prane vendbanimit tuaj, ju mund te interesoheni prane bashkise/njesise administrative ku ju banoni. Nese keni ndonje pyetje ose paqartesi per sa me siper shpjegohet, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit" +"1743883731-85","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Leket e lindjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leket-e-lindjes","Leket e lindjes","Pershendetje,","Pershendetje, +Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë. +Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifkata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”. +Per t’u interesuar mbi statusin e kërkesës suaj, drejtohuni pranë Bashkise/njësisë administrative. Krahas kërkesës/ankesës pranë Bashkisë Tuaj/Njësisë Administrative, ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes së shpërblimit, përmes një ankese, edhe pranë Institucionit të Avokatit të Popullit. +Faleminderit" +"1743883736-86","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-vijim-te-pyetjes-leket-e-lindjes-2","Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)","Pershendetje,","Pershendetje + +Ju bejme me dije se shperblimet e lindjes per vitin 2018 ne shumicen e bashkive te vendit nuk jane shperndare ose jane shperndare me vonese per shkak te mosakordimit te fondeve nga Ministria e Brendshme, e cila ishte pergjegjese per akordimin dhe alokimin e ketyre fondave deri ne Janar 2019, atehere kur kjo pergjegjesi i ka kaluar Ministrise se Shendetesise. + +Per te ditur arsyet e sakta te voneses ose mosmarrjes se shperblimit per rastin tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me kerkese per informacion Bashkise/Njesise Administrative ku keni vendbanimin. Mendoj se arsyeja lidhet me faktin se fondet e ardhura po shperdahen per lindjet e kryera ne periudha me te hershme se e juaja (pra per lindjet e para 2018). + +Gjithsesi sic ju kemi sugjeruar edhe me pare, ne lidhje me kete problemtike, e cila cenon te drejtat tuaja, ju mund t’i drejtoheni me nje ankese edhe institucionit te Avokatit te Popullit. Ky institucion mund te hetoje situaten dhe t’i beje rekomandimet perkatese Njesise/Bashkise dhe institucioneve pergjegjese per rivendojen ne vend te te drejtave tuaja te cenuara. Faleminderit," +"1743883742-87","https://juristionline.al/?page_id=17363","Qeverisja vendore6","https://juristionline.al/?cat=37","Burim ujor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=burim-ujor","Burim ujor","Pershendetje! + +Jetoj ne fshat dhe kemi nje burim uji qe tradicionalisht e kemi perdorur si lagje per nevoja te perditshmerise. Por nje banor i nje lagje tjeter e ka mare me ane te tubacioneve dhe e ka ne shtepi te tij me nje vendim te ish kryetarit te komunes. Fshati furnizohet me uje nga ujesjellesi. Kemi bere ankesa ne bashki por nuk veprojne ndoshta sepse personi ka lidhje dhe njohje me zyrtaret. Ku mund te drejtohemi qe burimi i ujit te lihet ne gjendje te lire? + +Faleminderit","" +"1743883752-88","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","Mohim i vendit te punes (1)","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mohim-i-vendit-te-punes","Mohim i vendit te punes (1)","Pershendetje","1 +Pershendetje. Ne baze te Kodit te Punes paga eshte shperblimi qe merr nje person, per kohen dhe aftesite qe ve ne dispozicion te punedhenesit te tij, sipas kushteve te kontrates se punes. Ne rastin tuaj ju nuk keni lidhur kontrate pune dhe nuk keni kryer sherbimin perkates, qe te keni te drejte te kerkoni pagen. Pervec se te kerkoni te punesoheni, ju keni te drejte te kerkoni shperblimin e demit te shkaktuar nga ana e organeve te administrates publike. Kjo behet nepermjet gjykates, ne perputhje me ligjin 8510/1999, Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike." +"1743883757-89","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-vijim-te-pyetjes-mohim-i-vendit-te-punes-2","Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)","Faleminderit av. Dorina Ndreka + +Me qe kam te drejte te kerkoj shperblimin e demit te shkaktuar nga ana e organeve te administrates publike nepermjet gjykates ne perputhje me ligjin 8510/1999 “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike” ne rastin tim, ke duhet te hedh ne gjyq ZVA perkatese dhe drejtorin e shkolles? Dhe kush e paguan demshperblimin drejtori dhe ZVA apo shteti? Faleminderit,","1 +Pershendetje. Ju do te padisni ate autoritet publik i cili eshte pergjegjes per mosberjen publike te vendit te lire te punes. Nese pergjegjesia eshte e perzier midis ZVA dhe Shkolles, atehere do t’i therrisni te dy si te paditur. Pergjegjesia financiare i mbetet institucionit publik dhe jo titullarit te tij. Eshte vete institucioni i cili ka te drejte qe ne baze te Kodit te Punes, apo te ligjit organik te kerkoje pagesen e demit te shkaktuar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve te titullarit te institucionit." +"1743883762-90","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","demshperblimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=demshperblimi","demshperblimi","Pershendetje, pyetja qe dua qe shtroj eshte: + +Nje rast demtimi ne pune miniere, mbetur me gjymtime te perhershme humbja e shikimit te njerit sy, jan nisur dy procese gjyqsore per demshperblim nga siguracioni dhe penal, tani doja te dija ne perfundim te procesit penal me shpalljen fajtor te te pandehurve a mundem te ngre padi civile per demshperblim pasuror dhe jo pasuror ndaj personave fajtor?","Pershendetje. Cdo person i demtuar nga nje veper penale, ka te drejte qe te kerkoje gjate procesit penal, nepermjet padise civile ne procesin penal, apo ne perfundim te procesit penal, ne nje proces te mevetshem, shperblim nga personi qe konstatohet pergjegjes per demin e shkaktuar." +"1743883767-91","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","Demshperblim nga aksidenti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=demshperblim-nga-aksidenti","Demshperblim nga aksidenti","Pershendetje,","Pershendetje. Kontrata e Sigurimit TPL (Third Parties Liabilities), mbulon pergjegjesine tuaj ndaj paleve te treta. Ne menyre qe prindi juaj te perfitoje nga kjo kontrate eshte e nevojshme qe ne momentin e aksidentit te njoftohen organet e policise. Pas hartimit prej tyre te procesverbalit te kqyrjes se vendit nga inspektoret perkates, hartohet dokumentacioni qe i jep personave te demtuar te drejten e perfitimit. Ju duhet qe procesverbalin e policise dhe dokumentacionin shoqerues, lidhur me verifikimin e ngjarjes, t’ia njoftoni shoqerise se sigurimit. + +Ne vijim gjeni dokumentacionin e nevojshem te detajuar qe duhet te percjelle prane shoqerise se sigurimit personi i demtuar: + +B. Për dëme shëndetësore: + +a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim. + +Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, sipas formatit (Formulari nr. 1), gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes. + +b. Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen. + +Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor. + +c. Vendimi përfundimtar i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje dhe/ose plagosje . + +d. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur rasti është gjykuar nga gjykata ose vendimi i prokurorisë kur çështja është pushuar. + +e. Vendim mosfillimi i procedimit penal i prokurorisë, kur në legjislacionin përkatës nuk parashikohet fillimi i këtij procedimi, por që vërteton rastin e sigurimit, i shoqëruar nga dokumentacioni përkatës i Vendimit, siç mund të jenë ekspertiza autoteknike, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike etj. + +f. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar: + +h. Fotografi të mjetit shkaktar të dëmit. + +Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes. + +p. Certifikata familjare dhe Letër Njoftimi/Dokumenti i Identitetit (ID); + +Certifikata familjare e personit të dëmtuar, në rastin e paaftësisë së përhershme (pjesore ose totale) dhe të përkohshme, duhet të jetë sipas formatit zyrtar, e firmosur dhe vulosur nga organi kompetent. + +q. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit (duke filluar nga data e aksidentit), i detajuar për çdo muaj, lëshohet nga punëdhënësi dhe konfirmohet nga organet e sigurimeve shoqërore ose tatim-taksa." +"1743883772-92","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","Demshperblim ne rast aksidenti nga Byroja Shqiptare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=demshperblim-ne-rast-aksidenti-nga-byroja-shqipetare","Demshperblim ne rast aksidenti nga Byroja Shqiptare","Pershendetje,para 16 vitesh ka ndodhur nje aksident me makine ne te cilin nje pjestar i familjes nderroi jete .Ne ate periudhe erdhi njoftimi nga byroja per demshperblim te cilin nuk e firmosem.A ka ndonje mundesi qe ta hap nje gjyq per kete ceshtje dhe te bej kerkese per demshperblim pas 16 vitesh ?","Pershendetje. Afati i parashkrimit te padise per shperblimin e demit jashtekontraktor eshte 3 vjet. Ky afat fillon ne momentin qe ka ndodhur demi, qe ju keni marre dijeni per demin, apo ne momentin qe personi shkaktar i demit eshte denuar me vendim penal te formes se prere. Ne rastin tuaj, ju keni te drejte te ngrini padi ne gjykate, por pala tjeter patjeter qe do te kerkoje nga gjykata konstatimin e kalimit te afatit te parashkrimit, dhe gjykata mjaft qe te behet nje kerkese dhe eshte e detyruar ta pranoje si kerkim dhe te vendose rrezimin e padise." +"1743883777-93","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shpërblim dëmi6","https://juristionline.al/?cat=53","Demshperblim me rastin e aksidentit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=demshperblim-me-rastin-e-aksidentit","Demshperblim me rastin e aksidentit","Pershendetje","Pershendetje! Nese procesverbali i konstatimit i policise, kur palet shprehen se palet nuk kane pretendime ligjore ndaj njeri tjetrit, do te thote qe policia e shtetit nuk e ka te nevojshme qe te dy palet t’i shoqeroje ne komisariat dhe te marre daklarimi per secilin prej tyre, per shkak te ndonje konflikti qe ka lindur ose ka mundesi te linde midis paleve si rrjedhoje e ngjarjes se ndodhur. Pra nga ky aspekt ndaj jush dhe ndaj personit tjeter nuk mund te ngrihet asnje pretendim per kundervajtje administrative apo penale si rrjedhoje e ngjarjes se ndodhur dhe kjo ngjarje nuk ndiqet nga policia dhe nga organi i akuzes pasi eshte nje ceshtje e cila zgjidhet mes paleve ne menyre private. Megjithate kjo nuk nuk perjashton mundesine qe pala tjeter e demtuar te kerkoj shperblimin e dëmin të shkaktuar dhe fitimin e munguar, duke perfshire edhe shpenzimet mjekesore te cilat i ka kryer si rrjedhoje e ketij aksidenti. Per kete arsye nese pala e demtuar ju kerkon me institim detyrimin per te paguar detyrimet spitalore, ju keshillojme si vijon. Fillimisht kontaktoni me palen dhe te negocioni me te ne prani te nje personi te trete ne lidhje me shpenzimet spitalore qe ai/ajo ka kryer. Nese shpenzimet provohen me fatura te rregullta, atehere dakortesoni ne pagesen e nje pjese te detyrimit, ose ne te gjithe detyrimin por me kusht qe te paraqiteni perpara noterit publik dhe te nenshkruani se bashku nje Deklarate Noteriale Per zgjidhjen e mosmarreveshjes me pajtim” ku ju te merrni persiper te shlyeni shumen e detyrimeve spitalore ne ate shume qe negocioni me palen e demtuar, ( e cila duhet te jete e percaktuar me shifer dhe me fjale në aktin noterial). Gjithahtu nese dakortesoni ne kete menyre duhet domosdoshmerisht te kerkoni qe ne te ardhmen pala e demtuar (apo trashegimtaret e tij ose saj) te mos kene asnje pretendim ligjor kundrejt teje dhe te heqe dore nga e drejta e padise per cdo pretendim ne lidhje me shperblim demit pasuror dhe moral apo fitim te munguar pasi te keni nenshkruar kete deklarate. Ne kete menyre ju do te jeni i mbrojtur nga cdo pretendim i pales se demtuar (apo trashegimtareve) per te kerkuar kundrejt jush ne rruge gjyqesore demshperblimin pasuror dhe moral si dhe fitimin e munguar. Nese pala tjeter ju padit ne gjykate ka mundesi me te larta qe demshperblimi te jete me i larte se ajo cka pala ka shpenzuar, per faktin se gjyakta mund te llogarisi demin pasuror, jo pasuror, ekzistencial dhe fitimin e munguar dhe shpenzimet gjyqesor te cilat mund te rezultojne ne nje kosto me te larte per ju sesa zgjidhja me konfliktit me marreveshje me negocim. Ne te gjitha rastet eshte gjykata qe vendos, nese nuk beni zgjidhje te mosmarreveshjes me pajtim." +"1743883787-94","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","A munden te marr lejen e vitit 2019?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-munden-te-marr-lejen-e-vitit-2019","A munden te marr lejen e vitit 2019?","Pershendetje,","Pershendetje, +Neni 93 i Kodit te Punes, ne piken 3 dhe 4 parashikon shprehimisht: + +3. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. + +4. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë. + +Ne pamje te pare, keto dispozita vijne ne kundershtim me njera tjetren, por ne fakt nuk eshte keshtu. Pika tre, rregullon pikerisht afatin maksimal se kur mund te kryhen pushimet vjetore, pra deri ne tre mujorin e pare te vitit pasardhes, qe do te thote per vitin 2019, leja mund te merrej deri ne mars te vitit 2020. +Afati i parshkrimit i rregulluar nga pika e katert, eshte afati brenda te cilit personi ka te drejten qe te rivendose gjyqesisht te drejten e tij. Pra pika e katert rregullon te drejten e padise per te kerkuar shperblimin per lejen qe nuk eshte kryer brenda afatit ligjor. + +Megjithate, pavaresisht sa me siper, ju me marreveshje me punedhenesin tuaj, duke qene se rasti juaj ka shkak te arsyeshem, mund te bini dakord per ta llogaritur si leje, ose te kerkoni leje pa te drejte page. Faleminderit," +"1743883792-95","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Femijet me prinder te divorcuar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=femijet-me-prinder-te-divorcuar","Femijet me prinder te divorcuar","Pershendetje,","Pershendetje, + +Nuk ka nje parashikim ligjor qe pengon apo pezullon takimet e femijes me babain. Sigurisht qe duhet te respektohen masat dhe protokollet e sigurise te nxjerra per parandalimin e infektimit dhe perhapjes se Covid-19. Faleminderit" +"1743883797-96","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Pagesa e raportit shendetsor si pasoje e Covid 19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=covid-19-2","Pagesa e raportit shendetsor si pasoje e Covid 19","Pershendetje,","Pershendetje. Nese ju jeni me raport shendetesor, pavaresisht arsyes, Covid 19, apo tjeter, atehere punedhenesi juaj eshte i detyruar qe ta paguaje ate, deri ne 15 dite dhe nese eshte me i gjate, i percillet per pagese Institutit te Sigurimeve. + +Nese nuk keni raport shendetesor, por thjesht jeni karantinuar per Covid-19, qofte edhe me shkrese te mjekut, nuk ka rregullim ligjor se si do te funksionoje pagesa e punemarresve, gjate periudhes se karantinimit. Nje prej zgjidhjeve te propozuara, ka qene qe te zbriten ditet nga leja e zakonshme." +"1743883802-97","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Paketat e ndihmes financiare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=paketat-e-ndihmes-financiare","Paketat e ndihmes financiare","Pershendetje,","Pershendetje + +Juristet e platformes ofrojne keshillim ligjore vetem per legjislacionin e Republikes se Shqiperise. + +Faleminderit" +"1743883808-98","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Pyetje per pagesen e raportit mjekesor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pyetje-per-pagesen-e-raportit-mjekesor","Pyetje per pagesen e raportit mjekesor","Pershendetje,","5 +Përshëndetje! Nuk ka një një rregullim specifik për raportet mjekësor në rastet e Covid-19. + +Përsa I përket pagëses së raportit mjekësor, rregullohet nga nenet 20 e në vijim të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. + +Konkretisht, bazuar në ligjin e sipër cituar, 14 ditëshi i parë i raportit mjekësor paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi, në rast se është mbi 14 ditë , të cilat jepen nga Komisioni Mjekesor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh. + +Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. + +Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Faleminderit" +"1743883808-99","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Pyetje per pagesen e raportit mjekesor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pyetje-per-pagesen-e-raportit-mjekesor","Pyetje per pagesen e raportit mjekesor","Pershendetje,","10 +Pershendetje +Ne vijim te pergjigjes se koleges ju bejme me dije se në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon qëndrimin në karantinë ( nese eshte ky edhe rasti juaj) , por të garanton marrjen e plotë të pagës. + +Raporti, si për të shëruarit nga koronavirusi ashtu dhe për personat e kontaktit që u kërkohet izolim, lëshohet vetëm nga epidemiologu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Nëse do të jenë 14 ditë, 21 apo 1 muaj izolim për të infektuarit dhe rastet e kontaktit kjo varet nga ecuria e sëmundjes. +Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, neni 3, pika 19; Urdher Ministri nr. 81, date 10.02.2020 “Per miratimin e protokolleve dhe algoritmeve per parandalimin e semundjes covid-19”; Urdher Ministri nr. 53/2, date 26.02.2020 “Per funksionimin dhe zbatimin e rregullores se karantines”. +Faleminderit" +"1743883813-100","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Sipermarres qe nuk zbaton rregullat per Covid-19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sipermarres-qe-nuk-zbaton-rregullat-per-covid-19","Sipermarres qe nuk zbaton rregullat per Covid-19","Pershendetje,","1 +Përshëndetje! Përsa i përket masave higjeno sanitare për Covid-19, që duhen zbatuar nga call center, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/PopupBizneset/PROTOKOLLI_KUQ_CALL_CENTER.pdf + +Në rast te moszbatimit të masave higjeno sanitare, ju mund te adresoni problematiken prane Inspektoriatit Qendror dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Faleminderit" +"1743883818-101","https://juristionline.al/?page_id=17363","Covid-197","https://juristionline.al/?cat=44","Covid 19","https://juristionline.al/?questions_of_civil=covid-19-3","Covid 19","Pershendetje,","Përshëndetje! +Në Urdhërin Nr. 123, datë 26.2.2020, Për një shtesë në urdhrin nr. 632, datë 29.8.2018, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e listës së sëmundjeve infektive, të detyrueshme për t’u raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjitha nieleve në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet se të gjithë pacientët e karantinuar që u kërkohet të justifikojnë mungesën në punë, pajisen me raport mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjeku i familjes. +Pra sa më sipër, ju duhet të drejtoheni pranë mjekut të familjes për tu pajisur me raportin mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë. Raporti mjekësor që lëshohet nga mjeku i familjes ju justifikon dy javë mungesë në punë për personat e prekur që dyshojnë apo që kanë një të afërm të prekur dhe pagesen e plotë të pagës. Nëse pacienti kalon dy javë dhe gjendja e tij mbetet e rënduar, duhet të vijoj me kërkesën për shtyrjen e ditëve të përfshira në raport. +Raporti mjekësor i dhënë për shkak të Covid-19 është në formën e një vërtetimi për periudhën e karantinuar (bazaur në Ligjin nr. 15, datë 10.03.2016 ” Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, neni 3, pika 19). Ky vërtetim justifikon jo vetëm qëndrimin në karantinë, por të garanton marrjen e plotë të pagës. +Por, ju bëjë me dijë që rregulim specifik ligjor për pagesën 100% të këtij raporti mjekësor (vërtetim vetëizolomi) nuk ka. Faleminderit" +"1743883829-102","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Kerkim ndihme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkim-ndihme","Kerkim ndihme","Motra ime ka nje pastrim kimik nje kliente ka shkuar dhe ka bere debat per cileson e larjes gjat debatit klientja e ka kercenuar me publikimin onlain se bisnesi juaj sdi te pastroi mir jo cilesor dhe ne keto momentr ka nxjerr celularin duke xhiruar brenda ambientit qe ta hedh ne rrjetet sociale dhe motra ne kete moment i ka thene mos xhiro eshte ambient privat dhe dil jashte ajo ska pranuar te dal por ka vazhduar xhirimin ne kete moment motra ka tentuar ta nxjerr me force duke e shtyre te dali jasht ambientit te biznesit, pas debatesh ajo ka ikur dhe ka ber denoncim ne polici per shantazh kur kete shantazh e ka bere ajo duke xhiruar dhe kercenuar ne ambuentin e motres ne pronen e motres . Nje keshille si mund te veprojme se motra eshte kerkuar ne polici dhe sdihet si shkon ceshtja ?","Pershendetje, + +Nëse motra juaj përmbush kriteret e përcaktuara ne ligjin Nr.111/2017 “Per ndihmën juridike te garantuar nga shteti”, mund te paraqiteni prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbime ligjore falas (perfaqesim me avokat falas), ne raste te tjera ju rekomandojmë të kontaktoni me një avokat/e privat/e për tiu ndihmuar, perfaqesuar në çeshtjen tuaj. + +Faleminderit!" +"1743883834-103","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Kontrate per pumesim jashte vendit ne gjermani","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-per-pumesim-jashte-vendit-ne-gjermani","Kontrate per pumesim jashte vendit ne gjermani","Si Mund te shmang një kontrate punesimi Pasi kam firmosur me dekran","Pershendetje, + +Juristi online ofron konsulenc ligjore mbi ligjet ne territorin e Republikes se Shqiperise, duke u mbeshtetur ne Kodin e punes, lidhur me pyetjen tuaj duhet te konsultoheni me pundhenesin tuaj per zgjidhjen e kontrates. + +Faleminderit!" +"1743883839-104","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Kërkoj avokat falas për probleme me fallsifikimin e firmës","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkoj-avokat-falas-per-probleme-me-fallsifikime-firmash-ne-policine-e-beratit","Kërkoj avokat falas për probleme me fallsifikimin e firmës","Pershendetje, kam nevoje urgente per nje avokat per nje ceshtie penale me fallsifikim te firmes sime. Me kontaktoni ju lutem.","Pershendetje, + +Per te perfituar avokat falas, ju duhet te jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, per asistence te nevojshme dhe per te perfituar sherbime juridike falas ju orientojme te drejtoheni prane Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore Berat, e cila ndodhet brenda ambjenteve te Bashkise Berat. + +Faleminderit!" +"1743883844-105","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Lloji i shkeljes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=lloji-i-shkeljes","Lloji i shkeljes","Xhaxhai i një ministri në qeverinë shqiptare fiton tendera nëpërmjet kompanisë së tij private nga institucione publike te varura nga Ministri të tjera, nga institucione publike të pavarura dhe të varura nga Kryeministria gjatë kohës që nipi i vet është ministër. Pyetjet e mia janë këto: + +(a) Cfarë lloj shkeljeje kemi në këtë rast nga institucionet publike që e kanë shpallur fitues tenderi kompaninë e xhaxhait të ministrit? + +(b) Si kombinohet konkretisht neni 13 i ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” me ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”?","Përshëndetje, + +Ju informojmë dy pyetjet e mësipërme nuk mund të shqyrtohen nga platforma JuristiOnline.al, sepse bazuar në “Termat dhe kushtet e përdorimit” të cilat i gjeni edhe në linkun në vijim https://juristionline.al/privacy-policy/, platforma ka si objekt të veprimtarisë këshillimin ligjor me natyrë të përgjithshme dhe informuese për problemet ligjore të qytetarëve. +Gjithë të mirat!" +"1743883848-106","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Ndihme juridike gjate procesit ghyqesor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-juridike-gjate-procesit-ghyqesor","Ndihme juridike gjate procesit ghyqesor","Pershendetje, + +Jam viktime nga akusa ”Mjekim i pakujdesshem”ne Gjykaten e Pogradecit, deri tani e kam ndjekur vete gjyqin por duke qene se jam me leje lindje dhe kam nje femije te mitur te cilin nuk do doja ta sorrollasja gjyqeve, kerkoj nese eshte e mundur ne kete faze Avokat, + +te cilin nga shkresat qe me jane dhene ne fillim kam lexuar qe mund ta mar pa pagese.","Pershendetje, + +Nese jeni subjekt i ligjit Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas. Per te perfituar avokat falas, perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore, ne linkun ne vijim adresat e qendrave: https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/ndihma-juridike-paresore/ + +Faleminderit!" +"1743883853-107","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Informacion","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-43","Informacion","Pershendetje, uroj te jeni mire dhe ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet qe na jepni . + +Pyetja ime ka te beje me nje procure te posacme qe me ka deleguar mua babi im te udheheq te gjithe mbarevajtjen per legalizimin e nje shtepie dhe per regjistrimin dhe paisjen me çertifikate pronesie te tokes bujqesore me ATM . Une doja te dija qe per te nisur kete procedure une si duhet te veproj , duhet te bej regjistrim te prokures ne sportel apo cfare ? E provova te e-Albania te aplikoj por nuk e bera dot . + +Ju lutem me jepni nje orientim te sakte","Pershendetje, + +Ju duhet te interesoheni prane ASHK ku ndodhet prona per aplikimin qe duhet te kryeni, ose mund ti drejtoheni ASHK me kerkese per informacion ne linkun si ne vijim:/e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477. Sherbimet e ASHK jane online, nese ju hasni veshtiresi dhe jeni subjekt i ligjit Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te paraqiteni prane qendrave te Sherbimit te Ndihmes juridike Paresore, per te perfituar asistenc ligjore falas, ne raste te tjera mund te drejtoheni prane zyrave noteriale. + +Faleminderit!" +"1743883859-108","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Si te veproj te marr certifikaten e vdekjes.?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=si-te-veproj-te-marr-certifikaten-e-vdekjes","Si te veproj te marr certifikaten e vdekjes.?","Pershendetje. Babai (i divorcuar), me femijet nuk ka patur komunikim dhe mardhenie. I pa ri-martuar pas ndarjes deri sa vdiq. Gjendja civile i ve(tem) vendbanimi fundit i tij dhe dale ne pension pleqerie eshte ne EL. + +Ne vitin 1988 ka qendruar 2 muaj dhe ka ndrruar jete tek motra tij (Halla) ne(x) Le. + +Varrosur ne SH ne varrin e gatshem me nenkate familjar. + +Nuk eshte leshuar skede vdekje dhe per pasoje akoma i pa cregjistruar ne GJC ne El. + +Si te veproj te marr certifikaten e vdekjes.? + +Gjyqesisht … me Kerkese Padi prane Gjykates shkalles I EL apo Administrative? + +Me kerkese (padi) per shpalljen te vdekur te personit apo Njohje e faktit juridik te vdekjes. + +Ju falenderoj.","1 +Pershendetje, + +Ju duhet ti drejtoheni gjykates Administrative per vertetimin e faktit te vdekjes. + + Nesse jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te Garantuar nga Shteti mund te drejtoheni prane qendrave te ndihmes juridike ne vendbanimin tuaj per te perfituar avokat falas. + +Faleminderit!" +"1743883864-109","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Problem ne perfitimin e avokatit falas","https://juristionline.al/?questions_of_civil=problem-ne-perfitimin-e-avokatit-falas","Problem ne perfitimin e avokatit falas","Me eshte caktuar avokati falas X Y dhe ajo nuk pranon te me mbroje falas mua? Si mund te veproj?","Përshëndetje, + +Duhet të paraqiteni në Dhomën e Avokatisë të qytetit që e ka caktuar avokaten dhe të bëni kërkesë për ndryshimin e avokatit të caktuar kryesisht. + +Faleminderit." +"1743883869-110","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Ndihme juridike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-juridike","Ndihme juridike","Pershendetje,","Përshëndetje, + +Bashkëngjitur do të gjeni linkun me adresat e email-t të qendrave të ndihmës juridike dytësore sipas rretheve https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/. Mund t’i kontaktoni dhe të shprehni nevojat tuaj për avokat. + +Për cdo pyetje tjetër mund të na rikontaktoni. + +Faleminderit." +"1743883874-111","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shërbime52","https://juristionline.al/?cat=46","Servisi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=servisi","Servisi","Kam një servis te vogël brenda territorit te shtepisë , a ka nevojë për dekomenta qe un te punoj pa probleme ,jam i vetpunsuar pa puntore te tjer","Pershendetje. Per te ushtruar aktivitetin Tuaj per riparimin e mjeteve rrugore duhet te plotesoni kriteret e parashikuara nga UDHËZIM + +Nr. 1546, datë 29.3.2016 Autoriparimin e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkove e cila gjendjet ne linkun https://www.dpshtrr.al/sites/default/files/downloads/dokumente/Udhëzim%20Nr.1546%2C%20dt.29.03.2016%20Autoriparimi%20i%20Mjeteve%20Rrugore%20me%20Motor%20dhe%20Rimorkiove.pdf ku duhet ti perbaheni dispozitave te neni 2, 3 dhe 4. Ne vija te pergjitshme ju duhet te keni pajisje sipas udhezimit, kritere per ambientin sipas udhezimit jo me pak se 30 metra katrore etj, Dokumente pronesie per perdorimin e mjedisit, garanci financiare sipas kritereve te cilat ne menyre te detajuar i gjeni ne udhezim. Gjithashtu ju duhet te keni Deshmine e Kualifikimit leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Transportit Rrugor. + +Per te ushtruar aktivitet tregtar duhet te pajiseni me certifikate per ushtrimin e aktivitetit tregtar pasi te rregjistroheni ne Qendren Kombetare te Biznesit, si person fizik ose Shpk. Per t’ju regjistruar ju nevojitet mjeti i identifikimit dhe te dispononi, Aktin e Themelimit, Statutin, Dokumentin e pronesise se vendit ku do te ushtroni aktivitetin, dhe licenses qe ushtroni aktivitetin si person i specializuar ne riparimin e automjeteve. Pas regjistrimit pajiseni me Certifikate per ushtrimin e aktivitetit dhe me numer NIPT" +"1743883884-112","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Perfitim nga dhenia e tokes per pallat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perfitim-nga-dhenia-e-tokes-per-pallat","Perfitim nga dhenia e tokes per pallat","Pershendetje. Dua te jap token per pallat dhe kam informacion qe perqindja eshte 35% por nuk e di si mund ta llogaris perfitimin. Gjithastu dua te di nese perfitoj me shume nga numri i kateve apo perfshihen vetem metrat e truallit ne llogaritje.","8 +Përshëndetje, +Se pari per përcaktimin e pjeseve takuese e rendesishme është marreveshja qe ju lidhni me shoqërinë sipërmarrëse, ku përveç perqindjes duhet te përcaktohen edhe modalitetet specifike, koha, afati, mënyra se si do të ndahen pjesët, penalitetet, etj.. + +Së dyti, llogaritja e përqindjes bëhet duke llogaritur përqindjen e sipërfaqes së truallit në pronësinë tuaj, në raport me sipërfaqen totale për ndërtimin e pallatit, dhe me pas ky koefiçent shumëzohet me koefiçentin e zhvillimit të pronës, i cili është i përcaktuar në lejen e ndërtimit. Koefiçenti i zhvillimit të pronës ka të beje me sipërfaqen ndertimore ne volum (katet mbi dhe nen toke) qe do te realizohen per kete ndërtim. + +Si përfundim sipërfaqja llogaritet sipas te gjitha njesive te ndarjes se nje objekti pallat, qe jane: apartament, njesi shërbimi dhe vende parkimi; gjithmone nese objekti ka te tille. +Ju faleminderit!" +"1743883889-113","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","DHURIMIN E BIZNESIT DJALIT","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhurimin-e-biznesit-djalit","DHURIMIN E BIZNESIT DJALIT","Pershendetje ! + +Jam administrator i subjektit regjistruar si person fizik dhe me pergjegjsi tatimore tatim mbi fitimin. Dua te ja kaloj gjithe biznesin djalit dhe heq dore nga gjithcka ne lidhje me kte biznes ! Si duhet te veproj ?","Pershendetje. Persa kohe veprimtaria tregtare eshte e regjistruar si person fizik, atehere ju nuk jeni administratori, por vete personi tregtar. Kjo veprimtari nuk mund te kalohet me veprim juridik, pasi eshte e lidhur me vete personin. Megjithate ju mund te mbyllni personin tuaj fizik dhe djali te hape nje subjekt tjeter tregtar, e cila do te ushtroje te njejten veprimtari qe ju ushtornit me pare." +"1743883894-114","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Përdorimi i aktit të dhurimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perdorimi-i-aktit-te-dhurimit","Përdorimi i aktit të dhurimit","A mund të përdoret një akt dhurimi i lëshuar pas 10 vjetësh?","1 +Përshëndetje, + +Së pari akti i dhurimit nuk ka kufizime kohore, apo afate vlefshmërie në parim, por që të mund të përfitosh nga një kontratë dhurimi duhet të plotësohen apo të mos cënohen elementë që Kodi Civil dispozitat 761-771 përmbajnë. Disa prej tyre janë: + +– Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi ( neni 761); + +– Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm për sa i takon kësaj( neni 762); + +– Dhurimi, që ka për objekt detyrimet periodike, shuhet me vdekjen e dhuruesit, përveç rasteve kur në kontratë ��shtë parashikuar ndryshe(Neni 763) + +– Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Pranimi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvonshëm. Në këtë rast dhurimi quhet i përfunduar nga momenti kur akti i pranimit i është njoftuar dhuruesit(Neni 764); + +Disa nga dispozitat që ju referova janë kufizime të cilat sjellin pavlefshmëri të kontratës së dhurimit apo aktit të dhurimit dhe duhet të mbahen në konsideratë nga palët sidomos kur hartojnë një kontratë të tillë. Si përfundim dua të sqaroj faktin se nuk është kalimi i kohës, fakti që sjell mos përfitimin nga akti i dhurimit, por janë një sërë elementësh të tjerë të cilët duhet të zbatohen në të kundërt nuk përfitohet nga ky akt. +Ju faleminderit!" +"1743883899-115","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Sqarim për akt dhurimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sqarim-per-akt-dhurimi","Sqarim për akt dhurimi","Një akt dhurimi që është dhënë për një sipërfaqe të caktuar, a mund të përdoret mbas 11 vitesh, kur kam fituar me trashëgimi dhe legalizim një sipërfaqe tjetër, vite më vonë?","2 +Përshëndetje, + +Nëse ju keni përfituar një pasuri nëpermjet aktit të dhurimit, e cila është pranuar dhe ka hyrë në fuqi, bazuar në nenin 761 të Kodit Civil:Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon. Nëse kontrata e dhurimit është e vlefshme sipas dispozitave 761-771 të Kodit Civil, dhe nuk ka shkaqe të cilat e bëjnë të pavlefshme, pasuria e cila është vendosur në aktin e dhurimit pavarësisht përdorimit të saj në atë moment apo vite me vonë, ajo njësoj është e vlefshme. + +Nëse po i njëjti subjekt është përfitues nga trashëgimia e personave të cilët i kanë dhuruar pasurin me akin e dhurimit, nga kjo pasuri që do të trashëgohet nuk do të përfshihet pasuria e dhuruar. Subjekti nëse është trashëgimtar ligjor apo testamentar referuar dispozitave ligjore të Kodit Civil, do të jetë përfitues dhe i kësaj pjese të pasurisë. + +Për ta theksuar se pavarësisht përdorimit apo jo, sendi i dhuruar nuk mund të përfshihet në pasurine trashëgimore dhe të përdoret nga trashëgimtarët kur akti i dhurimit ka qënë i vlefshëm. Gjithashtu nëse ju është legalizuar ndërtesa apo keni përfituar pasuri të tjera që ndodhen në sipërfaqen e tokës të dhuruar, kjo nuk ndikon në dhurimin apo perjudhën kohore të përdorimit të saj. + +Ju faleminderit!" +"1743883904-116","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Procedura per Kontrate Shitje-Blerje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=procedura-per-kontrate-shitje-blerje","Procedura per Kontrate Shitje-Blerje","Doja te dija kujt i Talon me ligj pagesa e 3% gjat shit dhe blerjes se shtepis,Shitesit Apo Bleresit?Po Per sherbimet Noteriale i paguan Shitesi Apo Bleresi?Cila Jan te gjitha Prozedurat Per Blerjen e shtepis Tek Noterja dhe Kur merret Certifikata e Pronesis.","Pershendetje, + +Legjislacioni shqiptar parashikon se shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të ( shpenzimet noteriale), janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Pra palet me marreveshje mund te ngarkojne detyrimet pales shitese, apo ti ndajne ato mes tyre. + +Ndersa ne lidhje me tatimin, personi qe shet pasurine dhe qe perfiton te ardhurat nga kjo shitje, paguan detyrimet perkatese. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. + +Pai jane kryer te gjitha veprimet nga zyra noteriale mbi hartim, perpilim, nenshkrim kontrate shite- blerje, mbi fitimin e pronesise duhet te nderrmerrni marrjen e masave per te regjistruar kontraten e shiteblerejes prane ASHK, nga ku te aplikoni me per leshim certifikate pronesie, kopje fragment harte, kopje kartele te pasurise se paluajtshme, sherbime te cilat kryhen ne portalin e- albania ose mund te kerkoni ndihmen e sherbimit noterial. +Faleminderit!" +"1743883909-117","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Kontrat sipermarrje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrat-sipermarrje-2","Kontrat sipermarrje","Pershendetje Jemi 11 bashkpronar dhe kemi nje certifikat pronsie. Nga viti 2021 jemi ne gjygj per pjestim pasurie . Un si bashkpronar kam rregjistruar ne hipotek akt padin e gjykates ,.Kur un i kerkoj hipotekes kartel pasurie shikoj qe ne kete kartel jtani shpejt me date 12/05/2023 10 nga bashkpronaret kan bere tek noteri kontrat sipermarrje me nje firme ndertimi dhe e kan rregjistruar ne kartelen e pasurise un bashkpronari i 11 nuk di gje per kete kontrat aq me teper jemi ne gjygj per pjestim pasuri ? Me shpjegoni ju lutem esht e drejte qe te rregjistrohet kjo kontrat sipermarrje me 10 bashkpronar ku un s kam firmosur dhe esht e ligjshme sepse ne jemi ne gjygj ? ku esht interesi ose me sakt pislliku qe kan bashkpronaret me rregjistrimin e kesaj kontrate ? dhe mbi te gjitha a esht e ligjshme kur mungon nje bashkpronar te behet kjo kontrat dua tju theksoj qe kemi vetem nje certifikat pronsie flm","1 +Përshëndetje, + +Tjetërsimi i sendit të përbashkët bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve. Kontrata e sipërmarrjes e lidhur ndërmjet palëve, pa pëlqimin dhe firmën e të gjithë bashkëpronarëve, nuk është në përputhje me ligjin dhe kundërshtimin e saj mund ta bëni vetëm në rrugë gjyësore. + +Përsa i përket numrit të certifikatave të pronësisë, duhet të keni aq certifikata pronësie sa është dhe numri i bashkëpronarëve (neni 17, pika 3 i Liigjit nr. 111/2019 ”Për Kadastrën”). + +Faleminderit." +"1743883915-118","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Shitje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shitje","Shitje","Pershendetje, dua te di nje informacion ne lidhje me shitjen e nje apartamenti. + +Kam nenshkruar kontrate porosie me nje sipermarres per blerjen e nje aparatamenti qe eshte ne ndertim, nderkohe kam bere dhe bllokimin e prones ne Ashk sipas Kontrates se porosise, aparatmentin qe kam porositur dua ta shes. + +Mund ta kryej aktin e shitblejes me pelqimin e sipermarresit edhe pse kestin perfundimtar te pageses se aparamentit te porositur kundrejt sipermarresit nuk i kam shlyer . + +Faleminderit!","Përshëndetje, +Po, mund të realizoni shitjen e të drejtave reale të apartamentit, të cilat i zotëroni nga kontrata e porosisë, me kusht që në kontratë të jetë palë dhe të nënshkruaj dhe investitori/sipërmarrëi, si dhe të përcaktoni qartë të drejtat dhe detyrimet që do kalojnë te blerësi. +Faleminderit!" +"1743883920-119","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Kontratë dhurimi te nipi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-dhurimi-te-nipi","Kontratë dhurimi te nipi","Përshëndetje mami dhe tezja kanë një pasuri të paluajtshme apartament të përfituar me testament nga gjyshi. Tani tezja do tja dhuroj pjesën e saj takuese mamit dhe më pas mami do që të më dhuroj mua. Por a ka mundësi që tezja dhe mami të ma dhurojnë direkt mua që të mos bëjmë unë dhe mami proçedura të tjera më pas Faleminderit.","Pershendetje, + +Po, patjeter qe mund te realizohet pasi nuk ka kufizime ligjore. Secila prej tyre mund te ja u dhuroje drejtperdrejt ju. + +Faleminderit." +"1743883925-120","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","Shlyerje detyrimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shlyerje-detyrimi-2","Shlyerje detyrimi","Pershendetje + +Ne lidhjen e Kontrates nga te dy palet kontraktore nuk eshte percaktuar qe ne rastet kur pagesa e faturave per sherbimin e kryer ne kohe do te mbahen kamat vonesa. Dhe tani ndodhemi ne proces gjyqesor per kerkimin e shumes plus kamat vonesat. A kane te drejte te kerkojne kamat vonesat kur ate se kemi percaktuar ne kontrat? A egziston nje ligj qe e kundershton kerkimin saj? + +Faleminderit","Përshëndetje, + +Bazuar në parashikimet e Kodit Civil, debitori që paguan detyrimin në vonesë, detyrohet të paguajë edhe kamatëvonesat prej datës së fillimit të vonesës, deri në datën e ekzekutimit të detyrimit. Kamatëvonesat janë një formë e shpërblimit të dëmit të prezumuar si rrjedhim i vonesës së debitorit, prandaj përqindja e tyre është e parashikuar në ligj dhe kjo masë zbatohet në çdo rast kur palët nuk kanë përcaktuar me kontratë vlerën e kamatvonesës. Në rastin tuaj, nuk ekziston një ligj që kundërshton kërkimin e kamatvonesave, por përmes një interpretimi, ju mund të kundërshtoni përmbushjen e këtij detyrimi në mungesë të një parashikimi të tillë në kontratë. + +Faleminderit!" +"1743883930-121","https://juristionline.al/?page_id=17363","Kontrata14","https://juristionline.al/?cat=63","kontrate","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-6","kontrate","Çfarë ndodh nëse një kontratë nuk është noterizuar, por të dyja palët e kanë firmosur?","Përshëndetje, + +Një kontratë e pa-noterizuar është e vlefshme nëse përmbush kërkesat e përgjithshme për një marrëveshje. Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji. Megjithatë, për kontrata të veçanta, noterizimi është i detyrueshëm për vlefshmëri. + +Faleminderit!" +"1743883941-122","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Pension","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pension-7","Pension","Pershendetje . + +Kam humbur librezen e punes , dhe tani jam 65 vjec si mund te aplikoje per pension , ku mund ti gjeje vitet e punes + +Faleminderit","Përshëndetje, + +Mbledhja e viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat. +Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore. +Mbledhja e viteve të punës + +Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit. +Pasi të bëni identifikimin në portal duhet që të zgjidhni shërbimin përkatës që ju duhet, i cili mund të jetë: “Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994)”, “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 01.01.1994 deri 31.12.2011”, “Vërtetim për vjetërsinë kontributive pas viteve nga viti 2012 e në vijim”. +Pasi të përzgjidhni rubrikën përkatëse sipas nevojës, duhet të klikoni në butonin “Përdor”. Menjëherë më pas do t’ju shfaqet formulari përkatës në të cilin duhet të plotësoni të dhënat e kërkuara në lidhje me subjektin ku ju keni punuar në vitet përkatëse. Duke bërë plotësimin e formularit me kujdes në të gjitha rubrikat, do të mund të vijoni më pas me dërgimin e tij. Pas procesimit që do të bëhet me verifikimin e formularit nga strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, ju do të mund të gjeni në çdo kohë vërtetimin përkatës në seksionin “Dokumentet e mia” që ndodhet tek hapësira juaj në portalin “e-albania”. Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre. + +mund të referoheni në linkun e më poshtëm: + +https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28 +Ju faleminderit!" +"1743883946-123","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Informacion mbi ligjin për shtyrjen e afatit të daljes në pension.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-per-ligjin-per-shtyrjen-e-afatit-te-daljes-ne-pension","Informacion mbi ligjin për shtyrjen e afatit të daljes në pension.","Pershendetje, aktualisht punoj prane spitalit te burgut Tirane, ne shtator mbush moshen per te dale ne pension, por me ligjin te shtyrjes se afatit te daljes ne pension nje kolege e imja qe duhej te dilte si rregull ne pension ne dhjetor te 2022, me ane te nje kerkese. Ju drejtohem juve pasi dua te informohem rreth ligjit te ri per stafin mjeksor, dhe cfare hapash duhet te ndjek, pasi ne pune nuk me informon njeri. + +Ju faleminderit.","1 +Përshëndetje, + +Nga dita e parë e janarit 2023 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç e 6 muaj. Rritja me 2 muaj në vit e moshës së pensionit për gratë është përcaktuar në reformën e pensioneve, e cila parashikon edhe rritje të viteve të vjetërsisë në punë për burrat. + +Një person ka të drejtën e pensionit të pjesshëm në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 15 vite por më pak se 35 vite dhe dhe tetë muaj kontribute. Pensioni i pjesshëm është një përqindje e pensionit të plotë, në varësi të numrit të viteve të kontributeve të derdhura. + +Ju keni të drejtë të pretendoni, marrjen e dy muajve të pensionit nga mosha e daljes në pension. + +Gjithashtu sa i përket mbledhjes së viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat. +Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore. +Mbledhja e viteve të punës + +Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit. + +Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre. + +Mund të referoheni në linkun e më poshtëm: + +https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28 +Ju faleminderit!" +"1743883951-124","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Pension Suplementar?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pension-suplementar","Pension Suplementar?","Pershendetje!","Pershendetje, + +Aplikimi per pension pleqerie kryhet ne portalin e- Albania, ne linkun si ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=6156 + +Gjate kryerjes se aplikimit duhet te specidfikoni llojin e pensionit qe do aplikoni i cili do jete pleqerie dhe Suplementar , ne kryerjen e aplikimit duhet te ngarkoni akt verifikime, libreze pune, si dhe ç’do dokument qe verteton periudhen e punes. + +Kerkesa e aplikimit dhe dokumentacioni i vjetersise ne pune duhen te dergohen prane sigurimeve shoqerore me ane te sherbimit postar. + +Faleminderit!" +"1743883956-125","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Pension pleqërie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pension-pleqerie-4","Pension pleqërie","Përshëndetje , jam grua 63 vjeç dhe kam bërë aplikim për pension edhe pse duhet ta kisha bërë që 61 vjeç por nuk kisha vitet e punës dhe po prisja që ti bëja , gjithsesi u interesova dhe më thanë që nuk ndryshonte shumë prandaj në janar 2023 bëra aplikimin . Doja të dija a përfitoj pagesën e pensionit nga data që duhet të dilja në pension(61 vjeç e 4 muaj ) apo nga data që kam bërë aplikimin (janar 2023 ) . Sepse deri në janar 2022 kam qënë e siguruar nga punëdhënësi im . Më pas nga shkurti 2022 deri në janar 2023 kam qënë e vetëpunësuar . A duhet të paktën të marr pensionin nga shkurti 2022 ? Faleminderit .","Pershendetje, + +Mbeshtetur ne ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, perkatesisht ne nenin 62 pika 2 percaktohet se: + +2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet. + +Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së + +kërkesës për pension. + +– E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre. + +Pra ju do te perfitoni pension pleqerie qe nga data e paraqitjes se kerkeses. + +Gjithashtu neni 33 i po ketij ligji eshte shprehur si me poshte vijon: + +I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të + +këtij ligji, merr shtesë në masën 0,34 për qind të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute. + +Përfituesi i pensionit të plotë të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,34 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo + +shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes. +Per informacion me te detajuar si dhe per te perfituar asistence juridike falas mbeshtetur ne ligjin Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju orientojme prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj. + +Faleminderit!" +"1743883961-126","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Pensioni","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pensioni-9","Pensioni","Pershendetje, + +Po ju drejtohem lidhur me rastin e nje te afermes sime, mbi perfitimin e pensionit te pleqerise. Di qe nje person mund te perfitoje pension minimal por kushtet e pranueshmerise mbi kete perfitim nuk i kam te qarta. E afermja ime ka vetem 3 vite te siguruara, cfare mund te beje per te perfituar pensionin? Ajo eshte ne moshen 60 vjecare.","Pershendetje, + +Per te perfituar pension duhe te plotesohet kushti 15 vite periudhe sigurimin, e shprehur ne nenin 31 te ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar + +1. Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji, per me teper informacion per te perfituar pension drejtohuni prane sigurimeve shoqerore per te derdhur kontribute vullnetare. + +Faleminderit!" +"1743883966-127","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Njohja e viteve te punes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=njohja-e-viteve-te-punes","Njohja e viteve te punes","Pershendetje, ne se dua te me njihen vitet e punes per te cilat mungon dokumentacioni, a mund te hap gjyqin edhe ne se nuk kam arritur moshen per daljen ne pension ( duhen edhe 2 vite) ? Faleminderit","Përshëndetje, + +Po ju kund ti drejtoheni gjykatës me objekt vërtetim fakti juridik të qënjes në marrdhënie pune, edhe pse ende nuk keni mbushur moshën e pensionit. + +Nëse keni nevojë për ndihmë juridike (avokat falas), drejtohuni pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në vendbanimin tuaj, për të përfituar akses falas në sistemin e drejtësisë. + +Faleminderit!" +"1743883971-128","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Ne lidhje me kodin e pensionistit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-lidhje-me-kodin-e-pensionistit","Ne lidhje me kodin e pensionistit","Pershendetje! Doja te dija nese mund te deklaroj me kod pensionisti nese jam i vetpunesuar me punemarres, por ne pune kam gruan, pra punonjes pa page, por qe rregjistrohen vetem per efekt sigurimesh. Shpresoj te kem qene i qarte, pasi sapo kam dale ne pension dhe nuk e di nese duhet ta mbyll niptin dhe ta hap ne emer te gruas apo te vazhdoj me niptin ne emrin tim dhe ta deklaroj veten si pensionist.","Përshëndetje! +Në lidhje me pyetjen tuaj, këtu janë disa informacione dhe sugjerime për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëni: +Deklarimi si Pensionist: +Nëse jeni i vetëpunësuar dhe keni dalë në pension, ju keni të drejtë të deklaroni statusin tuaj të ri si pensionist. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të mbyllni NIPT-in në emrin tuaj. Ju mund të vazhdoni të mbani NIPT-in tuaj dhe të deklaroni të ardhurat si pensionist. + +Punësimi i Gruas: +Nëse gruaja juaj është punonjëse pa pagë, por e regjistruar për efekt sigurimesh, ajo duhet të deklarohet si e tillë në dokumentacionin përkatës. Nuk është e nevojshme të mbyllni NIPT-in tuaj dhe ta hapni në emër të gruas suaj, përveç rasteve kur dëshironi ta bëni këtë për arsye personale ose biznesi. + +Deklarimi në Tatime: +Duhet të kontaktoni me drejtorinë rajonale të tatimeve për të marrë informacion të detajuar mbi mënyrën e deklarimit si pensionist dhe për të siguruar që dokumentacioni juaj të jetë i saktë dhe i plotë. Ata mund t’ju japin udhëzimet e sakta për mënyrën e plotësimit të deklaratave dhe" +"1743883976-129","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Verteti fakti ne pune","https://juristionline.al/?questions_of_civil=verteti-fakti-ne-pune","Verteti fakti ne pune","Pershendetje , kam punuar ne komisarit ne polici na viti 1992-1996 , tani para dale ne pension me informoje nga sigurime shoqerore qe nuk disponojne bordero per keto vite . + +Si mund te veproje per veretime fakti qe isha ne pune keto vite . + +Faleminiderit .","Përshëndetje, + +Ju mund ti drejtoheni gjykatës me padi me objekt vërtetim fakti të qenies në një marrëdhënieje juridike. + +Faleminderit!" +"1743883982-130","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","pensioni","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pensioni-10","pensioni","pershendetje + +jam ditelindja 16 mars 1963 ,kur me fillon e drejta per te lidhur pension sipas moshes se grave ne shqiperi.kur mund te beje kerkese dhe ku","Përshëndetje, + +Sipas ligjit Nr. 7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë” mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë ne vitin 2024 është 65 vjeç. Ju nevojiten edhe 4 (katër) vite për të përfituar pension sipas moshës. + +Faleminderit!" +"1743883987-131","https://juristionline.al/?page_id=17363","Pensioni16","https://juristionline.al/?cat=142","Pensioni","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pensioni-11","Pensioni","Mundet te behet ne rruge ligjore njohja e pensionit ta pa marre ndonjeher","Përshëndetje, + +Në qoftë se po kërkoni që të ju njihen vitet e punës për përfitim pensioni, ju mund ti drejtoheni gjykatës me padi me objekt vërtetim fakti të qenies në një marrëdhënieje juridike. + +Faleminderit!" +"1743883998-132","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","Kosto per aplikim kartele e pronesise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kosto-per-aplikim-kartele-e-pronesise","Kosto per aplikim kartele e pronesise","1. Përshëndetje, Dua të di sa është kosto për aplikim lëshim kopje kartele të pasurisë dhe ku paguhet?","Përshëndetje, + +Kosto e aplikimit për lëshim kopje kartele të pasurisë është 1000 lekë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë. + +Faleminderit." +"1743884003-133","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","e-albania","https://juristionline.al/?questions_of_civil=e-albania-2","e-albania","3. Pershendetje, Cilat jane hapat qe duhet te ndjekin qytetaret nese kane veshtiresi per tu futur ne platformen e-Albania per shkak te ndryshimit te numrit te kontaktit apo adreses elektronike ku marrin kodin e autorizimit?","Dërgoni një mesazh në postën elektronike helpdesk@e-albania.al; + +2. Paraqisni kërkesën tuaj për marrjen e një kodi të ri. + +3. Në mesazh do të duhet të përfshini: + +a. Foto të letërnjoftimit tuaj (ID); + +b. Emrin e nënës; + +c. Datëlindja e nënës; + +d. Emrin e babit; + +e. Numrin e telefonit në të cilin do të ju komunikohen kodet e sigurisë; + +f. Postën elektonike në të cilin do të ju dërgohen kodet e sigurisë dhe komunikime të tjera. +Kyçja në platformë do duhet të kryhet duke ndjekur udhëzimet që do të ju kontaktohen në postën elektronike. + +Fjalëkalimi 6 shifror për vetëm 1 (një) përdorim dërgohet me mesazh/postë elektronike. + +Për të hyrë në llogari klikoni “Hyr”, zgjidhni opsionin Qytetar/Biznes dhe vendosni: + +o Kodin e perdoruesit: numri personal ID/Nipt + +o Fjalëkalimin: fjalëkalimi 6 shifror që do të merrni me postë elektronike. + +o Kodi i autorizimit:kodi 6 shifror që do të merrni me sms/postë elektronike. + +Pasi të hyni me kodin 6 shifror i cili përdoret vetëm një herë, do t’ju kërkohet që të vendosni kodin e autorizimit 6 shifror i cili ju dërgohet me mesazh/postë elektronike dhe pasi të aksesoni llogarinë do t’ju kërkohet të konfirmoni dy herë një fjalëkalim të ri të personalizuar. + +Pasi të keni hyrë në llogarine tuaj, shkoni te “Hapësira ime” -> “Ndrysho të dhënat e llogarisë” dhe ndryshoni pyetjen e sigurisë, në mënyrë që ta gjeneroni vetë fjalëkalimin sa here të keni nevojë. + +Faleminderit." +"1743884008-134","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","vertetim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vertetim-4","vertetim","pershendetje, si mund te marr vertetim qe nuk kam ne zoterim asnje biznes?","Përshëndetje, + +Ju mund të merrni vërtetimin që nuk jeni të regjistruar për qëllime tatimore nëpërmjet shërbimit “Vërtetim për individ të paregjistruar”. + +Fillimisht ju duhet të bëni identifikimin në llogarinë tuaj në e-albania si qytetar dhe më pas dërgimin e aplikimit tuaj. Përgjigjja ju mbërrin në rubrikën “Hapësira ime” => “Dokumentet e mia”. + +Faleminderit" +"1743884013-135","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","kontribute vullnetare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontribute-vullnetare","kontribute vullnetare","pershendetje, kam paguar kontribute vullnetare per disa vite, ku mund ti shikoj?","Përshëndetje, + +Ju mund të kontrolloni kontributet tuaja nëpërmjet shërbimit ” Vërtetim i pagesës së kontributeve vullnetare” ne portalin e-Albania, i cili u mundëson qytetarëve të konsultojnë online kontributet e paguara në mënyrë vullnetare dhe të gjenerojnë vërtetimin me vulë elektronike. Ky shërbim i ofrohet çdo personi që ka bërë sigurim vullnetar, për përfitim nga ligji i sigurimeve shoqërore për pensione. + +Faleminderit" +"1743884018-136","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","Çrregjistrimi i personit te vdekur","https://juristionline.al/?questions_of_civil=crregjistrimi-i-personit-te-vdekur","Çrregjistrimi i personit te vdekur","Gjyshja ka nderruar jete para 1 muaji, si mund te marr nje  certifikate vdekje per te?","Përshëndetje, + +Për të marrë një certifikatë vdekjeje për gjyshjen tuaj, ju duhet të aplikoni online në portalin + +e-albania. Kërkoni shërbimin ‘Certifikatë nga akti i vdekjes’ dhe plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara. Pas përfundimit të procesit, do të merrni certifikatën e vdekjes. + +Faleminderit!" +"1743884023-137","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","vertetim pronesie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vertetim-pronesie","vertetim pronesie","kam nje dokument vertetim pronesie te vitit 1993 te shtepise qe tregon se eshte e rregjistruar ne nenet hipotekore perkatese ne hipoteke .Tani dua te pajisem me certifikaten e pronesise te shtepise kartele dhe harte.Cilin sherbim te aplikoj dhe cfare dokumentacione te depozitoj","Përshëndetje, + +Aplikoni në portalin e-albania për shërbimin “Aplikim për lëshim certifikate pronësie” dhe më pas në shërbimin “Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë” dhe do të pajiseni me dokumentacionin e kërkuar si: Vërtetim pronësie, Hartë treguese të pasurisë, Plan-rilevimi dhe Kartelë të pasurisë. + +Faleminderit!" +"1743884028-138","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","Ekstrakt","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ekstrakt","Ekstrakt","Si jeni, ku mund te marr nje ekstrakt te thjeshte per veten?","Përshëndetje, + +Mund të merrni shërbimin e interesuar përmes portalit e-albania në rubrikën “Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar)”. + +Faleminderit!" +"1743884033-139","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","Proces gjyqesor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=proces-gjyqesor-2","Proces gjyqesor","Jam e interesuar rreth çështjes sime gjyqësore administrative, më kanë thënë që mund ta gjurmoj online. Ku mund ta shoh dhe si mund ta ndjek procesin ju lutem?","Përshëndetje, + +Po, ju mund të gjurmoni cështjen tuaj gjyqësore nëpërmjet portalit e-albania. Kërkoni shërbimin “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore” dhe vendosni numrin e çështjes i cili merret nga gjykata. + +Faleminderit!" +"1743884039-140","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","E-albania","https://juristionline.al/?questions_of_civil=e-albania-3","E-albania","Pershendetje, kam 3 muaj pa marre pagen per raportet e lindjes per shkak te problemeve qe ka e-Albania. Flas me Issh thone qe nuk jane aplikuar raporte per shkak se nuk i del aplikimi.Ndersa te punes me thone qe ka probleme e-Albania. Ka ndonje zgjidhje kjo pune ?","Përshëndetje, + +Kontaktoni me ekipin e mbështetjes teknike të e-albania në adresën e email-it: helpdesk@e-albania.al. + +Faleminderit!" +"1743884044-141","https://juristionline.al/?page_id=17363","E-Albania25","https://juristionline.al/?cat=129","e-albania","https://juristionline.al/?questions_of_civil=e-albania-4","e-albania","pershendetje, kam marr nje certifikate familjare nga e-albania a duhet ta noterizoj?","Përshëndetje, + +Certifikata e gjeneruar nga portali e-albania është e pajisur me vulë elektronikisht për këtë arsye ajo është e vlefshme si dhe ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë. + +Faleminderit!" +"1743884055-142","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Cfare mund te perfitoj une?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=cfare-mund-te-perfitoj-une","Cfare mund te perfitoj une?","Kam zgjidhur martesen para disa muajsh , kam 2 femije 23 dhe 17 vjec, ne kujdestari nga gjykata kam femijen 17 vjeç , ish burri nuk ka prone te regjistruar ne emrin e tij po ne emer te babait te tij , ke kjo shtepi jetojm une ish burri dhe 2 femijet , pa ish vjerrin , cfar parashikon ligji per grate shqipetare qe kam 30 vjet te martuara dhe mbasi zgjidhet martesa dalim ne rruge bashke me femije te mitur?","1 +Ndarja e pasurisë bashkëshortore si rregull bëhet pas zgjidhjes së martesës (neni 97 i Kodit të Familjes), përveç përjashtimeve që parashikon ligji (neni 98 i Kodit të Familjes). + +Gjatë zgjidhjes së martesës ligji parashikon që bashkëshortja mund të përdorë banesën e përbashkët deri kur fëmijët të bëhen madhor. + +Pra ju jeni në fazën që mund të kërkoni ndarjen e pasurisë nga pikëpamja procedurale, por duke qenë se bashkëshorti nuk ka pasuri, e drejta për të kërkuar nuk mund të shtrihet në pasuritë e prindërve të tij. Përfundimisht në qoftë se bashkëshorti juaj nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, nuk mund të kërkoni ndarjen e pasurisë pasi nuk keni objekt për të ngritur padi. Ju mund të ngrini padi vetëm për pjesëtimin e sendeve të luajtshme ose të llogarive bankare. + +I Vetmi përjashtim që parashikon ligji është në rastet kur jeni viktimë e Dhunës në Familja, ku gjykata mund të vendosë të përdorni një pjesë të banesës (qoftë edhe e prindërve të tij), për një periudhë të caktuar ose dhunuesi të paguajë qiranë e banesës ku jetoni ju (germa “gj” dhe “h” e nenit 10 të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare." +"1743884060-143","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-per-programet-sociale-te-strehimit-kredite-e-buta-banesa-sociale","Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale","Pershendetje,","2 +Pershendetje, +Ju mund te drejtoheni ne Zyren e Strehimit ne Bashkine e qytetit ku ju banoni dhe punonjesit e zyres do ju asistojne ne plotesimin e kerkeses suaj per banese sociale ose nje nga programet e tjera te strehimit social qe interesoheni. Ky eshte hapi i pare qe ju duhet te ndiqni. +Si kryefamiljare dhe grua e divorcuar me femije ju beni pjese ne kategorine e individeve te cilet kane perparesi ne perfitimin e strehimit social. Persa i perket dokumentacionit, plotesimi i tij duhet te behet vetem pasi te njoftoheni nga Bashkia se ju përmbushni kriteret për të përfituar nga një prej programeve të strehimit social. Plotesimi i dokumentacionit eshte hapi i dyte qe ju duhet te ndiqni. +Ne qofte se ju jeni përzgjedhur për t`u trajtuar me një nga programet e strehimit, atehere do te duhet te plotësoni dokumentacionin sipas përcaktimeve ligjore: +Lista e dokumentacionit të nevojshëm: +Për të dhënat personale: + +– Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare (shkarkohet në E-Albania); +Për vertetimin e kushteve të banimit: + +– Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes (shkarkohet në E-Albania); + +– Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit (shkarkohet në E-Albania); + +– Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e rregjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për cdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; + +– Akt verifikimi nga Bashkia për banesat në rrezik shembjeje; rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat I fatkeqsive natyrore; banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi Ilegalizimit; + +– Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të të vendimit të gjykatës; + +– Akt verifikimi nga struktura përgjegjëse e bashkisë për familjet rome/egjiptjane që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë; +Për vërtetimin e kushteve familjare: + +– Çertifikatë familjare (shkarkohet në E-Albania); + +– Vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për femijët; +Për vërtetimin e kushteve sociale: + +– Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, + +– Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit; + +– Dokument që vërteton që ka mbetur pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të të shpronësuar; + +– Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”; + +– Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Cështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të armatosura, të Shërbimit informative, të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve: + +– Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata; + +– Vërtetim të marrë nga qendra kombëtare e shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje: + +– Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore. + +– Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome apo egjiptjane ose nese i perket grupimit LGBTI; + +– Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për familjet e komunitetit rom; + +– Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; + +– Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë. +Për vertetimin e kushteve ekonomike: + +– Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune; + +– Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e e vetëpunësuar të familjes (shkarkohet në E-Albania); + +– Vërtetimin nga zyra e ndihmës ekonomike e bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar (sigurohet nga Bashkia; + +– Vërtetimin nga drejtoria rajonale e punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë (shkarkohet në E-Albania); + +– Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension (shkarkohet në E-Albania); +Dokumentacioni i sipercituar, i cili mbahet apo përgatitet nga organet publike në vend, sigurohet nga vetë struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. Nëse aplikanti nuk e dorëzon apo refuzon të firmosë këtë deklaratë, struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore (Bashkia) shkarkohet nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. +Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Strehimit brenda afateve ligjore te percaktuara nga Bashkia." +"1743884060-144","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-per-programet-sociale-te-strehimit-kredite-e-buta-banesa-sociale","Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale","Pershendetje,","1 +Pershendetje, +Statusin e përfituesit nga programet sociale, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura dhe që në momentin e aplikimit per nje nga programet e strehimit social, plotësojnë kushtet e mëposhtme: + +a)nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; + +b)kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: + +i) i fatkeqësive natyrore; + +ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; + +iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; + +iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë; + +c)familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj. +Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju mund te aplikoni per te perfituar nje prej programeve te strehimit social. Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza. + +Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre, sipas formatit të miratuar, ne njësine e vetëqeverisjes vendore ku jeni te rregjistruar, për të përfituar nga programet e strehimit social. + +Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/ato individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit. Bashkia ne kete faze njofton subjektet e përzgjedhur për plotësimin e dokumentacionit sipas përcaktimeve ne VKM nr. 384, date 12.06.2019; +Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për aplikantë te cilet nuk kane te ardhura." +"1743884065-145","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Kerkese per informacion mbi programet sociale te strehimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-per-informacion-mbi-programet-sociale-te-strehimit","Kerkese per informacion mbi programet sociale te strehimit","Pershendetje! Jam nga qyteti i Fierit, momentalisht jetoj me familjen. Prej 6 muajsh jam i papune dhe prinderit po ashtu. Jam diplomuar per ing. Ndertimi, mosha 27 vjec. Banesa ku jetojme eshte ne pronesi te prinderve dhe ka nje hapsire 65 m2 1+1. + +Doja te dija nese mund te perfitoj prej banesave sociale qe ofron Bashkia e Fierit, duke qene se normat tona te strehimit jane nen normalen? Sa mundesi kam te kualifikohem? Faleminderit!","2 +Pershendetje, +Ne nenin 13 te ligjit nr. 22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, percaktohen kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit. Sipas ketij neni, statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit (a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; + +Ky parashikim zbatohet vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij ligji (konsultohu me nenin 3 te ligjit per te kuptuar se cfare konsiderohen te ardhura te pamjaftueshme). +Pra, kriteret perzgjedhese bazohen ne kushtet e strehimit, kushtet ekonomike, kushtet familjare dhe ato sociale. Keto kritere dhe kushte aplikohen per ato programe sociale te strehimit te cilat ofrohen nga Bashkia Fier. +Ne lidhje me proceduren e aplikimit, ju bejme me dije se përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të Bashkise Fier. + +Nese beni pjese ne kategorine e Individit/familjes pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, per te aplikuar, paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë. +Ligji 22/2018 “Per Strehimin Social” eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 79, viti 2018 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun ne vijim: https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/79/63abe2a7-88f8-4978-912b-681593b9e996 +Nese gjate konsultimit me ligjin, ju lind ndonje pyetje, ju mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi ne Linjen e Gjelber per ndihme ligjore falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00, ne nr.tel. 0800 10 10. +Faleminderit," +"1743884070-146","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Dokumentat per bonus qiraje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dokumentat-per-bonus-qiraje","Dokumentat per bonus qiraje","Pershendetje,","1 +Pershendetje, +Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. +Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve: + +Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative) +Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative) +Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm: + +– Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit); + +– Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant); + +– Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar); + +– Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant); + +– Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative); + +– Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative); +Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. +Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, ju kemi derguar formularet tip te cituara sa me lart sipas shtojcave te 384, datë 12.06.2019. Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00. +Faleminderit +Per me shume informacion mund t’i referoheni edhe akteve nenligjore: + +– VKM nr vendimit nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të srehimit dhe te afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore; + +– Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr. 10, date 05.02.2020 “Per miratimin e procedurave per zbatimin e programit social te strehimit “subvencionimi i qirase” + +https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2020/08/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-TIRANE-NR-10.pdf" +"1743884075-147","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Formularet kredi te buta/dhe per bonus qiraje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=formularet-kredi-te-buta-dhe-per-bonus-qiraje","Formularet kredi te buta/dhe per bonus qiraje","Pershendetje,","Pershendetje, +Ligji qe rregullon ndihmen qe jep shteti lidhur me perfitimin e banesave sociale eshte ligji 22/2018 “Për strehimin social”. + +Se pari, ju duhet te plotesoni kriteret e ketij ligji per te perfituar nga programet sociale (me poshte keni informacion mbi kriretet). Kriteret zbatohen vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura. + +Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë ke kritere: + +a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; + +b) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: + +i) i fatkeqësive natyrore; + +ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; + +iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; + +iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë; + +c) familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj. +Se dyti, ju bejme me dije se aplikimi për të përfituar strehim, bëhet me dy faza. + +Në fazën e parë ju duhet te paraqisni kerkesen prane Bashkise tuaj perkatese, sipas formatit qe kjo Bashki ka miratuar. Nese ju kaloni fazen e pare te perzgjedhjes, do te njoftoheni nga Bashkia per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem. +Lidhur me formularet perkates per te aplikuar, lutem drejtohuni prane Njesise Administrative/Bashkise ku keni vendbanimin. Faleminderit," +"1743884080-148","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Ligji për bonusin e qirase","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ligji-per-bonusin-e-qirase","Ligji për bonusin e qirase","Përshëndetje,","1 +Pershendetje, +Ne lidhje me subvencionimin e qirase ne banese sociale, masa e subvencionit është në varësi të nivelit të të ardhurave të familjes. Subvencioni mund të mbulojë deri në 100 për qind të qirasë sociale, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që janë në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike, pavarësisht nëse nuk e kanë përfituar atë, dhe që strehohen në banesa sociale me qira. + +Ne lidhje me subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 25 për qind të të ardhurave të familjes. +Lutem mbani ne konsiderate qe Ligji 22/2018 “Per Strehimin social” percakton se “Të ardhura familjare” janë të ardhurat periodike që siguron familja nga pagat, veprimtaria ekonomike, pagesat që marrin pjesëtarët e familjes që kujdesen për personin me aftësi të kufizuar, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme. + +Në këto të ardhura, per efekt te perllogaritjes se mases se subvencionit te qirase, nuk përfshihen të ardhura nga ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, përfitimet e personave me aftësi të kufizuara, te ardhurat nga rimbursimi i shpenzimeve për energji elektrike; nga rimbursimet për ilaçe e mjekime për të sëmurët kronikë dhe nga paketa higjieno-shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar. +Aplikimi i individit/familjes për të përfituar nga subvencionimi i qirasë do të bëhet pranë njësisë administrative ku keni vendbanimin. Nisur nga kategoria qe perfaqesoni, ju keni perparesi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit. Per t’u informuar mbi metodiken e perllogaritjes se mases se bonusit te qirase dhe percaktimin e vleres (mases) konkrete qe ju mund te perfitoni, ju mund te kerkoni informacion prane njesise administrative ku keni aplikuar per perfitimin e bonusit te qirase. Faleminderit," +"1743884085-149","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Bonus qiraje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=bonus-qiraje","Bonus qiraje","Cfare procedurash duhen per te perfituar bonusin e qirase? Faleminderit,","Pershendetje, +Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. +Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve: + +Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative) +Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative) +Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm: + +– Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit); + +– Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant); + +– Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar); + +– Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant); + +– Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative); + +– Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative); +Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga nj��sia e vetëqeverisjes vendore. +Faleminderit" +"1743884091-150","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-padi-kunder-bashkise-se-tiranes","Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes","Pershendetje,","Pershendetje. + +Nisur nga sa parashtroni, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni nga ligji per ndihmen juridike falas. Cdo person qe ka te ardhura te pamjaftueshme ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti, i cili do te merret me hartimin e kerekese padise dhe perfaqesimin ne gjyq. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere. + +Sic ju eshte komunikuar edhe permes bisedes telefonike, ju mund te paraqiteni prane Qendres se Ndihmes Ligjore Falas prane Ministrise e Drejtesise, per t’u informuar dhe asistuar me tej ne plotesimin e dokumentacionit per perfitimin e ndihmes ligjore falas. Faleminderit" +"1743884096-151","https://juristionline.al/?page_id=17363","Strehim11","https://juristionline.al/?cat=19","Braktisja","https://juristionline.al/?questions_of_civil=braktisja","Braktisja","Pershendetje, jam i interesuar per nje djale qe kam njohur pasi e kane braktisur ne jetimore qe foshnje dhe sot qe ka mbushur 18 vjec e kane nxjerr nga jetimorja, por ai nuk ka asnje mundesi strehimi as te ardhura, babai tij biologjik eshte ne gjendje te mire ekonomike por nuk interesohet fare per te dhe as nuk e pranon ate. Doja te dija nese ka ndonje forme se si mund ti drejtohet gjykates per te kerkuar dicka, apo ku mund te drejtohet!","Pershendetje +Sipas legjislacionit shqiptar (Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, i ndryshuar, neni 1), përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, të rritur ose jo në institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë disa kritere ndër të cilët edhe personat që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre. Përderisa në momentin aktual, personi nuk ka të njohur atësinë dhe ka moshën mbi 18 vjeç e gëzon statusin e jetimit, sepse plotëson kriterin e mësipërm. Prandaj, ai mund të përfitojë nga ky status përkrahje lidhur me disa shërbime. + +Sipas Ligjit Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, institucionet që janë përkujdesur (edhe ato arsimore), janë të detyruara që me mbarimin e vitit të parafundit të shkollës të dërgojnë statistika të sakta pranë Ministrisë përgjegjëse për çështjet e punës dhe çështje sociale, si dhe pranë zyrave të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki, me qëllim që të merren masa për sistemimin e tyre me punë dhe strehim sipas rregullave që caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. + +Duke qenë se problemi kryesor i tij pas largimit nga konvikti është strehimi, sjellim në vëmendje se ai mund të jetë përfitues i programeve sociale të strehimit të ofruara nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse (programi i banesave sociale me qira, programi i banesave me kosto të ulët…etj), bazuar në kriterin e kushteve sociale, ku kanë përparësi edhe individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç.(Ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social”) +Duke gëzuar statusin e jetimit, personi mund të përfitojë edhe shërbime të tjera si: + +– Bazuar në Ligjin Nr. 57/ 2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, ai mund të jetë përfitues i ndihmës ekonomike si person me statusin e jetimit që nuk ndodhet në institucionet e përkujdesjes shoqërore dhe konsiderohet “individ në nevojë”. Në kuptimin e këtij ligji, “jetim është është fëmija deri në moshën 25 vjeç. (Neni 4, pika g dhe gj; Neni 7, pika b) + +– Ai mund t’i drejtohet zyrave të punës, për tu regjistruar si i papunë(nëse nuk vazhdon shkollën e mesme apo të lartë). Sipas legjislacionit, punësimi i jetimëve duhet të bëhet me përparësi nga zyrat e punës e përkujdesjes sociale; jetimët e punësuar trajtohen me përparësi nga punëdhënësi, duke krijuar mundësi për mbajtjen në punë gjatë procesit të shkurtimit të veprimtarisë.( Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 12 dhe 13) + +– Nëse nuk është në marrëdhënie pune, i sigurohen falas nga shteti shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet si dhe udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror e privat qytetas, si dhe ndërqytetas sipas akteve nënligjore përkatëse.(Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 9 dhe 10) + +– Nëse ndjek shkollën e mesme ose të lartë përfiton bursë dhe trajtim me veshmbathje për vitet e shkollës së mesme dhe të lartë, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.( Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 6) + +– Nëse është duke kryer shërbimin e detyruar ushtarak, duhet t’i jepet nga shteti një kuotë suplementare dhe pasi e mbaron atë duhet të sistemohet me strehim e punë nga bashkia në bazë të kërkesës së bërë 6 muaj më parë nga kryesia e Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë. + +– Ai mund të përfitojë edhe nga shërbimi “strehimi i organizuar”, i cili është një shërbim i kujdesit shoqëror në nivel vendor, që ofrohet për 24 orë në ditë në qendrat rezidenciale, për të përmbushur nevojat themelore sociale, kulturore, arsimore, rekreative nga subjekte publike ose jopublike. Ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” i parashikon shprehimisht edhe jetimët si kategori përfituese.(Neni 23) +Faleminderit." +"1743884107-152","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Shembull ndermjetesimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shembull-ndermjetesimi","Shembull ndermjetesimi","Pershendetje + +Ndjese per shqetesimin. Ju lutem, a mund te me ndihmoni me nje shembull konkret te nje konflikti qe eshte zgjidhjur me ndermjetesim? Faleminderit,","Përshëndetje, + +Mosmarrëveshjet/konfliktet të cilat mund të zgjidhjen me ndërmjetësim janë: + +– në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve; + +– në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private; + +– mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur. +Një shembull i zgjidhjes me ndërmjetësim të një konflikti është arritja e një marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve, martesa e të cilëve është tronditur në mënyrë të pakthyeshme, për: + +– zgjidhjen e martesës me pëlqimin e tyre; + +– pjesëtimin e pasurisë së fituar gjatë martesës; + +– caktimin e prindit me të cilin do të jetojë fëmija pas zgjidhjes së martesës; + +– caktimin e detyrimit për ushqim të prindit tjetër ndaj fëmijës dhe të të drejtës që ai ka për ta takuar fëmijën dhe për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të. + +Duke qenë se Kodi i Familjes, kërkon domosdoshmërisht që zgjidhja e martesës (divorci) të bëhet më vendim gjyqësor, në këtë rast, pas arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit, duhet të realizohet edhe një seancë e vetme gjyqësore për zgjidhjen e martesës dhe për miratimin e marrëveshjes së bashkëshortëve nga gjykata. +Në këtë mënyrë shmangen konfliktet e mëtejshme ndërmjet bashkëshortëve dhe arrihet një zgjidhje martese me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke garantuar interesin më të lartë të fëmijëve të tyre të mitur." +"1743884112-153","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ndermjetesim per ceshtje pronesie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndermjetesim-per-ceshtje-pronesie","Ndermjetesim per ceshtje pronesie","Pershendetje,","Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 +Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile. + +Nëse ju keni vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC). + +Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve. Për çështjet civile, në Vendim është parashikuar të aplikohet tarifë shërbimi bazuar në vlerën e objektit të mosmarrëveshjes, si më poshtë vijon; +Nr/ Vlera e objektit të mosmarrëveshjes (në LEK)/ Deri në /Tarifa e Shërbimit (LEK) pa TVSH + +1. Deri ne 500,000 = 18,000 + +3. 500,000 – 1,000,000 = 35,000 + +4. 1,000,000 – 5,000,000 = 50,000 + +6. 5,000,000 – 10,000,000 = 100,000 + +7. 10,000,000 – 25,000,000 = 200,000 + +8. 25,000,000 – 50,000,000 = 400,000 + +9. 50,000,000 – 100,000,000 = 600,000 + +10. 100,000,000 – e lart = më shumë se 800,000 +Gjithashtu, Vendimi parashikon edhe tarifën e regjistrimit dhe administrimit të çështjes që aplikohet për të gjitha llojet e çështjeve të ndërmjetësimit, në masën minimale 5000 lekë (pesë mijë lekë) dhe mund të rritet vetëm me 1,000 lekë (një mijë lekë) për çdo palë në rast se regjistrohen më shumë se dy. +Së shpejti pritet të miratohet udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave “Për tarifat e shpërblimit të ndërmjetësve” i cili do të përcaktoj edhe tarifat e reja të këtij procesi. Deri në miratimit e udhëzimit të përbashkët do ti referohemi tarifave të sipërpërmendura." +"1743884117-154","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ne lidhje me ndermjetesimin","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-lidhje-me-ndermjetesimin","Ne lidhje me ndermjetesimin","Pershendetje, a mund te me rekomandoni nje ndërmjetës dhe si mund ta kontaktoj ate? Sa kushton procedura? Ju faleminderit","Pershendetje, +Kur palët vendosin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim atëherë ato mund të zgjedhin bashkërisht një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licencuar. Regjistrin e ndërmjetësve të licencuar mund ta gjeni në faqen web të Dhomës Ndërkombëtare të Ndërmjetësve http://www.dhkn.gov.al/regjistri + +ose në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 +Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe të publikuara në linkun: https://juristionline.al/wp-content/uploads/2021/01/DOC280121-28012021130920.pdf" +"1743884122-155","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ndermjetesim per te mitur","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndermjetesim-per-te-mitur","Ndermjetesim per te mitur","Pershendetje, + +Jam nena e nje djali qe eshte akuzuar per vjedhje dhe kam dëgjuar qe mund te përfitoj ndërmjetësim. A mund te me shpjegoni çfarë eshte dhe si mund te perfitoj? Flm","Çfarë është ndërmjetësimi në rastin e të miturit në konflikt me ligjin? +Për çështjet penale ku janë të përfshirë të mitur, ndërmjetësimi zbatohet sipas parashikimeve në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. + +Ndërmjetësimi është procesi i zgjidhjes jashtëgjyqësisht dhe përmes dialogut mes një të mituri që ka kryer veprën penale dhe viktimës, i cili realizohet nga një person i tretë asnjanës (ndërmjetësi) dhe synon të zgjidhë mosmarrëveshjen mes tyre dhe pasojat që vijnë nga vepra penale, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet midis tyre, pavarësisht nëse zbatohet ose jo si masë shmangieje + +Në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, ndërmjetësimi është parashikuar edhe si masë alternative për shmangien nga ndjekja penale e të miturit në konflikt me ligjin që do të thotë që në rast se prokurori vendos këtë masë atëherë ai (prokurori) merr vendimin për mosfillimin e çështjes penale ose pushimin e saj dhe lidh një marrëveshje me të miturin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. Ky vendim i njoftohet viktimës, të miturit, mbrojtësit të të miturit dhe përfaqësuesit ligjor të tij. + +Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas rastit, mund të zbatohet si masë shmangieje por edhe si një mundësi që çon në përmirësimin e marrëdhënieve midis të miturit autor dhe viktimës së veprës penale. Pra, ndërmjetësimi edhe kur nuk ka efekte të tilla që sjellin shmangien nga ndjekja penale mund të zbatohet për të përmirësuar marrëdhëniet midis viktimës dhe të aktuzuarit si një proces më vete që iniciohet me dëshirën dhe zgjedhjen e lirë të palëve. Megjithatë, mundësia e zbatimit të ndërmjetësimit si një masë shmangieje nga ndjekja penale do të thotë që realizimi me sukses i procedurës së ndërmjetësimit do të kishte si pasojë mosfillimin e procedimit penal, pezullimin apo pushimin e tij duke sjellë si rezultat mungesën e përgjegjësisë penale të të miturit të akuzuar për kryerjen e veprës penale, gjë që është mundësia më e mirë që ai të riintegrohet dhe rehabilitohet nga pikëpamja sociale. +Si mund të përfitoj një i mitur në konflikt me ligjin? +I mituri hyn në konflikt me ligjin kur ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale dhe është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Të miturit që kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale, 14 vjeç në rastet e kryerjes së një krimi dhe 16 vjeç në rastin e kryerjes së një kundërvajtjeje penale, dhe që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç do t’i nënshtrohen procedimit penal përmes sistemit të drejtësisë penale për të mitur. Fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç) nuk i nënshtrohen përgjegjësisë penale dhe menaxhimi i rastit të të miturit bëhet vetëm nëpërmjet rrugës civile. + +Në rast se fëmija juaj ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale dhe i nënshtrohet procedimit penal atëherë ndërmjetësimi mund të zbatohet si masë shmangieje nga prokurori. + +Ndërmjetësimi, si masë shmangieje, mund të propozohet nga prokurori gjatë hetimit nëse vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme, duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historinë e të miturit, mundësinë e kthimit të raporteve normale mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësinë e zvogëlimit të dëmit të palës së dëmtuar, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe riintegrimin e tij në shoqëri. Në rast se, pas propozimit të prokurorit palët (i mituri dhe viktima) bien dakort të zgjidhin çështjen me ndërmjetësim, atëherë procesi gjyqësor apo hetimor pezullohet për 45 ditë për të vijuar procedurën e ndërmjetësimit jashtëgjyqësisht. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit arrihet, prokurori/gjyqtari vendos pushimin e çështjes. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit nuk arrihet me kalimin e 45 ditëve, pezullimi bie dhe vazhdon hetimi/gjykimi i çështjes. +Masa e shmangies ndaj të miturit në konflikt me ligjin mund të kërkohet edhe nga i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ligjor. Në këtë rast, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij, me kërkesë të arsyetuar, i kërkon prokurorit zbatimin e masës së shmangies dhe ky i fundit me vendim të arsyetuar vendos për zbatimin ose jo të masës së shmangies. Në rast se prokurori refuzon kërkesën për zbatimin e masës së shmangies, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë që të kërkojë zbatimin e masës së shmangies nga ndjekja penale në gjykatë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit për vendimin e refuzimit. +Zbatimi i masës së shmangies mund të vendoset, sipas rastit, edhe nga gjyqtari gjatë gjykimit kur ai vetë vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme ose me kërkesë të arsyetuar të palëve, punonjësit social ose psikologut. Në këtë rast gjyqtari mund të vendosë kthimin e çështjes prokurorit për të proceduar me zbatimin e masës së shmangies. Para marrjes së këtij vendimi, gjykata dëgjon të miturin dhe merr pëlqimin e tij. +Ndërmjetësimi si procedurë jashtëgjyqësore zhvillohet nën drejtimin e një personi të tretë që është ndërmjetësi i licencuar dhe zhvillohet vetëm nëse ekziston pëlqimi i lirë (me shkrim) për ndërmjetësim i shprehur si nga i mituri i akuzuar për veprën penale dhe nga pala e dëmtuar dhe pjesëmarrjes së detyruar të tyre. Para marrjes së pëlqimit, të miturit i sigurohet mundësia e këshillimit dhe ndihmës ligjore, me qëllim që të kuptojë masën e propozuar të shmangies dhe nëse ajo është e përshtatshme dhe e pranueshme prej tij. Gjatë negocimit të marrëveshjes për marrjen e masës së shmangies, i mituri ndihmohet nga mbrojtësi. Marrëveshja nënshkruhet nga i mituri dhe mbrojtësi i tij. +Para zbatimit të vendimit për masën e shmangies nga ndjekja penale, i mituri, mbrojtësi i tij dhe, sipas rastit, përfaqësuesi ligjor kanë të drejtë të kenë informacion të detajuar mbi thelbin e masës së shmangies nga ndjekja penale, kohëzgjatjen e saj, kushtet dhe mënyrën e zbatimit, si dhe pasojat për mospërmbushjen e masave të shmangies. + +Të miturit i shpjegohet gojarisht dhe me shkrim, ose në format e duhura të komunikimit, sipas aftësive të veçanta të të miturit, se pranimi i masës së shmangies nga ndjekja penale është vullnetar dhe se i mituri ka të drejtë të heqë dorë prej masës në çdo fazë." +"1743884127-156","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ceshtje pune me ndermjetesim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ceshtje-pune-me-ndermjetesim","Ceshtje pune me ndermjetesim","Pershendetje,","Pershendetje, +Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 +Në rast se shoqëria me të cilën ju keni mosmarrëveshjen ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. +Ju, në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër, mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. + +Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. +Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. + +Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore. + +Zgjedhja e ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve paraqet disa avantazhe si: + +• redukton konfliktet midis palëve dhe i orienton ato drejt një zgjidhje të përbashkët, të shpejtë dhe efektive; + +• përfshin palët në negociimin e marrëveshjes së tyre dhe asnjë vendimmarrje nuk u imponohet atyre; + +• ka kosto të ulët; + +• mundëson zgjidhjen e çështjes në një kohë të shkurtër; + +• shmang kalvarin e gjatë të pritjeve në dyert e gjykatave dhe zvarritjet e shumta të seancave gjyqësore; + +• shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta; + +• edhe nëse rezulton e pasuksesshme, palët kanë gjithmon të drejtën ti drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. + +• në kohën e pandemisë Covid-19, paraqet një ndër alternativat jashtëgjyqësore më të përshtatshme dhe efikase pasi mundëson zhvillimin e seancave të ndërmjetësimit nëpërmjet platformave online duke mënjanuar kështu çdo lloj rreziku dhe zvarritje në caktimin e seancave gjyqësore." +"1743884132-157","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-vijim-te-pyetjes-ceshtje-pune-me-ndermjetesim-2","Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)","Pershendetje serish,","Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. + +Marrëveshja e ndërmjetësimit p��rbën titull ekzekutiv." +"1743884132-158","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ne-vijim-te-pyetjes-ceshtje-pune-me-ndermjetesim-2","Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)","Pershendetje serish,","Në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se “ kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. +Në aktmarrëveshje përcaktohen: + +a) palët; + +b) përshkrimi i mosmarrëveshjes; + +c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përmbushjes së tyre; + +ç) nënshkrimi i palëve dhe i ndërmjetësit. +Afati për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje vendoset nga palët në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe lidhet me shkrim, përveç rasteve kur ndërmjetësi dhe palët vlerësojnë se ajo mund të lidhet me gojë, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes. + +Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, të ndryshuar, ajo përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. +Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, në kuptim të këtij ligji, është e pavlefshme kur: + +a) realizohet nga persona që nuk janë ndërmjetës të licencuar dhe të regjistruar sipas këtij ligji; + +b) mosmarrëveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetëm në rrugë gjyqësore; + +c) përmban detyrime të vlerësueshme në të holla dhe nuk formulohet me shkrim; + +ç) përmban detyrime për subjekte që nuk kanë marrë pjesë në ndërmjetësim; + +d) ka simulim dhe, për konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmërie. +Në këto raste, pala që pretendon pavlefshmërinë i drejtohet gjykatës me qëllim që të konstatohet pavlefshmëria e marrëveshjes së ndërmjetësimit. +Pra, aktmarrëveshja e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe përbën titull ekzekutiv ndaj palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen nuk mund të tërhiqen nga zbatimi i saj përveç kur pretendohet pavlefshmëria e marrëveshjes, për arsyet e sipërpërmendura, dhe kur gjykata e konstaton këtë pavlefshmëri." +"1743884137-159","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Informacion per ndermjetesimin","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-per-ndermjetesimin","Informacion per ndermjetesimin","Pershendetje,","Pershendetje, +Në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se “kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. +Në aktmarrëveshje përcaktohen: + +a) palët; + +b) përshkrimi i mosmarrëveshjes; + +c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përmbushjes së tyre; + +ç) nënshkrimi i palëve dhe i ndërmjetësit. +Afati për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje vendoset nga palët në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe lidhet me shkrim, përveç rasteve kur ndërmjetësi dhe palët vlerësojnë se ajo mund të lidhet me gojë, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes. +Pra, aktmarrëveshja e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe përbën titull ekzekutiv ndaj palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen nuk mund të tërhiqen nga zbatimi i saj përveç kur pretendohet pavlefshmëria e marrëveshjes, për arsyet e sipërpërmendura, dhe kur gjykata e konstaton këtë pavlefshmëri. +Nëse gjatë procesit të ndërmjetësimit njëra nga palët nuk paraqitet ose tërhiqet nga ndërmjetësimi, nuk ka asnjë pasojë/penalitet ligjor. Ndërmjetësimi është një procedurë që bazohet në vullnetin e palëve. Secila prej palëve është e lirë të tërhiqet në çdo moment nga procesi i ndërmjetësimit, pa asnjë pasojë ligjore." +"1743884142-160","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ndermjetesimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndermjetesimi","Ndermjetesimi","Pershendetje!","Në nenin 23 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet që Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e tij. +Megjithatë, në paragrafin e fundit të nenit 23 parashikohet që, kur bëhet kundërshtim në gjykatë, gjykata merr parasysh mënyrën e zgjidhjes me ndërmjetësim, por, gjithashtu, nuk ka pengesë ligjore për zgjidhje tjetër, në përputhje me ligjin." +"1743884147-161","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ndermjetësim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndermjetesim","Ndermjetësim","Cfarë duhet te kuptojmë me termin ndermjetësim? Ne cilat fusha eshte i aplikueshem? Cfare procedure duhet ndjekur per te zgjidhur nje ceshtje me ndermjetesim? Faleminderit,","Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previeëdoc.php?file_id=734 . + +Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile. + +Nëse një person ka vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC). + +Edhe pa investuar gjykatësn, nëse një subjekt ka mosmarrëveshje me një tjetër subjekt, ai ka të drejtë ti paraqesë një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë. Subjekti të cilit i drejtohet ftesa për ndërmjetësim brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, duhet të shprehni vullnetin për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se palët bien dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ata mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. + +Njëra palë në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktojnë kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. + +Nëse arrihet një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. + +Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. + +Nëse njëra nga palët vlerëson se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrihet zgjidhja e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ajo mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë gjyqësore." +"1743884153-162","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndërmjetësim13","https://juristionline.al/?cat=54","Ndermjetesim- ceshtje pune","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndermjetesim-ceshtje-pune","Ndermjetesim- ceshtje pune","Pershendetje! Une punoj ne nje kompani private me kontrate pune por per shkak te produktivitetit te kompanise pronari kerkon ta zgjidhi kontraten ne menyre te njeanshme me ndermjetesim. Nese e pranoj, a jam ne ndonje shkelje ligjore? Faleminderit","Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 +Në rast se punëdhënësi ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e kontratës së punës me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. + +Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. + +Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. + +Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. + +Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore." +"1743884164-163","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Nen e papun me tre femij","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nen-e-papun-me-tre-femij","Nen e papun me tre femij","A mund te aplikoj per asistenc?","Pershendetje, Njësia vendore ku kanë vendbanimin, është pika e parë e takimit për të gjitha familjet pa të ardhura, apo me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe kategoritë e tjera, që duan të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike. +Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët certifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore. +Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson online në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin, llojin e banesës, pasuritë dhe asetet shtëpiake të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. +Autoritetet e Shërbimit Social Shtetëror bëjnë me dije se lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje. +Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale. +Ju faleminderit!" +"1743884169-164","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Rregullore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=rregullore","Rregullore","Rregullorja e bashkise kruje","Pershendetje, +Zyra e Informacionit : info@kruja.gov.al. Koordinator i të Drejtës së Informimit: Drini Masha email : drini.masha@kruja.gov.al tel : 069 26 04 823." +"1743884174-165","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Hapja e nje dege te univeristetit te huaj","https://juristionline.al/?questions_of_civil=hapja-e-nje-dege-te-univeristetit-te-huaj","Hapja e nje dege te univeristetit te huaj","Pershendetje! + +Doja te dija cilat jane procedurat qe duhen ndjekur per te hapur nje dege te nje universiteti te nje shteti te huaj ne Shqiperi dhe ne cfare forme ligjore hapet(sh.p.k,ojf…?). Pra te hap nje universitet te huaj ne Shqiperi.","Pershendetje, +Aplikimi per hapjen e nje dege te nje universiteti te huaj behet online nepermjet sistemit E-Albania ne linkun si vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13679. Ju faleminderit!" +"1743884180-166","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Vertetim asistence","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vertetim-asistence","Vertetim asistence","Pershendetje + +Une per momentin marr asistence nga zyra e punes si i papune. Do doja te merrja nje vertetim asistence qe tregon qe une jam duke u trajtuar me asistence. Kjo merret tek zyra e punes apo ne e albania?","Pershendetje. + +Vertetimi qe ju kerkoni merret online, ne portalin E-Albania ne linkun si me poshte vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=7182" +"1743884185-167","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Qertefikat familjare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=qertefikat-familjare","Qertefikat familjare","Qertefikat famuljare","Pershendetje, +Ju mund te pajiseni me certifikate familjare duke klikuar ne linkun si vijon: +https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=377" +"1743884190-168","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Mbiemri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mbiemri-4","Mbiemri","Une jam regjistruar ne universiteti me mbiemrin e vajzerise,gjate studimeve un bera celebrimin dhe mora mbiemrin e bashkëshortit,por ne universitet nuk e ndryshova ,tani pres per te marre diplomën e Bachelorit por tani qe bera regjistrimin per ne master mi shënuan te dy mbiemrat + +Mos ndoshta diploma me del jofunksionale sepse as vete sekretaret nuk po me shpjegonin si duhet","Pershendetje. Fakti qe ke ber lidhje martese dhe ke marre mbiemrin e bashkeshortit nuk ndikon tek vlefshmeria e diplomes." +"1743884195-169","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Pension","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pension-3","Pension","Si jeni + +Ne prill aplikova per pension ,por tek kerkesa kisha shenuar vitet e kooperatives ,sigurimet dolwn me vendimin qe nuk plotesoj 15 vite,pasi 4 vite te koop nuk kisha dite pune.Nderkohe shoqeruar kerkeses kisha cuar dhe vitet qe kisha punuar pas kooperatives ne ndeerrmaje,por ato si kishin pare fare.bera ankim ne drejtori dhe me pas ne komision qendror.Tani tw bej nje aplikim te ri per pension duke perfshire te gjitha periudhat e sakta?apo duhet te pres pergjigjen qe do me vij nga issh qendrore?flm","Pershendetje. Fakti qe po beni nje aplikim te ri nuk e pengon detyrimin e ISsh te ktheje pergjigje dhe tju jape zgjidhje per ceshtjen tuaj" +"1743884200-170","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Njohja e viteve te punes per pension","https://juristionline.al/?questions_of_civil=njohja-e-viteve-te-punes-per-pension","Njohja e viteve te punes per pension","1. Pershendetje, desha te nese nese njihet koha e punes me pak se nje vit per llogaritje pensioni. Pra, nese nje person ndryshon dy pune brenda nje viti, a njihet periudha e punes ne secilin pozicion (rreth disa muaj) si e vlefshme ne llogaritjen e pensionit? Apo duhet plotesuar 1 vit i plote ne nje vend pune per tu njohur? + +2. Si mund te vertetoj nese me ka kapur dypunesimi kur kam nderruar?","Pershendetje. Referuar ligjit per Sigurimet shoqerore dhe shendetesore, referuar nenit 59 Baza e Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë + +paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Nuk eshte e thene qe duhet te plotesosh nje vit pune te plote" +"1743884205-171","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Pezullim aktiviteti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pezullim-aktiviteti","Pezullim aktiviteti","Pershendetje! + +Kemi nje dege ne Shqiperi te nje personi juridik te huaj. Se fundmi ka ardhur nje njoftim per pezullim aktiviteti nga qendra e huaj per degen ne Shqiperi. + +Doja te dija ku mund te shikoj nese ligjerisht aktiviteti ne Shqiperi rezulton i pezulluar ose jo?","Pershendetje. nese ka ardhur nje njoftim qe Aktiviteti i Personit juridik te huaj qe ushtron aktivitet tregtar ne shqiperi do te pezullohet, atehere si rregull kjo vendimarrje eshte nje vendimarrje per te cilen duhet te kerkohet mbledhja e asamblese se pergjithshme. Pas marrjes se njoftimit asambleja e pergjitshme e ortakeve (aksionareve, ne varesi te formes se organizimit) vendos pezullimin e aktivitetit me votim ne asamble sipas parashikimeve ligjore dhe statutore. Me pas ky vendim dergohet ne Qendren Kombetare te Biznesit dhe reflektohet ne Ekstaktin e Shoqerise." +"1743884210-172","https://juristionline.al/?page_id=17363","Administrative222","https://juristionline.al/?cat=160","Gjoba","https://juristionline.al/?questions_of_civil=gjoba-5","Gjoba","Përshëndetje, + +Në rastin kur bëjmë padi kundër vendimit për gjobë nga APP, a e pezullon pagesën e gjobës padia administrative deri në përfundimin e çështjes gjyqësore? + +Faleminderit","Pershendetje, + +Jo nuk pezullohet dhe gjoba do duhet te paguhet. + +Faleminderit." +"1743884222-173","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Avokatia","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pyetje-4","Avokatia","Pershendetje!Kandindati per Avokat deri ne sa here ka te drejte te japi provim e Avokatise?Pershembull Nuk e mere heren e pare Dhe sa here te tjera mund ta japi?","Pershendetje, + +Neni 21 i ligjit Nr.Ligjit Nr. 55/2018 + +“Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, parashikon se kandidati për avokat nuk kalon me sukses provimin e kualifikimit herën e parë, ka të drejtë t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit të avokatisë të radhës, me kushtin që të ketë kaluar një periudhë jo më pak se 6 muaj. + +– Kandidati për avokat mund t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit të avokatisë deri në 4 herë. + +Bashkelidhur ligji per profesioniin e avokatit https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-55-2018-date-23.7.2018.pdf + +Faleminderit!" +"1743884227-174","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Legalizim diplome nga Universiteti Kristal","https://juristionline.al/?questions_of_civil=legalizim-diplome-nga-universiteti-kristal","Legalizim diplome nga Universiteti Kristal","Pershendetje. Ju lutem duhet te bej diplomen me vule apostile. Diploma eshte nga universiteti kristal qe eshte mbyllur. SI duhet te procedoj. Me thane tek arkiva dhe ministria e arsimit por askush nuk jep info te sakte dhe te detajuar te procesit","Pershendetje, + +Drejtohuni prane filialeve te postes Shqiptare nese e dispononi diplome per t’iu ndihmuar me legalizimin/ apostilim. +Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë:http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41 Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. +https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/ +Nese ju nuk e dispononi diplomen drejtohuni prane Ministrise se Arsimit per tu pajisur me diplome ose vertetim perfundim studimesh, dhe me pas dokumenti duhet legalizuar/ apostiluar per tu perdorur jashte vendit. + +Faleminderit!" +"1743884232-175","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","A lejohet të zhvillohet praktika profesionale për mesuesi?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-lejohet-te-zhvillohet-praktika-profesionale-per-mesuesi","A lejohet të zhvillohet praktika profesionale për mesuesi?","Përshëndetje!","Përshëndetje, + +Si fillim nuk ka një ndalim për zhvillimin e praktikës profesionale, nëse ju nuk e kryeni punën në oraret e caktuar për praktikë, ose e thënë ndryshe nëse puna juaj dhe praktika janë në kohë të ndryshme. Në rastin që ju keni marrë leje dhe pa të drejtë page, kjo nuk do të ndikojë në zhvillimin e praktikës profesionale për mësuesi. + +Gjithashtu për më tepër informacion ju ftoj të lexoni rregulloren e organizimit dhe zhvillimin për profesionin e rregulluar të mësuesit: + +https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0004.pdf + +Ju faleminderit!" +"1743884237-176","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Arsimi i lartë universitar/ Cikli Bachelor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=arsimi-i-larte-universitar-cikli-bachelor","Arsimi i lartë universitar/ Cikli Bachelor","Pershendetje, kam nje pyetje lidhur me te drejten e rifillimit te studimeve dhe afatin kohor per kete kerkese. Une si studente e UT, Fakulteti i Shkencave sociale, kam qene studente e brezit 2015-2018 per arsye personale nuk munda te mbyll diplomen me vetem 3 provime te mbatura per ta marre ate. Tani dua te kthehem dhe te perfundoj marrjen e diplomes. Ne paraqitjen time tek sekretariati i shkolles me njoftuan qe e drejta ime per te mbyllur ciklin e studimeve eshte djegur dhe nuk kam mundesi te mbyll provimet dhe te marr diplomen. A eshte e mundur qe brenda 5 viteve pause te digjet e drejta dhe gjithe kreditet per te mbyllur studimet ne ate dege?!","Përshëndetje, + +Për problematikën që ju keni po ju referoj në Rregulloren e Univeristetit të Tiranës, e cila në nenin 43 shprehet për kohëzgjatjen e studimeve, në paragrafin e parë citohet se kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të zgjatë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të stuimeve që parashikon programi, në këtë periudhë nuk do llogaritet periudha e pezullimit që studenti mund të apikojë, sipas përcaktimeve në rregullore në nenin 78 të saj. Nëse studenti nuk mund të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ai katë drejtën të rifillojë studimet në të njëjtin program apo në program tjetër studimi. + +Mesa duket ju keni kalur afatin e shlyerjes së detyrimeve. Gjithsesi për më tepër informacion ju referoj në Rreguloren e UT dhe akte të tjera të cilat qatësojnë situatën tuaj. + +https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/08/rregullore-e-universitetit-te-tiranes.pdf + +https://unitir.edu.al/rregullore-ut/ +Ju faleminderit!" +"1743884242-177","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Informacion në lidhje me universitet private","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-ne-lidhje-me-universitet-private","Informacion në lidhje me universitet private","Pershendetje, jam nje studente e vitit te pare ne nje universitet privat ne Tirane. Jam e regjistruar ne universitet si program i dyte studimi dhe kam paguar komplet tarifen e plote te vitit te pare. Problemi lind sepse nuk jam pajisur me numer matrikullimi. E theksoj se ne momentin e regjistrimit nuk kisha plotesuar formular AZ1 qe plotesohet per maturanter e vjeter. Doja te dija nese nuk pajisem me numer matrikullimi a kam te drejte ti kerkoj universitetit pagesen e paguar ne fillim te vitit akademik? E theksoj se ne kontraten e studimit ishte e shkruar nje pjese ku thuhet we studenti nuk diplomohet nese nuk pajiset me numer matrikullimi. Un nuk e mendova qe ekziston mundesia e mos pajisjes me numer matrikullimi duke qene se fakultetin e pare e kam kryer ne shtet dhe nuk kam psur ndonjeher probleme, prandaj edhe pgesene kam kryer ne nje kest te plote. Pervec kesaj ne momentin qe mora info diten e regjistrimit me thane qe duke qene fakultet i dyte nuk eshte e domosdoshme aplikimi me formular mjaftonte te sillja dilomat e noterizuara dhe listen e notave.","Përshëndetje, + +Si fillim dua t’u them se çdo Universistet ka statutin, rregullore, vendime të veçanta për mënyrën e funksionimit, kërkesat për ciklet e studimit, pagesat e tarifave, dhe duhet të bazohemi në elementë të trajtuara në aktet përkatëse për të dhënë një përgjigje të saktë mbi problemetikën e adresuar. + +Gjithsesi pagesa e tarifës nuk mund të jetë e justifikuar për aq kohë sa ju ligjërisht nuk jeni të regjistruar dhe nuk keni një numër matrikulimi e cila më pas ju lejon të merrni diplomën. + +Ajo që mund të sugjerojmë është se ju mund t’i drejtoheni me kërkesë për kthimin e tarifës vjetore të paguar së bashku me peridhën kohore përkatës, administratorit të Universitetit. Ju duhet të bazoheni në atë çfarë parashikon statuti dhe vendimet që ka nxjerrë Univeristeti. + +Më poshtë po ju referoj si informacion të përgjithëshëm VKM-në mbi gjenerimin dhe dhënin e numrit të matrikulimit: + +http://qsha.gov.al/infos/legjislacioni/udhezim_45_matrikullim.pdf +Ju faleminderit!" +"1743884247-178","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Kam mbaruar studimet bachelor infermieri e pergjithshme ne universitetin kristal","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kam-mbaruar-studimet-bachelor-infermieri-e-pergjithshme-ne-universitetin-kristal","Kam mbaruar studimet bachelor infermieri e pergjithshme ne universitetin kristal","Pershendetje,kam mbaruar studimet infermieri e pergjithshme bachelor ne ish universitetin Kristal ne vitet 2010-2013 pra kur ishte i akredituar. Problemi eshte qe un nuk arrita te mar diplomen “kartonin” dhe ato i mbyllen zyrat. Jam interesuar tek ministria Arsimit e ato nuk me kthejne asnje lloj pergjigjie,me than shkruaj leter me poste arkives shteterore,e bera dhe me ktheu prgj regjistrin e universitetit ku aty figuronte emri im me nr id e gjithcka,dhe ishte shkruar qe “nga kerkimet e bera ne disponojme keto dokumente,dhe ku kane shkruar qe rezulton qe un kam kryer studimet ne ate universitet. Shoket e shoqja ime e bankes sot punojne infermier ndersa un nuk gjej dot asnje zgjidhje. Si mundem ta zgjidh kete gje qofte dhe ne rruge juridike !? Ju faleminderit","Pershendetje, + +Dokumentet nuk nxirren nga arkiva Qendrore, por ju mund te merrni nje kopje te fletes se Amzes dhe te fletes se regjistrit me vulen e arkives. Kete me pas duhet ta legalizoni prane Ministrise se Arsimit dhe Sportit per ta perdorur ne vendet ku ju do te aplikoni. + +Faleminderit!" +"1743884252-179","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","A përbën problem në diplomë ndryshimi i qytetit sipas ndarjes së re administrative?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-perben-problem-ne-diplome-ndryshimi-i-qytetit-sipas-ndarjes-se-re-administrative","A përbën problem në diplomë ndryshimi i qytetit sipas ndarjes së re administrative?","Përshëndetje! + +Kam korrigjuar së fundmi një gabim në shkrimin e fshatit të lindjes, por për shkak të ndarjes së re administrative, ky fshat i ka kaluar një bashkie tjetër dhe për rrjedhojë tani më kanë ndryshuar qytetin e lindjes. Në diplomë do të shfaqet fshati i lindjes, qyteti apo të dyja bashkë? + +Ne terma të përgjithshëm, a mund të jetë problem për mua kjo gjë në të ardhmen dhe çfarë opsionesh kam për ta zgjidhur?","Përshëndetje, + +Në diplomë shënohet qyteti i lindjes, ai që rezulton dhe në mjetin tuaj të identifikimit pasaportë apo ID. + +Elementët më të rëndësishëm të diplomës janë numri i matrikullimit dhe numri i ID së maturës shtetërore. Vendi i lindjes nuk është se konsiderohet element esencial i saj. + +Megjithatë, nëse i referohemi njohjes së diplomës jashtë shtetit apo procedurave të vizës/llotarisë keni gjasa që të jetë element që mund të paraqesë probleme. Ju këshillojmë që të kërkoni vërtetmin për ndreqjen e gabimit material që keni bërë dhe vërtetimin e ndryshimit të Bashkisë në të cilën fshati ka qenë dhe në të cilën është aktualisht. Ritheksojmë se këto dokumentacione t’i keni nëse dikush do t’ja u kërkojë në një moment të caktuar. + +Nëse doni siguri të plotë dhe t’i paraprini cdo situate, mund të ndiqni rrugën gjyqësore. Nuk është lloj i procesit që merr shumë kohë. + +Nëse do ju duhet asistencë juridike mund të na kontaktoni në kategorinë e pyetjeve me pagesë. + +Faleminderit." +"1743884257-180","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Kartoni Diplomes Master","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kartoni-diplomes-master","Kartoni Diplomes Master","Pershendetje!","1 +Përshëndetje, + +Në këtë rast, për aplikime mund të përdorni dhe vërtetimin e student që përmban informacionin e sipërcituar nga ju. + +Ky vërtetim nuk është ekuivalent me diplomën, që do të thotë mund të ketë dhe institucione ose subjekte që mund të mos e pranojnë nëse nuk është diplomë, megjithatë kur të dorëzoni vërtetimin mund të bëni dhe specifikimet nga ana juaj se pse nuk e dispononi ende kartonin e diplomës. + +Faleminderit. + +JuristinOnline" +"1743884262-181","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Arsimi i larte kohezgjatja maksimale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=arsimi-i-larte-kohezgjatja-maksimale","Arsimi i larte kohezgjatja maksimale","Pershendetje + +Nje student mjeksie ka filluar studimet ne 2011-2012. E kap ligji i kohezgjatjes maksimale?","Pershendetje, + +Bazuar ne ligjin nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” ne nenin 90 parashikohet se: “Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet.” + +Nese kohezgjatja normale e programit te studimit ne vitin 2011 ka qene 5 vjet, atehere kohezgjatja maksimale eshte 10 vjet. Afat i cili aktualisht ju ka kaluar. + +Faleminderit." +"1743884267-182","https://juristionline.al/?page_id=17363","Arsimi20","https://juristionline.al/?cat=49","Keshille","https://juristionline.al/?questions_of_civil=keshille-2","Keshille","Pershendetje, + +Dua te bej njesimin e diplomes se universitetit ne shqiperi. + +Tek udhezimet e MASh, permend se duhet te paraqes “ diplomën/certifikatën profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar + +nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me + +diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga + +vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe + +nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë.","Pershendetje, + +Per perkthimin behet vertetim perkthim dhe jo njehsim me origjinal. + +Nderkohe qe noterizuar do duhet dokumenti origjinal. Origjinali ju mbetet ju, nderkohe qe Noteri e fotokopjon dhe ben njehsimin me origjinalin. + +Faleminderit." +"1743884278-183","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Marrja e shtetësisë së Shqipërisë","https://juristionline.al/?questions_of_civil=marrja-e-shtetesise-se-shqiperise","Marrja e shtetësisë së Shqipërisë","Përshëndetje doja të ju pyes në lidhje me marrjen e shtetësisë së Shqipërisë. Jam nga Kosova. Gjyshi im ka poseduar një pasaportë shqiptare, dhe tani pasaporta është me afat të skaduar, ai ka vdek, deshta të dijë nëse pasardhësit e tij mund të paijisen me pasaportë shqiptare, apo jo.","Përshëndetje, + +Ju mund kerkoni perfitimin e shtetesise shqiptare me origjine. Kjo menyre fitimi e shtetesise shqiptare është e mundur kur i huaji plotëson kriteret e parashikuara në nenin 6 të ligjit Nr. 113/2020 “Për Shtetësinë” dhe Udhezimi Nr.65, date 04.02.2021. Kërkesa për fitimin e shtetësise shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit. + +Ne nenin 6 te Ligjit 113/2020 percaktohen kushtet e fitimit te shtetesise me natyralizim: + +1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të + +paralindurin. + +2. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji. + +3. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit. + +Pika (dh) dhe (ë) e nenit 8 si më poshtë vijon: + +dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar + +parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; + +ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. + +Faleminderit!" +"1743884283-184","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Shtetesia greke","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shtetesia-greke","Shtetesia greke","A e perfitoj une shtetesin greke nga stergjyshja ime?","Përshëndetje, + +Kjo është një cështje qe i jepet përgjigje mbi bazën e parashikimeve të legjsilacionit grek. + +Ju këshillojmë të pyesni pranë Ambasadës Greke në Tiranë në lidhje me këtë pyetje dhe për procedurat që do duhet të ndiqni nëse do të aplikoni për fitimin e shtetësisë. + +Faleminderit." +"1743884288-185","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Lenia e shtetesise shqiptare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=lenia-e-shtetesise-shqiptare-2","Lenia e shtetesise shqiptare","Kam aplikuar per lenien e shtetesise shqiptare Shtatorin e kaluar. Dosja u kthey ne Mars per gabim ne emrin e nenes. Tani ka kaluar perseri neper institucione dhe shpresoj te kete arritur te presidenti.","Përshëndetje, + +Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria nxjerr dekretin për lënien e shtetësisë së kërkuesit. + +Kopje e dekretit i dërgohet edhe Ministrisë së Brendshme për të kryer veprimet e nevojshme administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjendjen civile. + +Po, mund të dërgoni e-mail, nuk ka asnjë problem. Dhe nëse keni ndonje arsye të argumentuar që ju duhet sa më shpejt, mund të provoni dhe kërkesë për mbajtjen në konsideratë të aplikimit në një kohë sa më të shpejtë të jetë e mundur. + +Faleminderit." +"1743884293-186","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Mos-domosdoshmeria e Lejes se Qendrimit si kusht per te fituar shtetesine shqiptare.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mos-domosdoshmeria-e-lejes-se-qendrimit-si-kusht-per-te-fituar-shtetesine-shqiptare","Mos-domosdoshmeria e Lejes se Qendrimit si kusht per te fituar shtetesine shqiptare.","Pershendetje, sic e kuptoj une Nenin 8 para. 3 te Ligjit per Shtetesine, i huaji i martuar me shtetas shqiptar prej me shume se 3 vjetesh duhet te kete pasur te pakten nje vit qendrimi ne Shqiperi per te fituar shtetesine por NUK kerkohet qe ai/ajo te kete leje qendrimi te vlefshme domosdoshmerisht ne momentin e aplikimit. Pra i huaji mund te kete jetuar ne Shqiperi vitin e pare te marteses ndersa 2 vitet e tjera bashkeshortet te kene jetuar jashte dhe prape se prape i huaji i ploteson kushtet e dispozites se cituar per fitimin e shtetesise pavaresisht se ne momentin e aplikimit ai/ajo nuk ka leje qendrim. A eshte leximi im i sakte, pra a kerkohet leje qendrim si kusht per fitimin e shtetesise nga i huaji i martuar me shqiptar?","Përshëndetje, + +Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj. + +Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe: + +3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar). + +4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar). + +Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) . + +Faleminderit." +"1743884298-187","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Shtetesia Shqiptare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shtetesia-shqiptare-2","Shtetesia Shqiptare","Pershendetje, pyetja ime lidhet marrjen e shtetesise. Jam e martuar prej me sh se 3 vjetesh me shtetas Shqiptar. Vitin e pare te marteses (2021-2022) kam jetuar ne Shqiperi dhe kam leje-qendrimin perkates. Pas asaj kohe nuk kam jetuar me ne Shqiperi, pra aktualisht nuk kam leje-qendrim Shqiptar sepse nuk jetoj ne Shqiperi. Ligji per Shtetesine parashikon qe shtetesia fitohet me bashkim familjar nese personi eshte martuar prej me shume se tre vjetesh dhe ka jetuar te pakten nje vit ne Shqiperi (pa e specifikuar vitin). Une i plotesoj keto kushte, dhe kushtet e tjera, por aktualisht nuk jetoj ne Shqiperi dhe s’kam leje-qendrim te vlefshem. Pyetja eshte: a e ndalon ligji fitimin e shtetesise nese aplikuesi i ploteson kushtet e Nenit 8 par. 3 te Ligjit per Shtesise por nuk jeton ne Shqiperi ne momentin e aplikimit?","Përshëndetje, + +Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj. + +Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe: + +3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar). + +4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar). + +Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) . + +Faleminderit." +"1743884303-188","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-per-informacion-lidhur-me-fitimin-e-shtetesise-shqiptare-nga-nje-shtetas-i-republikes-se-kosoves","Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”","Pershendetje,","Përshëndetje, + +Për fitimin e shtetësisë me origjinë do duhet: + +1. Të vërtetohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin shtetas shqiptar; + +2. Nuk keni qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; + +3. Nuk përbëni kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. + +Për fitimin e shtetësisë me natyralizëm do duhet të plotësoni këto kushte: + +a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; + +b) ka zotësi juridike për të vepruar; + +c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt; + +ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë; + +d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; + +dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; + +e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë; + +ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. +I. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME ORIGJINË + +1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit. + +a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës; + +b) certifikatë personale dhe familjare; + +c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind; + +d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident + +e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë. + +II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE ME NATYRALIZIM + +1. I huaj mbi 18 vjeç, me qëndrim të rregullt në Shqipëri: + +a) kërkesë e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës; + +b) dokumentet për nivelin A2 të njohurive të gjuhës shqipe (lëshuar nga institucioni përkatës arsimor) dhe të ketë kaluar testin e njohurive bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë; + +c) leje e përhershme qëndrimi e lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noterizuar); + +d) vërtetim nga Autoriteti i Kufirit dhe Migracionit që ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë; + +e) akti i pronësisë së banesës ose kontrata e marrjes me qira të banesës (fotokopje e noterizuar); + +f) dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noterizuar); + +g) kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga organet tatimore për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar); + +h) dëshmi e gjendjes gjyqësore e marrë në vendin e origjinës, në një shtet të tretë dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm për gjashtë muajt e fundit; + +i) mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore, për sjelljen dhe qëndrimin e aplikuesit në Republikën e Shqipërisë (përpilohet nga seksioni i policisë kriminale); + +j) fotografi e aplikantit, tri copë (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre); k) mandatpagesë. + +Përsa i përket procedurës do duhet fillimisht të aplikoni në e-albania dhe të ngarkoni në formatin pdf dokumentacionin e kërkuar. Më pas do të njoftoheni për dorëzimin e dokumentacionit origjinal fizikisht. + +Faleminderit." +"1743884308-189","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-per-informacion-lidhur-me-fitimin-e-shtetesise-shqiptare-nga-nje-shtetas-i-republikes-se-kosoves-2","Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”","Pershendetje,","Përshëndetje, + +Për fitimin e shtetësisë me origjinë do duhet: + +1. Të vërtetohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin shtetas shqiptar; + +2. Nuk keni qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; + +3. Nuk përbëni kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. + +Për fitimin e shtetësisë me natyralizëm do duhet të plotësoni këto kushte: + +a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; + +b) ka zotësi juridike për të vepruar; + +c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt; + +ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë; + +d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; + +dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; + +e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë; + +ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. +I. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME ORIGJINË + +1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit. + +a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës; + +b) certifikatë personale dhe familjare; + +c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind; + +d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident + +e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë. + +II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE ME NATYRALIZIM + +1. I huaj mbi 18 vjeç, me qëndrim të rregullt në Shqipëri: + +a) kërkesë e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës; + +b) dokumentet për nivelin A2 të njohurive të gjuhës shqipe (lëshuar nga institucioni përkatës arsimor) dhe të ketë kaluar testin e njohurive bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë; + +c) leje e përhershme qëndrimi e lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noterizuar); + +d) vërtetim nga Autoriteti i Kufirit dhe Migracionit që ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë; + +e) akti i pronësisë së banesës ose kontrata e marrjes me qira të banesës (fotokopje e noterizuar); + +f) dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noterizuar); + +g) kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga organet tatimore për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar); + +h) dëshmi e gjendjes gjyqësore e marrë në vendin e origjinës, në një shtet të tretë dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm për gjashtë muajt e fundit; + +i) mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore, për sjelljen dhe qëndrimin e aplikuesit në Republikën e Shqipërisë (përpilohet nga seksioni i policisë kriminale); + +j) fotografi e aplikantit, tri copë (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre); k) mandatpagesë. + +Përsa i përket procedurës do duhet fillimisht të aplikoni në e-albania dhe të ngarkoni në formatin pdf dokumentacionin e kërkuar. Më pas do të njoftoheni për dorëzimin e dokumentacionit origjinal fizikisht. + +Faleminderit." +"1743884312-190","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-e-humbet-shtetesine-shqiptare-nje-azilkerkues-i-deportuar-nga-anglia","a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia?","a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia? Pasi kom nipin qe eshte deportuar nga anglia, pasi i eshte refuzuar kerkesa per azil?","1 +Përshëndetje, + +Jo nuk e humbet. Rastet e humbjes së shtetësisë janë vetëm me anë të kërkesës për lënien e shtetësisë ose heqja e saj në rastet kur vërtetohet se shtetasi ka paraqitur dokumente të falsifikuara për fitimin e shtetësisë ose kur shtetasi përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. + +Faleminderit." +"1743884317-191","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","fitimi i nenshtetesise shqiptare nga shtetasit kosovare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=fitimi-i-nenshtetesise-shqiptare-nga-shtetasit-kosovare","fitimi i nenshtetesise shqiptare nga shtetasit kosovare","Sa kohe duhet per te mare nenshtetesi shqipatre nje shtetas kosovare me origjine ?","Përshëndetje! + +Koha e parashikuar e procesit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare është 6 muaj. Për më tepër informacion mund të klikoni në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627 . + +Faleminderit." +"1743884322-192","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shtetësi21","https://juristionline.al/?cat=60","Aplikim per pashaport Bullgare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=aplikim-per-pashaport-bullgare","Aplikim per pashaport Bullgare","Persh . Kam nusen Shtase Bullgare jemi te martuar afersisht 3 vite bashk Dhe aktualisht jetoi ne gjermani punoi prej dy vitesh I Paisur me leje qendrimi,Dhe dua te aplikoi per pashaport bullgare dua te di cfare procedurash duhet te ndiek Dhe si te veproi,faleminderit.","Përshëndetje, + +JuristiOnline ofron këshillim ligjor për cështje të cilat lidhen me zbatimin dhe interpretimin e legjislacionit shqiptar. Për fitimin e shtetësisë do duhet t’i referoheni legjislacioni të shtetit në të cilin do të aplikoni për fitimin e shtetësisë. + +Faleminderit." +"1743884333-193","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Ndihme ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-ekonomike-2","Ndihme ekonomike","Pershndetje. Jam nje banor i kombinatit. Jam 30 vjec, kam bere 17 here operime pa pune jam. Nuk perfitoj asgje as ndihme ekonomike edhe as kemp.  Po patet mundesi na ndihmoni. Pres pergjigje nga ju.","Pershendetje + +Ne rast se ju nuk jeni kategori perfituese e Kmacp per shkak te ligjit, ju mund ti drejtoheni Sherbimit Social Shteterore per tu trajtuar me pension e paaftesise. + +Per kete ju duhet te dispononi dokumentacionin si meposhte : + +1. Flete drejtim + ekazaminime (merren ne spital) + +2. kopje dokumenti identifikimi + +3. certifikat familjare + +4. vertetim 5 vitet e fundit nuk kane se paku 12 muaj sigurim shoqeror, ne vijim ju mund te beni aplimin ne bashki dhe kjo e fundit ia percjell sherbimit Shteterore Social. + +Faleminderit" +"1743884338-194","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Bonus I bebes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=bonus-i-bebes","Bonus I bebes","Pershendetje.jam shtatzan me femijen e 4.Dua te di a e perfitoj bonusin e bebes ju lutem dhe sa lek mund te mar","Pershendetje + +Po ju e perfitoni bonusin e bebes. + +Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë; + +Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë; + +Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë; + +Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; + +Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë. + +Ne rastin tuaj bonusi i bebes eshte ne masen 120 mije leke. + +Faleminderit" +"1743884343-195","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Ndihmë ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-ekonomike-4","Ndihmë ekonomike","Përshëndetje ,","1 +Përshëndetje, + +Bazuar në problemin që ju shtroni ka referim të qartë ligjor, pavarësisht nëse ju mund ta vlerësoni jo të arsyeshëm, në neni 15 i ligjit Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, parashikon përjashtimi nga ndihma ekonomike si më poshtë: + +1. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë gjashtëmujore familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: + +a) kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë; + +e) kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat; + +ë) anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç. + +Këto raste ligjvënësi i ka parashikuar si përjashtime dhe abuzim me nidmën ekonomike, si në rastin e ndarjeve të qëllimshme për të arritur plotësimin e kushteve ashtu edhe në rastin kur ka persona të aftë për punë madhor me qëllim nuk rezultojnë punëkërkues. + +Gjithashtu ju keni të drejtën të ankoheni, si fillim në rrugë administrative dhe më pas me padi në gjykatë. Neni 29 i ligjit u jep palëve mundësinë e ankimit administrativ dhe me pas gjyqësor, si më poshtë: + +1. Aplikuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë dhe personi me aftësi të kufizuar, kur gjykon se i është shkelur një e drejtë e garantuar nga ky ligj, mund të paraqesin ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. + +2. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni. + +4. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. + +Ju faleminderit!" +"1743884348-196","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Nenë e vetme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nene-e-vetme","Nenë e vetme","Unë jam një nënë e vetme, me një djalë 13 muajsh. Do doja të dija çfarë përfitimesh kam nga shteti në këtë gjendje që jam? Nuk kam shtëpinë timen dhe rroga ime është neto 50.000 Lekë. Falemidnerit!","Përshëndetje! + +Bazuar në ligjin nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”. + +Neni 7, i ligjit nr.57/2019 shprehet se përfituesit e ndihmës ekonomike janë: + +a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; + +b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; + +c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; + +ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; + +d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. + +Ku aplikohet për ndihmë ekonomike? + +Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. + +Kur aplikohet për ndihmën ekonomike? + +Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore. + +Si aplikohet? + +Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. +Nëse ju jemi në kategoritë e përfituesve të asistencës sociale apo ndihmës ekonomike, kjo është rruga që mund të ndiqni. +Ju faleminderit!" +"1743884353-197","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Perfitimet nga shteti per nenat beqare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perfitimet-nga-shteti-per-nenat-beqare","Perfitimet nga shteti per nenat beqare","Unë jam një nënë e vetme, me një djalë 13 muajsh. Do doja të dija çfarë përfitimesh kam nga shteti ? Nuk kam shtëpinë time dhe kam marre nje urdher mbrojtje per ish bashkejetuesin.","Pershendetje, + +Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, janë përfitues të skemave sociale, ndihmë ekonomike, Për këtë ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social. + +Gjithashtu ju mund të përfitoni nga skemat e punesimit si dhe praktikave profesionale per nxitjen e punesimit, praktika profesionale te cilat ofrohen nga zyrat e punes. + +Faleminderit!" +"1743884358-198","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Nënë e vetme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nene-e-vetme-2","Nënë e vetme","Pershendetje! + +Jam nje nene e vetme pa asnje te ardhur per te jetuar pervec nje ndihme ekonomike nga fondi 6 % i Bashkise me nje shume 2970 Leke ne muaj dhe pa asnje te ardhur tjeter. Jetoj vetem me ushqime qe me falin komshinjte. Une jam e semure e operuar dhe e pa afte per te punuar.Kam nje femije 10 vjece per te rritur e vetme . Doja te dija cfare mund te perfitoj ndonje te ardhur nga shteti ne kete gjendje qe jam. A mund te me ndihmoni me ndonje informacion ne baze te ligjit per ndihmen sociale per personat ne nevoje? Faleminderit","Pershendetje, + +Bazuar në ligjin nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”, ju jeni tashme perfituese nga ky ligj. Gjithashtu, une ju sugjeroj t’i drejtoheni me shkrese Njesise per Mbrojtjen e Femijeve prane Bashkise, per te pyetur nese mund te perfitosh ndonje ndihme ne ushqime, duke qene se ata jua shperndajne familjeve ne nevoje ne rastin kur ata i disponojne. Ju sugjeroj gjithashtu te kontaktoni edhe me organizatat jofitimprurese te cilat mund t’ju vijne ne ndihme me ushqime apo vlera monetare te caktuara. + +Gjithashtu, ju mund te aplikoni edhe ne programet e strehimit social prane Bashkise tuaj ne momentin qe hapen aplikimet, ne rast se ju nuk dispononi banese, duke kerkuar banese sociale apo subencionimin e qerase rast pas rasti, ne respektim te ligjit “Per strehimin social” + +Faleminderit!" +"1743884363-199","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Ndihme Sociale","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-sociale","Ndihme Sociale","Pershendetje . + +Kam 6 muaje qe marre ndihme sociale , por sot me kane informuar qe jam penalizuar per 6 muaje pasi djali im kishte 2 muaj qe kishte blere nje makine edhe nuk e deklaronte tek njesia administrative . + +Mund te nderpresin ndihem sociale? + +Faleminderit.","Përshëndetje, + +Po, kanë të drejtë të ja u ndërpresin pasi sipas legjislacionit në fuqi, Ligji nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se: + +Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë gjashtëmujore familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: + +ç) fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë; + +d) nuk paraqiten për deklarim dhe/ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social-ekonomike çdo tre muaj pranë administratorit shoqëror. + +Faleminderit + +JuristinOnline" +"1743884368-200","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Ndihme ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-ekonomike-5","Ndihme ekonomike","Pershendetje, + +Si mund te verifikoje nese mund te perfitoje ndihme ekonomike ne kushtet ne te cilat ndodhem?","Përshëndetje, + +Bazuar në Ligjin nr 57, datë 04.09.2019 “Për asistencën sociale në RSH”, VKM nr. 597, datë 4.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, Përfituesit e ndihmës ekonomike janë: + +a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; + +b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; + +c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; + +ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; + +d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. + +Aplikimin mund ta beni ne portalin e-albania. + +Faleminderit." +"1743884373-201","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Pyetje per perfitimin e ndihmes ekonomike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pyetje-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike","Pyetje per perfitimin e ndihmes ekonomike","Cfare kriteresh duhet te permbushen qe te perfitoj ndihme ekonomike ??","Pershendetje, +Lutem te konsultoheni ne detaje me aktin perkates nenligjor duke klikuar ne linkun si vijon ku specifikohen kriteret e te qenurit kategori perfituese si dhe procedura e aplikimit: +https://qbz.gov.al/share/0GCljNIgSuWW5I74RqBMTw +Gjithashtu, nese ju nevojitet asistence per kryerjen e procedurave te aplikimit mund te drejtoheni prane Qendres se Sherbmit te Ndihmes Juridike Paresore me te afert me vendbanimin tuaj, ne adresat si me poshte vijon: +https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/ndihma-juridike-paresore/ +Ju faleminderit!" +"1743884378-202","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ndihma Ekonomike29","https://juristionline.al/?cat=25","Kredi e bute","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-e-bute","Kredi e bute","Pershendetje . Jam nje familje prej 3 vetash dhe vetem bashkeshorti punon yaxi dhe te ardhurat mujore i shkojn 2.2 mln ne muaj . A mund ta perfitojme ne kredine e bute ?? Nuk ka asnje banese ne pronesi dhe eshte kryefamiljar. Jetojme me prinderit e bashkeshortit por nuk kemi hapesire te mjaftushme per te jetuar te gjithe?","Përshëndetje, + +Programi “Subvencionimi i Interesave të Kredisë targeton familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Gjithashtu synon të mbështesë të gjithë individët dhe familjet që kanë vendbanim në territorin e Bashkisë Tiranë si dhe janë brenda kufirit të përcaktuar të të ardhurave, miratuar me Vendimin nr.103 datë 8.10.2024 të Këshillit Bashkiak për “Miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/ familjet për t’u trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”. + +Referuar pikës 3 të këtij vendimi, individi/familja duhet të paraqesë kërkesën për të përfituar (Faza 1) nga ky program përmes portalit qeveritar “e-albania”, brenda 30 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. + +Në momentin e hapjes së thirrjes për këtë program do të ketë një njoftim publik për fazën e parë, fazën e dytë dhe afatet përkatëse. Për të marrë asistencën e duhur, lutemi të paraqiteni pranë njësisë administrative ku jeni e regjistruar ose në faqen zyrtare http://www.tirana.al. + +Faleminderit!" +"1743884389-203","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Kontratë Dhurimi (pasuri e luajtshme) nga të tretët tek një SHPK","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-dhurimi-pasuri-e-luajtshme-nga-te-tretet-tek-nje-shpk","Kontratë Dhurimi (pasuri e luajtshme) nga të tretët tek një SHPK","Përshëndetje, + +Ne momentin kur nje person i trete (individ),(kuy person eshte ortak i nje shoqerie X, e cila eshte 100% ortak i shoqerise Y), i dhuron nje pasuri te luajtshme (ne rastin konkret nje makine) Shoqerise Y, por ne cilesine si Individ dhe jo ortak. A fiton kuote ky person tek Shoqeria Y, pra a behet ortak tek kjo shoqeri duke qene se ka dhuruar nje pasuri te luajtshme si individ?","Përshëndetje, + +Po i referohem mënyrave të fitimit të pronësisë, konkretisht nenit 73, kuotat e kapitalit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar e të drejtat që rrjedhin prej tyre mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet: + +a) kontributit në kapitalin e shoqërisë; + +b) shitblerjes; + +c) trashëgimisë; + +ç) dhurimit; + +d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. + +Në rastin e kalimit të kuotave me kontratë, kontrata duhet të bëhet me shkrim. Gjithashtu, statuti mund të kushtëzojë kalimin e kuotave, veçanërisht duke përcaktuar miratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëve të tjerë. + +Kuota dhe aksioni, edhe pse janë tituj pronësie të një lloji pasurie të veçantë, në çdo rast rrjedhin nga kontribute që janë bërë për qëllim të krijimit ose zhvillimit të shoqërisë. Mbajtësi i tyre, në çdo rast, zotëron nëpërmjet tyre, në mënyrë të tërthortë të drejta mbi sende të luajtshëm apo të paluajtshëm, nga të cilat burojnë kuotat apo aksionet. Megjithatë, bazuar në rrethanat të cilat ju citon, kuptohet se dhurimi nuk është bërë në kuadër të investimit si ortak kundrejt fitimit të kuotave në shoqëri,por në cilësinë e një invividi i cili shpreh vullnetin e tij për të dhuaruar një pasuri në favor të një personi juridik privat duke mos e kthyer këtë individ në ortak. + +Gjithashtu nëse jemi para rastit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar neni 68 shprehet se:Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. + +2. Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. + +Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjete investimi për publikun e gjerë.Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet në natyrë në marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para. +Ju faleminderit!" +"1743884394-204","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","NDRYSHIM I VENDIMIT TE ORTAKUT","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshim-i-vendimit-te-ortakut","NDRYSHIM I VENDIMIT TE ORTAKUT","A mund te anullohet nje vendim i ortakut te vetem te nje SHPK-je, pasi e ka dhene vendimin 5vjet me pare per likujdimin me kompensim? Cila eshte referenca ligjore ne rast se po?!","Përshëndetje, + +Bazuar në nenin 81 të ligjit nr.9901/2008, nëse shoqëria zotërohet nga një ortak, të drejtat dhe detyrimet e asamblesë së përgjithshme ushtrohen nga ortaku i vetëm. Të gjitha vendimet e marra nga ortaku i vetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar në to, vendimet për: + +a) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; + +b) shpërndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve; + +c) investime; + +ç) vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. + +Vendimet e paregjistruara në regjistrin e vendimeve janë absolutisht të pavlefshme. Shoqëria nuk mund t’i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar të drejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për pavlefshmërinë, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. + +Përsa i përket Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar i referohemi neni 104 likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese, me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji. +Ju faleminderit!" +"1743884399-205","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Hapja e degës së huaj nga kompania mëmë","https://juristionline.al/?questions_of_civil=hapja-e-deges-se-huaj-nga-kompania-meme","Hapja e degës së huaj nga kompania mëmë","Pershendetje,","Përshëndetje, +Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar. + +Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi. + +Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. + +Tatimpaguesit, në interes të tyre, por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë. + +Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore. + +Për më tepër informacion po ju referoj më poshtë: + +https://www.qkb.gov.al/informacion-mbi-proceduren/regjistrimi-i-biznesit/regjistrimi-i-ndryshimeve/ +Ju faleminderit!" +"1743884405-206","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Vendimet e Asamblese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vendimet-e-asamblese","Vendimet e Asamblese","Pershendetje! Nje sqarim ju lutem!","Përshëndetje, + +Vendimet duhet të jenë në të dyja gjuhët, të përkthyera nga një përkthyes zyrtar si dhe duhet të bëhet vërtetim përkthimi pranë një Noteri. Kjo referuar dhe rregullimit ligjor që bëhet nga Ligji nr. 110/2018 “Për Noterinë”, i ndryshuar. + +Faleminderit." +"1743884410-207","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Aksionet","https://juristionline.al/?questions_of_civil=aksionet","Aksionet","Jane dy aksioner, kane bere shitjen e aksionit dhe ka blere tjetri me noter, u aplikua qkb, kontrata, ai i pendua per shitjen dhe ka bere nje deklarat noteriale per anullim, revokim me kontrate nuk ka bere,ka aplikuar qkb, per rezfuzim, a duhet qkb ta regjistroi kontraten e shitjes? Ne rast se jo cfare behet me kete kontrate nqs nuk regjist qkb , se pala tjeter nuk pranon per revokim?","Përshëndeje, + +Normalisht QKB do duhet të procedojë me regjistrimin e kontratës së shitjes pasi për anulimin e saj dhe për të penguar QKB-në në kryerjen e regjistrimit do duhet të depozitohej revokimi i kontratës i nënshkruar nga të dyja palët (shitës dhe blerës) ose nëse nuk është plotësuar ndonjë nga kushtet kontraktore me rëndësi, mund të procedonit me zgjidhjen e kontratës dhe më pas vënien në dijeni të QKB-së. + +Ndryshimi i dëshirës/mendimit të shitësit i pashprehur në format e duhura dhe të lejuara ligjore, nuk mund të jetë detyrues për QKB-në. + +Faleminderit." +"1743884415-208","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","A duhet vendim asambleje per saktesim adrese?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-duhet-vendim-asambleje-per-saktesim-adrese","A duhet vendim asambleje per saktesim adrese?","Pershendetje te nderuar, + +Faleminderit per pergjigjet dhe punen qe po beni.","1 +Përshëndetje, + +Për kryerjen e veprimeve të përmendura nga ju (ndryshim kontakti, e-mail dhe saktësim adrese) është i nevojshëm vendimi i Asamblesë së Përgjithshme pasi janë veprime të cilat lidhen me ndryshimin e Statutit. Ndërkohë përsa i përket rolit të administratorit/përfaqësuesit të shoqërisë ata kanë si detyrë vetëm të kryejnë regjistrimet dhe dërgojnë të dhënat e detyrueshme të shoqërisë, siç parashikohet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. + +Përsa i përket saktësimit të adresës, gjykojmë se është e njëjta procedurë me atë të ndryshimit të saj. + +Faleminderit." +"1743884420-209","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Detyrimet ne nje SHPK","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pershendetje-19","Detyrimet ne nje SHPK","Doja te dija se deri ne çfare mase mban pergjegjesi ne shlyerjen e detyrimeve nje SHPK? Dmth ne rast te detyrimeve kreditore ndaj Bankave etj + +Ju faleminderit!","Përshëndetje, + +Shlyerja e detyrimeve do të mbahet nga fitimi i realizuar. Nëse ky fitim është i pamjaftueshëm, përgjegjësia e SHPK-së shtrihet deri ne vlerën e kapitalit fillestar. + +Faleminderit." +"1743884425-210","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=cfare-dokumentash-duhen-per-te-hapur-nje-biznes-perkthimi","Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi?","Pershendetje, + +Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi? Jam nje profesionist i cili ka mbaruar per Mesimdhenie Anglisht, dhe do te doja te isha i certifikuar per perkthyes ligjor.","Pershendetje, + +Varet se ne cfare forme do e themeloni biznesin tuaj, si person fizik, SHPK apo forma te tjera. + +Procedurat realizohen nepermjet portalit e-albania respektivisht ne linqet https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15356 ose https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15186 . Ne secilin prej linqeve gjeni dhe dokumentacionin e nevojshem per aplikim. + +Faleminderit." +"1743884430-211","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Personi fizik","https://juristionline.al/?questions_of_civil=personi-fizik","Personi fizik","Ne rastin embledhjes me force te detyrimeve tatimore te prapambetura, a shtrihen detyrimet e prapambetura tatimore te nje tatimpaguesi person fizik edhe ne pasurine e tij personale?","Përshëndetje, + +Po, kjo pasi tregtari/personi fizik, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. + +Faleminderit." +"1743884435-212","https://juristionline.al/?page_id=17363","Shoqëri Tregtare37","https://juristionline.al/?cat=31","Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri tregtare pa administrator?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=per-sa-kohe-mund-te-operoje-nje-shoqeri-tregtare-pa-administrator","Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri tregtare pa administrator?","Ne rastin kur administratori i nje shpk heq dore nga administrimi, referuar nenit 15 te ligjit 129/2014 dhe ligjit nr.9723 per QKB-ne; Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri pa administrator? Kush e zevendeson ne te tilla raste?","Përshëndetje, + +Në bazë të nënit 15 të Ligjit nr. 129/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar”, në pikën 7 parashikohet se: Administratori mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra e tij, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar asamblesë së përgjithshme. Administratori, që jep dorëheqjen, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë së shoqërisë, është gjithashtu i detyruar të thërrasë asamblenë e përgjithshme për emërimin e administratorit të ri, përpara datës në të cilën dorëheqja të hyjë në fuqi. +Pra, me dorëheqjen e administratorit, lind detyra për emërimin e një administrator të ri, për të cilin sipas ligjit është i detyruar të thërrasë asamblenë e përgjithshme për këtë emërim. + +Nëse Asambleja e Përgjithshme nuk vendos emërimin e administratorit të ri në datën e përcaktuar në thirrjen e bërë nga administratori i dorëhequr, atëherë administratori e njofton me shkrim Qendrën Kombëtare të Biznesit për dorëheqjen e tij, duke i bashkëngjitur kopjen e thirrjes së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. Qendra Kombëtare e Biznesit regjistron largimin e administratorit sipas procedurave të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, ‘Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit’, të ndryshuar. + +Faleminderit!" +"1743884446-213","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Per legalizim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=per-legalizim","Per legalizim","Pershendetje,","Pershendetje! +Ne piken 4 te VKM Nr. 488, datë 22.7.2014 “Për përcaktimin e çmimit favorizues të shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier, të subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, si dhe të mënyrës e afateve të pagesës” (i ndryshuar) percaktohet se: “Për poseduesit e ndërtimeve pa leje, që kanë në përbërjen familjare persona me statusin e invalidit paraplegjik dhe/ose tetraplegjik, detyrimi financiar për parcelën ndërtimore zbritet në masën 50% nga vlera e llogaritur në bazë të kreut I të këtij vendimi”. +Ne linkun ne vijim mund te gjeni VKM e sipercituar https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/VKM-nr.-488-date-22.07.2014-i-ndryshuar.pdf . Pavaresisht se kjo VKM ka dale ne zbatim te ligjit 9482, datë 3.4.2006, ligj i cili eshte shfuqizuar nga Ligji 20/2020, referuar nenit 78 te ketij te fundit, deri në nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas ligjit 20/2020, aktet nënligjore ekzistuese vazhdojnë të mbeten në fuqi, për aq sa nuk bien ndesh me parashikimet e ligjit 20/2020. Faleminderit." +"1743884451-214","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Legalizim objekti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=legalizim-objekti","Legalizim objekti","Pershendetje,","1 +Përshëndetje! + +Në bazë të ligji 20/2020 neni 26 percakton: Mosmarrëveshjet për të drejtat mbi ndërtimin që legalizohet. Kur gjatë procedurave të legalizimit konstatohet se për të njëjtin ndërtim pa leje ka aplikime nga dy ose më shumë subjekte, procedurat e legalizimit vijojnë në favor të subjektit që ka aplikuar i pari në kohë. Pra, në rastin tuaj ju duhet të bëni celjen e trashëgimis te personit që ka ndërruar jetë dhe ta depozitoni pranë ASHK, ne menyre që ajo të vazhdoje me procedurat për legalizimin e objektit. + +Faleminderit." +"1743884456-215","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Me ka humbur numri i protokollit te legalizimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=me-ka-humbur-numri-i-protokollit-te-legalizimit","Me ka humbur numri i protokollit te legalizimit","Pershendetje,","Pershendetje, + +Per t’u pajisur me vertetim per aplikim per legalizimin e ndertimit informal, Ju mund t’i drejtoheni zyrave ADISA-s ose te aplikoni nepermjet portalit E-albania. Ju do të merrni vërtetimin në mënyrë elektronike dhe me postë, pa patur nevojën për të shkuar personalisht në zyrat e Agjencisë Shtetërore së Kadastrës, në drejtorinë tuaj rajonale. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të jeni personi që keni bërë vetëdeklarimin e ndërtimit informal. Ne vijim gjeni linkun ku mund te aplikoni https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12411 + +Pavaresisht se mund te keni humbur numrin e protokollit, objekti i deklaruar nga ana juaj mund te identifikohet ne sistemin (bazen) e te dhenave te objekteve informale te deklaruara per legalizim duke kerkuar ne baze te emrit/mbiemrit tuaj si vetedeklarues ose mbi bazen e te dhenave te pasurise. + +Ndërtimet pa leje, për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për legalizim deri në datën e + +hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, trajtohen nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje. Faleminderit," +"1743884462-216","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Legalizim Apartamenti","https://juristionline.al/?questions_of_civil=legalizim-apartamenti","Legalizim Apartamenti","Pershendetje.A mund te ndoldhe qe pas Legalizimit te nje Apartamenti te anullohet Legalizimi nga ana e Kadastres?Nese po,cilat mund te ishin Arsyet ?Apartamenti (Pallati)ka 15 Vite qe eshte ndertuar dhe para 6 Muajsh eshte bere Legalizimi dhe kam Certifikate Te rregullt Pronesie.Ju falenderoj per Pergjigjen.","1 +Pershendetje, + +Bazaur ne LIGJ nr. 9482, Datë 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE” ne nenin 40 te tij citohet se “Në rastet kur, si pasojë e shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje në gjykim ndërmjet subjektit dhe pronarit të truallit privat/kufitar, gjykata ka vendosur masë sigurimi, procedurat për legalizimin e shtesës së objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas këtij ligji, kur masa e sigurimit humb fuqinë e saj, me kusht që shtesa pa leje të jetë vetëdeklaruar, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1.1 të nenit 7 të këtij ligji” +Nga sa ju referoni vleresoj se per aq kohe sa jeni pajisur me certifikate pronesie, procedura e legalizmit quhet e mbyllur dhe nuk mund te anullohet. + +JU faleminderit !" +"1743884467-217","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Marrje certifikate pronesie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=marrje-certifikate-pronesie","Marrje certifikate pronesie","Pershendetje + +Jemi vendosur ne nje prone qe ne vitin 95 por nuk kemi dokumenta. Fillimisht kemi qene ne nje ndertese te ndertuar ne 92 si magazina. + +Pastaj ndertuam nje shtepi tjeter ne 2002 dhe eshte ne proces legalizimi me date vetedeklarimi perfundim ndertimi viti 2005. Per sa i perket prones te kjo prone ka pretendime dhe nje person tjeter qe thote ma ka dhene ligji 7501. Kemi bere nje aplikim ne Ashk ne 2015 dhe morem nje pergjigjie qe eshte prone shtet dhe kemi mbivendosje me personin qe pretendon se eshte e tij. Para disa kohesh morem legalizimin e baneses, planin e rilevimit dhe ishte e shkruar qe trualli baneses eshte ne prone te te treteve. Dmth kete prone po e perdorim nga 25 vite + +Me kontrate energjie e vitit prill 2002 e uji qe ne vitet 2000. Ekziston ndonje mundesi per ta marre pronesine ju lutem, nuk jam i sigurte nese personi qe ka pretendime e ka nxjerr apo jo certifikaten e pronesise akoma, e di qe ka aplikuar per ta nxjerre certifikaten e pronesise. Dhe nese e ka nxjerre, behet verifikim nese e ka marre ne menyre te paligjshme, pasi pergjigjia e 2015 saktesonte qe eshte prone shtet Faleminderit","3 +Pershendjetje, + +Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ne rastin kur per nje prone ka mbivendosje, rruga ligjore per zgjidhjen e ceshtjes eshte ajo gjyqesore. Ju keshillojme te drejtoheni ne Gjykate me padi per njohje pronar duke paditur palen tjeter qe pretendon pronesine mbi token, duke pretenduar pronesine mbi token. Njohja pronar mund te jete ne nje nga menyrat origjinale te fitimit te pronesise sic eshte fitimi me parashkrim fitues pa titull parashikuar nga neni 169 i K.Civil, qe parashikon: Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzet vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”, ose me bashkim dhe perzjerje sipas nenit 175 te K.Civil, i cili ne paragrafin e kater te tij parashikon: “Kur me mirëbesim është ngritur një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlefta e saj është më e madhe se vlefta e tokës, personi që ka ngritur ndërtesën mund të njihet pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës kompetente.” + +Referuar kontratave te energjise, jeni i sakte sa i perket te provuarit me ane te tyre te posedimit te qete, te panderprere dhe me mirebesim te sendit te paluajtshem, tokes truall ku keni ngritur banesen. + +Mbi pyetjen e dyte, nese mund te verifikoni a eshte kryer certifikata e pronesise nga personi tjeter qe pretendon pronesine mbi token, per kete duhet te drejtoheni institucioneve kompetente me ankesa, kallezime, etj, sipas rastit. + +Faleminderit." +"1743884472-218","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Pronesia per objekt ne Proces Legalizimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pronesia-per-objekt-ne-proces-legalizimi","Pronesia per objekt ne Proces Legalizimi","Pershendetje, + +Interesohem te di rreth hapave qe duhet te ndjek per perfitimin e pronesise te nje objekti ne proces legalizimi. Kjo prone ka vetem dokumentin (Vetedeklarimit per procesin e Legalizimit). Si mund te mundesohet qe persona te tjere familjare te perfitojne gjithashtu pronesine mbi objektin (me dakortesine dhe vullnetin e vete pronarit qe posedon dhe dokumentin e vetedeklarimit). + +Faleminderit","4 +Pershendetje. Nese ende nuk ka perfunduar procedura e legalizimit te objektit, pra nuk eshte miratuar ende leja e legalizimit, personi ne emer te te cilit eshte bere deklarimi per legalizim, pra personi qe prezumohet ligjerisht pronar i objektit informal, ka te drejte qe me ane te nje deklarate noteriale, te beje kalimin pjeserisht apo teresisht te te drejtave te tij mbi objektin ne pronesi. Pra nese personi qe rezulton si vetedeklarues, ka te drejte te njoh nje person tjeter si bashkepronar. + +Ne mungese te sa me siper, personi qe pretendon pronesine duhet ta provoje kete perpara Agjencise Shteterore te Kadastres dhe nese nuk i njihet, prane gjykates." +"1743884477-219","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Mundesite per legalizimin e prones permes parashkrimit fitues","https://juristionline.al/?questions_of_civil=parashkrim-fitues-neni-168-dhe-169-mbi-pronen-personale-toke-babe-vresht-me-certifikate-pronesie","Mundesite per legalizimin e prones permes parashkrimit fitues","Pershendetje te nderuar,","1 +Pershendetje. Ne rastin tuaj nuk mund t’i drejtoheni gjykates per fitimin e pronesise me parashkrim fitues, pasi kjo padi dhe ky institut juridik zbatohen vetem per prona qe tashme ekzistojne juridikisht, pra per prona qe jane ne qarkullimin civil. Shtepia juaj nuk ekziston juridikisht, por vetem faktikisht dhe i vetmi proces ligjor qe mund ta perfshije si nje pasuri te njohur juridikisht, eshte procesi i legalizimit. + +Me ligjin e ri per agjencine shteterore te kadastres, ju keni te drejte qe te aplikoni tani per legalizimin e objektit." +"1743884482-220","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Proces legalizimi i pezulluar.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=proces-legalizimi-i-pezulluar","Proces legalizimi i pezulluar.","Kam nje ndertese qe ndodhet ne proces legalizimi por i cili eshte bllokuar per shkak qe jam ne proces gjygjesor dhe aktualisht jam ne gjykaten e larte. Por gjykata e larte aktualisht po merrer me ceshtjet me vitin 2015, kurse une e kam rekurs ne vitin 2018, dhe ceshja ne shqyrtim mund te zgjase edh 5- 10 vjet tjera. Pyetja eshte: a ka ndonje menyre per te zhbllokuar procesin e legalizimit pavarsisht qe ndodhemi ne proces gjyqesor? Sepse i bie qe gjithe jeten do jemi ne gjygj dhe pa nje objekt te sakte ku te fusim koken. + +Faleminderit","Pershendetje, + +Heqja e pezullimit ne kete rast behet me vendim gjykate dhe procedura e legalizimit mund te rifilloje vetem pasi pezullimi te kete humbur fuqine e tij. + +Ne kushtet ne te cilat ndodheni ju, ju sugjerojme qe te beni nje kerkese per pershpejshtim ne Gjykaten e Larte duke e mbeshtetur ne rrethanat tuaja konkrete, se sa i rendesishem eshte per ju ky proces dhe se si kohezgjatja e tij mund te ndikoje ne jeten tuaj. + +Faleminderit." +"1743884487-221","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Legalizim doc","https://juristionline.al/?questions_of_civil=legalizim-doc","Legalizim doc","Cilat jane procedurat dhe institucionet qe duhet ti drejtohem per perdorimin e nje doc ne nje shtet ku kerkohet legalizimi? + +Duhet te drejtohem vetem ne ministi te jashtme apo ka edhe ndonje institucion tjeter qe duhet te drejtohem? + +Flm","Përshëndetje, +Dokumenti që do të përdorni jashtë shtetit duhet të dërgohet te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me postë për të kërkuar vulën e apostilës. Pas marrjes së dokumentit të apostiluar, duhet ta përktheni dhe noterizoni. Pas këtyre hapave, dokumenti mund të përdoret. +Faleminderit!" +"1743884492-222","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legalizim34","https://juristionline.al/?cat=2","Heqje prokure","https://juristionline.al/?questions_of_civil=heqje-prokure","Heqje prokure","Pershendetje + +Dua te heq prokuren avokatit qe kam ngarkuar per ndjekjen e ceshtjeve te pronave te familjes se bashkeshortit tim + +Ai ka te drejta ne gjykata hipotek aluizem per zbardhjen e vkm etj . + +Nuk ka te drejta vetem ne bank + +Por problemi eshte se avokati eshte zhdukur dhe nuk po mundemi te kontaktojm prej 5 muajsh dhe spo dime cfare po ben me pronat tona + +Une kam prokur nga gjithe pronaret dhe me lindi e drejta qe te emeroja nje avokat + +Tani qe ta heq kete avokat me duhet te jem po perseri une qe ta shkarkoj nga kjo prokur + +Nderkoh qe une jam ne usa dhe s mund te udhetoj per shqipri si mund te veproj prej ketej + +A i lind e drejta njerit prej pronarve te anulloj kete prokur","Përshëndetje, + +Në këtë rast, mund të revokoni prokuren. Prokuren mund ta përpiloni ne vendin ku keni vendbanimin, sipas ligjit dhe rregullave të shtetit të huaj. Duhet të kini kujdes në hartimin e prokurës, në të cilën objekti të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, Prokura e huaj, për të patur vlerë ligjore në Shqipëri, duhet të jetë e përkthyer dhe e legalizuar. Më pas i’a dërgoni avokatit nëpërmjet postës ose formave të tjera të kontaktit, në mënyrë që ai të marrë dijeni mbi këtë veprim të kryer nga ana juaj. + +Faleminderit!" +"1743884503-223","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Biznes i vogel, forme ligjore SHPK, a duhet te paguaje tatim mbi dividentin","https://juristionline.al/?questions_of_civil=biznes-i-vogel-forme-ligjore-shpk-a-duhet-te-paguaje-tatim-mbi-dividentin","Biznes i vogel, forme ligjore SHPK, a duhet te paguaje tatim mbi dividentin","Pershednetje + +po ju shkruaj per te marr nje interpretim teknik , fiskal dhe ligjor","Pershendetje. Interpretimi qe ju i beni dispozites 33 te ligjit 8438/1998 eshte i pasakte dhe ju konfuzon. Perkufizimet e dhena per termin “person” ne kete ligj nuk jane kumulative, qe do te thote se sipas rastit dhe qellimit te perdorimit te ketij termi, varesisht permbajtjes se nenit ku perdoret, termi “person” do te marre nje nga kuptimet e dhena ne perkufizim. Ne rastin e shoqerive tregtare qe rregullohen sipas Ligjit Tregtar, rregullimi gjendet ne nenin 33 dhe ritheksohet edhe ne nenin 33/1 i cili qartesisht percakton detyrimin e shoqerive tregtare per te paguar dividentin." +"1743884508-224","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Akt dhurimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=akt-dhurimi-5","Akt dhurimi","Pershendetje, + +Jemi te interesuar te dime nese perjashtohet nga tatimi 15 % ne rast se babai ben nje akt dhurimi tek e motra e tij (halla jone) ne lidhje me nje apartament, ku jetojne se bashku, pasuri e trasheguar nga prinderit e tyre. Jane te ndare ne certifikata te ndryshme. Babi eshte me mua dhe me mamin ne certifikate familjare, kurse halla vetem. Une jam bashkepronare tek ai apartament nuk dua te ndodh kjo gje, pasi babi shpesh me thote qe do ja dhuroje halles dhe une nuk dua. Ju lutem me ndihmoni me nje informacion. Faleminderit,","Pershendetje, +Te ardhurat e perfituara nga kalimi i pronesise per pasurite e paluajtshme brenda lidhjes gjinore në familje, me ane te kontratave te dhurimit, apo te heqjes dore nga e drejta e pronesise, nuk tatohen vetem ne rast te lidhjeve gjinore te aferta, si: bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, dhe kjo vetëm një herë. Nuk eshte hequr tatimi mbi te ardhurat e fituara nga kontrata e dhurimit per pasuri te paluajtshme, si rezultat i kontrates se dhurimit midis vellezerve dhe/ose motrave. Pra, ne rast dhurimi nga babai tek e motra e tij (halla juaj) te pjeses se tij takuese mbi apartamentin, ky kalim pronesie do i nenshtrohet tatimit 15 % sipas parashikimeve ligjore per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise. Faleminderit," +"1743884513-225","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Taksat në bashki","https://juristionline.al/?questions_of_civil=taksat-ne-bashki","Taksat në bashki","Përshëndetje kam biznesin me qera sapo e kam hapur doja të dija që taksat e bashkisë kush i paguan qeradhënsi apo qeramarrësi? + +Edhe për tatim në burim kush ka të drejtë për ta paguar?","Përshëndetje! + +Nëse ju i referoheni taksave të biznesit që ju operoni, ato paguhen nga subjekti që zhvillon biznesin, të paktën kështu mund të interpretohet në dispozitat e ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE” i ndryshuar, neni 10 dhe vijues i referohet subjektit që kryen biznesin për të paguar taksat. + +Gjithashtu ju sot mund të referoheni në shërbimi elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë”,e cila u mundëson bizneseve dhe pronarëve që operojnë të paktën në Bashkinë e Tiranës të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara vendore, si dhe t’i paguajnë ato online. +Taksat dhe tarifat vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në Bashkinë e Tiranës mund të informohen dhe t’i paguajnë ato online, janë të listuara si më poshtë: + + – taksa e hotelit; + + – taksa e ndërtesës; + + – taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore; + + – taksa e reklamës; + + – taksa e tabelës informuese; + + – taksa e tokës bujqësore; + + – taksa mbi truallin; + + – tarifa e pastrimit; + + – tarifa e zënies së hapësirës publike. +Mund të ketë taksa dhe tarifa vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura, të vendosura nga institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, ku Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore luan rolin e agjentit, të cilat do të shfaqen në listën e detyrimeve të subjektit. +Baza ligjore: + + – Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”; + + – Ligji nr. 9920, datë 15.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar; + + – Udhëzim nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”; + + – Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për sistemin e taksave vendore“, i ndryshuar; + + – VKB nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar; + + – Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar; + + – Ligji nr. 44, datë 30.04.2015, “ Kodi i procedurave administrative”, i ndryshuar; + + – Ligji nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundërvajtjen administrative”, i ndryshuar. +Dokumentacioni i nevojshëm + + – NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar në portal. +Ju faleminderit!" +"1743884519-226","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Llogaritja e tatimit mbi fitimin nga shitja e pasurive te paluajtshme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=llogaritja-e-tatimit-mbi-fitimin-nga-shitja-e-pasurive-te-paluajtshme","Llogaritja e tatimit mbi fitimin nga shitja e pasurive te paluajtshme","Kam nje toke truall ne Surrel me certifikate pronesia 1000 metra katror. Brenda kesaj siperfaqe kam ndertim godine social ekonomike 444 metra me leje legalizimi ne vitin 2019. Dua ta shes kete prone me gjithe ndertesen brenda sot, si llogaritet vlera e blerjes? sepse vlera e shitjes eshte ne kontraten e shitblerjes. dhe nga diferenca mes tyre, 15% eshte tatimi.","Pershendetje, + +Nese ju nuk keni bere rivleresim pasurie do tatoheni me 15% ne rast te shitjes se prones, ne rast se ju keni kryer rivleresim vlera e shitjes eshte e percaktuar ne kartelen e pasurise se paluajtshme. + +Per te marre informacion mbi pasurine tuaj, vleren e saj ju mund te paraqisni kerkese prane ASHK, ne linkun si me poshte vijon: + +https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477 + +Shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe.( shpenzimet noteriale), mbeshtetur ne nenin 708 te Kodit Civil. + +Faleminderit!" +"1743884524-227","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Tatimi mbi qirate","https://juristionline.al/?questions_of_civil=tatimi-mbi-qirate","Tatimi mbi qirate","Nese nje konsull eshte qiramarres ne shqiperi dhe do paguaje tatimin mbi burim, sa eshte tatimi? Ne cfare ligji mund ta gjejme ju lutem? + +A perjashtohet nga tatimi per shkak te privilegjeve?","Përshëndetje, + +Ligji që i jep përgjigje pyetjes suaj është Ligji nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të ardhurat”. + +Tatimi në burim është 15% mbi të ardhurat dhe pagesat, Neni 59 i këtij ligji. + +Në rastin konkret, është një subjekt që sipas ligjit është i përjashtuar nga tatimi në burim. Kjo është rrjedhojë e: +1. Neni 12, pika 4/d e këtij ligji që parashikon se të ardhurat e fituara nga punësimi nuk do të konsiderohen si të tilla: + +Të ardhurat që rrjedhin nga pagat dhe kompensimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose të ngjashëm të vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat apo marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, pranuar ose nënshkruara nga Republika e Shqipërisë apo Këshilli i Ministrave, gëzojnë statusin diplomatik. + +Neni 58, pika 3/a e po këtij ligji: + +Të ardhurat e mëposhtme nuk janë subjekt i mbajtjes së tatimit në burim: + +a) të ardhurat e paguara personave të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat; + +Duke qenë se ky funksion është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat sipas nenit 12, rrjedhimisht përjashtohet dhe nga tatimi i mbajtur në burim. + +Faleminderit + +JuristiOnline" +"1743884529-228","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Taksa mbi ndërtesat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=taksa-mbi-ndertesat","Taksa mbi ndërtesat","Përshëndetje, une kam një apartament në Durrës, a jam i detyruar të paguaj taksa mbi ndërtesat?","Përshëndetje, + +Po, apartamente banimi është njëra nga kategoritë që do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”. +Për më tepër informacion mund t’i referoheni linkut https://financa.gov.al/taksa-mbi-ndertesat/ ose VKM-së nr. 132/2018, e ndryshuar “PËR METODOLOGJINË PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TAKSUESHME TË PASURISË SË PALUAJTSHME “NDËRTESA”, E BAZËS SË TAKSËS PËR KATEGORI SPECIFIKE, NATYRËN DHE PRIORITETIN E INFORMACIONIT DHE TË DHËNAVE PËR PËRCAKTIMIN E BAZËS SË TAKSËS, SI DHE TË KRITEREVE DHE RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN ALTERNATIV TË DETYRIMIT TË TAKSËS” + +Faleminderit." +"1743884534-229","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Te ardhurat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=te-ardhurat","Te ardhurat","Përshëndetje, + +Nëse fitoj të ardhura si freelancer duke punuar online , a mjafton deklarimi vjetor i DIVA ne tatime per te taksuar keto te ardhura ?","Përshëndetje, + +Jo nuk mjafton, si rregull ju duhet të regjistroheni në tatime me Niptin tuaj dhe t�� lëshoni fatura për cdo sherbim që kryeni. + +Faleminderit." +"1743884539-230","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Tatim mbi dypunesimin","https://juristionline.al/?questions_of_civil=tatim-mbi-dypunesimin","Tatim mbi dypunesimin","Pershendetje, + +Jam i punesuar me kohe te plote tek X kompani edhe kam nje oferte per te nisur nje pune te dyte me kohe te pjesshme. Doja te dija neqoftese tatimi mbi dypunesimin eshte njelloj edhe pse nje prej tyre eshte me kohe te pjesshme.","Përshëndetje, + +Logaritja e tatimit të dypunësimit varet nga të ardhurat që ju siguroni mbi baza vjetore, për aq kohë sa zgjat dypunësimi, pavarësisht nëse punësimi juaj është me kohë të plotë apo të pjesshme. + +Faleminderit." +"1743884544-231","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","afati i pageses se taksave dhe tarifave vendore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afati-i-pageses-se-taksave-dhe-tarifave-vendore","afati i pageses se taksave dhe tarifave vendore","Pershendetje, + +Referuar paketes fiskale te shume bashkive rezulton se pergjithesisht taksat dhe tarifat vendore te biznesit paguhen 6 mujorin e pare te vitit. A ka kjo nje baze ligjore apo vendosen sipas keshillit bashkiak?","Përshëndetje, + +Këshilli bashkiak ka kompetencën të miratojë dhe të vendosë tarifat dhe taksat vendore brenda kufijve të përcaktuar nga ligji. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, këshilli bashkiak përcakton nivelet dhe periudhat e pagesës së këtyre taksave dhe tarifave. + +Në përgjithësi, periudha e pagesës së taksave dhe tarifave vendore për bizneset është përcaktuar nga vendimet e këshillave bashkiakë të cilat zakonisht ndjekin udhëzimet e përcaktuara në ligjin për sistemin e taksave vendore dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore. Në shumë bashki, pagesa e taksave dhe tarifave vendore ndodh në dy këste, me këstin e parë që paguhet në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe këstin e dytë në gjashtëmujorin e dytë." +"1743884549-232","https://juristionline.al/?page_id=17363","Taksa dhe tatime49","https://juristionline.al/?cat=55","Biznes i ri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=biznes-i-ri","Biznes i ri","Pershendetje, kam hapur nje biznes dhe doja te merrja informacione per ngarkimet qe duhet te bej ne e-albania per pagesa te ndryshme sic jane: siguracione apo taksa, dhe ne menyren se si ta aplikoj ne portal. A mund ti bej vet keto ngarkime pa punesuar nje ekonomist?","Pershendetje, + +Ekonomisti nuk eshte i detyrueshem per t’u punesuar ne nje biznes nese zoteroni njohurite per procedurat deh aspekte te tjere qe lidhen me taksa, tatimet, detyrime te tjera, afatet e deklarimeve etj. + +Per procedurat qe ndiqen nga e-albania mund te gjeni aty pershkrim te detajuar te menyres se kryerjes se atyre ne Platforme. + +Gjithashtu, do duhet te hapni nje llogari ne e-filing dhe te beni deklarimet/dorezimet e deklarateve aty. Ne lidhje me perdorimin e kesaj te fundit gjeni informacion ne website e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. + +Faleminderit," +"1743884559-233","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","dhurim prone motra motres","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhurim-prone-motra-motres","dhurim prone motra motres","Ime moter ka blere nje apartament ne emer te saj personal ne shqiperi para 2 vitesh, ontrata eshte ne emer te saj. Ajo jeton ne Angli me femijet (te dy minorene) dhe burrin. Po mendon qe kete prone te ma dhuroje mua , une jetoj ne Shqiperi. Cfare duhet te beje ajo per kontraten e dhurimit? A duhet te jete prezent ne noterin shqiptar dhe bashkeshorti i saj? A ka takse per dhurimin qe i duhet paguar shtetit shqiptar dhe sa eshte? Ju falenderoj shume","Përshëndetje, + +Neni 764 i Kodit Civil parashikon se: ‘Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm.’ Ndaj ju duhet të paraqiteni përpara një noteri bashkë me motrën tuaj si pronare e vetme e pasurisë objekt kontratë dhurimi. Prania e bashkeshortit të saj është e panevojshme për sa kohë prona rezulton të jetë vetëm në emrin e motrës suaj. Për sa i përket pjesës së pagimit të një takse, Ligji nr. 29/2023 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatami: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla. + +Faleminderit" +"1743884564-234","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Dhurim pasurie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhurim-pasurie","Dhurim pasurie","Pershendetje + +Mund qe nje person qe ka mbushur 80 vjec te beje kontrate dhurimi? + +Ka kufizim moshe per te bere dhurim ose testament?","Pershendetje. Nuk ka asnje kufizim moshe, per sa kohe personi zoteron zotesi te plote per te vepruar, si dhe zoteron aftesite e nevojshme mendore per te qene i vetedijshem mbi veprimin juridik qe po kryen." +"1743884569-235","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Kujdestaria e personave me aftesi te kufizuar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kujdestaria-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar","Kujdestaria e personave me aftesi te kufizuar","Pershendetje, ne qershor te 2024 motra ime pesoj nje trompoz dhe si rrjedhoj ngeli komplet e paralizuar. Qe nga ai moment e gjer me sot une jam kujdesur per te dhe ajo eshte zhvendosur ne shtepin time, jam i interesuar qe te njihem dhe ligjerisht si kujdestar i saj nga institucionet shteterore, si duhet te veproj?","Përshëndetje, + +Sipas nenit 382 të Kodit të Procedurës Civile, heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar mund të bëhet me kërkesë të bashkëshortit, të familjarëve të afërt, prokurorit, ose personave që kanë interes të ligjshëm në këtë çështje. Pra, ju jeni të legjitimuar të drejtoheni në gjykatë me një kërkesë për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, në këtë rast për motrën tuaj. Gjykata, kur merr vendimin për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, cakton gjithashtu kujdestarin për personin përkatës. Kërkesa duhet të përmbajë faktin në të cilin bazohet dhe provat e nevojshme. Kjo kërkesë duhet të paraqitet në gjykatën e vendit ku ka banimin personi për të cilin kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar. + +Faleminderit!" +"1743884574-236","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Urdhër ekzekutimi për kontratë sipërmarrjeje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=urdher-ekzekutimi-per-kontrate-sipermarrjeje","Urdhër ekzekutimi për kontratë sipërmarrjeje","Përshëndetje, + +Si pronar trualli, kam nënshkruar nje kontrate sipermarrjeje me nje investitor. Kontrata nuk eshte permbushur nga investitori dhe nuk kam marre ne dorezim apartamentin sipas kontrates. Ne kontrate jane specifikuar kamata ne lek per cdo muaj vonese nga mosdorezimi i apartamentit nga ana e investitorit. Nepermjet kesaj kontrate (para noterit, firmosur nga noteri dhe nga dy palet) mund te dorezoj nje padi ne gjykate per kthim ne urdher ekzekutimi? Qellimi kryesor eshte demshperblimi i shumes total per muajt vonese sic parashikohet ne kontrate. Faleminderit!","Përshëndetje, + +Po, ju mund t’i drejtoheni gjykatës me një padi ku të kërkoni përmbushjen e kontratës së sipërmarrjes, pra dorëzimin e apartamentit si dhe detyrimin për të paguar kamatëvonesat në bazë të interesave të bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë, duke filluar nga data kur duhej të ju dorëzohej sendi objekt kontrate deri në ditën e përmbushjes së detyrimit. + +Faleminderit!" +"1743884580-237","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Dhurimi i pronesise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhurimi-i-pronesise","Dhurimi i pronesise","Pershendetje doja tju pyesja ne lidhje me aktin e dhurimit. Cfare dokumentash kerkohen. + +Konkretisht babi deshiron te dhuroj nje prone truall ne emrin e goces. A ka tatim dhe cilat jan kostot e vetme nga akti i dhurimit?","Përshëndetje, + +Ju duhet të paraqiteni përpara një noteri bashkë me babain tuaj si pronar i pasurisë objekt kontratë dhurimi, të pajisur me Certifikatë pronësie, Certifikatë familjare dhe Mjet identifikimi. Ligji nr. 29/2023 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla; për këtë arsye ju përjashtoheni nga pagesa e normës së tatimit prej 15%. Shpenzimet e vetme që keni janë ato noteriale. + +Faleminderit!" +"1743884585-238","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Bashkepronesi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=bashkepronesi-6","Bashkepronesi","Pershendetje + +Nese dua ti dhuroj bashkeshortes gjysmen e prones qe me kane dhuruar prindrit a duhet te paguaj 15% takse","Përshëndetje + +Jo, norma e tatimit prej 15% nuk paguhet sipas parashikimeve të reja në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: “Dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, ku përfshihet bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë. + +Faleminderit!" +"1743884590-239","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","pronesia e tarraces se pallatit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pronesia-e-tarraces-se-pallatit","pronesia e tarraces se pallatit","pershendetje, jemi disa banore te nje pallati ne tirane dhe kemi nje problematik me ndertuesin e pallatit i cili jeton po ne kete pallat. Ne duam te vendosim antene ne tarrac por pronari i pallatit pretendon se tarraca eshte ne pronesi te tij. Pyetja jone eshte a hyn dhe siperfaqja e tarraces ne ambientet e perbashkta apo tarraca eshte prone eksluzive e ndertuesit te pallatit? flm","Përshëndetje, + +Neni 209 i Kodit Civil i cili parashikon Objektet e përbashkëta të ndërtesave, shprehet: + +‘Në katet ose njësitë e ndara të kateve të një ndërtese që ndodhen në pronësi të veçantë të pronarëve të ndryshëm, janë në bashkëpronësi të detyrueshme të tyre, gjersa në aktin e pronësisë nuk është caktuar ndryshe, këto objekte: a) trualli mbi të cilin është ngritur ndërtesa, themelet, muret kryesore, muret ndarëse të brendshme, shkallët, hollet, çatia ose taraca, oxhaqet, si edhe të gjitha ato objekte të ndërtesës, që kanë karakter të tillë dhe shërbejnë për përdorim të përbashkët’. + +Pra, dhe taraca është për përdorim të përbashkët, për sa kohë që në kontratën e shitjes nuk është përcaktuar ndryshe. + +Faleminderit!" +"1743884595-240","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Bashkepronesi ne martese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=bashkepronesi-ne-martese","Bashkepronesi ne martese","Pershendetje + +Bashkeshorti ka mare 1 prone te dhuruar dhe tashme po presim te dale hipoteka me emrin e tij. Kur ta mare hipoteken, gjysmen e prones do tma dhuroje mua. A ka nevoje qe pas firmosjes times dhe te atij per aktdhurim hipoteka te ridale serisht me emrat e te dyve?","Përshëndetje, + +Pas aktit të dhurimit, ju do të duhet të kryeni regjistrimin e këtij akti nëpërmjet shërbimit “Aplikim për regjistrim të kontratës së dhurimit” në portalin e-albania. Pas dërgimit të aplikimit drejt Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), prona do të procesohet dhe regjistrohet në emër të të dyve. + +Faleminderit!" +"1743884600-241","https://juristionline.al/?page_id=17363","Civile137","https://juristionline.al/?cat=152","Dhurim prone me kushte","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhurim-prone-me-kushte","Dhurim prone me kushte","Pershendetje, + +A mundet pala dhuruese te vej paraprakisht kushte qe deshiron ta dhuron pronen me kusht qe prona mos te shitet?","Përshëndetje. + +Me anë të kontratës së dhurimit, dhuruesi kalon pronësinë e tij nga vetja e tij tek pranuesi i dhurimit. Më pas, pranuesi i dhurimit ka të drejtën të disponojë sendin si të dojë. Kushti që prona e dhuruar nuk mund të shitet është i pavlefshëm. + +Faleminderit!" +"1743884610-242","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Detyrimi i pageses se siguracionit te detyrueshem, hipotekes, kontratave te ujit dhe energjise elektrike","https://juristionline.al/?questions_of_civil=detyrimi-i-pageses-se-siguracionit-te-detyrueshem-hipotekes-kontratave-te-ujit-dhe-energjise-elektrike","Detyrimi i pageses se siguracionit te detyrueshem, hipotekes, kontratave te ujit dhe energjise elektrike","Pershendetje, jam ne procesin e blerjes se nje apartamenti te ri, te sapondertuar. Sipas firmes pervec detyrimit te vleres ne kontraten e prenotimit duhet te paguaj edhe 30’000 lek te reja per kontraten e ujesjellesit, 30’000 lek te reja per kontraten e energjise elektrike dhe 1% te vleres se blerjes per siguracionin e detyrueshem. Dhe ne momentin qe do behet kontrata perfundimtare do paguhet edhe 1000 lek/m2 per hipoteken. Te kujt janë keto detyrime per ti paguar te bleresit apo pronarit te firmes?","Përshëndetje, + +Sipas nenit 708 të Kodit Civil, shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Që do të thotë, nëse shitësi nuk i ka marrë përsipër këto detyrime shprehimisht në kontratën e shitjes, këto detyrime duhet të shlyhen nga blerësi si lloji i detyrimeve që lidhen drejtpërdrejt me sendin objekt kontrate. + +Faleminderit." +"1743884615-243","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Ndërrim pronësie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=nderrim-pronesie","Ndërrim pronësie","Dua të ndërroj pronësinë e automjetit dhe ta kaloj nga emri im në emrin e bashkëjetese. A duhet një akt dhurimi te noteri? A duhet deklaruar ndonjë shumë si shitje mgjs është në vlerën 0?","Pershendetje, + +Kontratat për rastet e dhurimit të mjetit, hartohen pranë një zyre noterie.Për rastet e dhurimit, të dyja palët paraqiten pranë noterit dhe kryejnë procedurat përkatëse dhe me kontratën ose aktin noterial, paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndërrimin e pronësisë së mjetit. + +Faleminderit!" +"1743884620-244","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Ndihme ligjore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndihme-ligjore-2","Ndihme ligjore","Pershendetje.Nje personi i kam dhene hua nje shume lekesh.Ky veprim eshte hartuar ne formatin WORD, ne formen e nje kontrate.Ne te jane pershkruar te gjitha gjeneralitetet e huamarresit , qellimin .shumen , kohezgjatjen si dhe daten e kthimit te parave se bashku me perfitimin qe rrjedh , e cila eshte firmosur nga te dy palet.Kane kaluar kohe dhe personi ne fjale, nuk me pergjigjet financiarisht.Pyetja ime eshte :Si duhet te sillem ligjerisht per te zgjidhur situaten..A ka fuqi ligjore kontrata e hartuar. Faleminderit","Përshëndetje, + +Po, kontrata që keni hartuar ka fuqi ligjore. Do duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesëpadi për kthimin e menjëhershëm të shumës. + +Faleminderit." +"1743884625-245","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","kontrata huase","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrata-huase","kontrata huase","Miremengjesi . + +Kam lidhure nje kontrate huaje , me interese 3% qe nga viti 2016 , por deri tani nuk me kan thene interesin e kontrates , mund ti drejtohem gjykates me nje kerkese padi , apo te kaloje afati 10 vjecare . + +Faleminderit","Pershendetje, + +Ne rastin konkret kontrata do duhet te intereprtohet ne teresine e parashikimeve te saj. Se pari, ne menyre alternative, nese keni parashikuar kthim te shumes me keste dhe keto keste, gjate ketyre viteve nuk ju jane kthyer mund te kerkoni nga Gjykata pagimin e kesteve dhe interesave perkatese nga momenti i lidhjes se kontrates deri ne momentin e ngritjes se padise. +Se dyti, nese ne kontrate keni te parashikuar kthimin e shumes total ne perfundim te afatit te saj, por pagesen e interesave vjetore periodikisht, legjitimoheni te kerkoni ne Gjykate pagesen e interesave, por per kthimin e shumes do duhet te perfundoje afati 10 vjecar. +Faleminderit" +"1743884631-246","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Kontrate Sipermarje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-sipermarje","Kontrate Sipermarje","Kam Nje kontrate sipermarje per 2 apartamente dhe i kam kryer likujdimin me shkembim prone toke dhe nje pjese ne leke. Kam mbi 10 vjet qe kemi bere kontraten dhe firma nuk me kalon pronesin e apartamenteve pothuajse i gjth pallati kane mare çertifikatat e pronesise. A duhet ta padis firmen per mos zbatimin e kontrates se sipermarjes pasi duhet ta kisha marre çertifikaten qe para 7 vitesh ?","Përshëndetje, + +Po, në një situatë të tillë kur nuk është realizuar ekzekutimi i detyrimeve kontraktore mund t’i drejtoheni Gjykatës për përmbushjen e detyrimit, kalimin e pronësisë si dhe detyrimin e ASHK-së për të bërë regjistrimin e pasurisë në emrin tuaj. + +Ju këshillojmë gjithashtu që t’i referoheni kontrasës së sipërmarrjes për të ndërtuar sic duhet cdo kërkim gjyqësor. + +Nëse jeni të interesuar për ndjekjen e cështjes suaj nga Avokatët e Juristi Online mund të na drejtoheni për më tepër informacion në adresën tonë të email-it: info@juristionline.al + +Faleminderit." +"1743884636-247","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Kontrate Huaje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-huaje-2","Kontrate Huaje","Me kontrate huaje tek noteri i kam dhene borxh nepermjet llogarise bankare nje te afermi shumen prej 30,000 Eur ne Gusht 2013 pa interes dhe me afat kthimi pas 5 vjetesh. Kane kaluar me shume se 5 vjet nga afati perfundimtar i kthimit te huase dhe ende nuk me eshte kthyer asgje nga shuma prej 30,000 Euro. A ka afat parashkrimi per kete detyrim dhe nese po sa eshte dhe kur fillon ky afat? Faleminderit.","Përshëndetje, + +Po, ka afat parashkrimi dhe është afat 10 vjecar i cili llogaritet që nga momenti i lindjes të së drejtës për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, pra me mbarimin e afatit të përcaktuar në kontratë, prej asaj date nis llogaritja e afatit 10 vjecar. + +Faleminderit." +"1743884641-248","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Kontrate Huaje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-huaje-3","Kontrate Huaje","Me kontrate huaje tek noteri i kam dhene borxh nepermjet llogarise bankare nje te afermi shumen prej 30,000 Eur ne Gusht 2013 pa interes dhe me afat kthimi pas 5 vjetesh. Kane kaluar me shume se 5 vjet nga afati perfundimtar i kthimit te huase dhe ende nuk me eshte kthyer asgje nga shuma prej 30,000 Euro. A ka afat parashkrimi per kete detyrim dhe nese po sa eshte dhe kur fillon ky afat? Faleminderit.","Përshëndetje, + +Po, ka afat parashkrimi dhe është afat 10 vjecar i cili llogaritet që nga momenti i lindjes të së drejtës për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, pra me mbarimin e afatit të përcaktuar në kontratë, prej asaj date nis llogaritja e afatit 10 vjecar. + +Faleminderit." +"1743884646-249","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Përpjestim pronësie.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perpjestim-pronesie","Përpjestim pronësie.","Kam blerë dhe investuar në një biznes 1/2 me 1/2.Përsoni 1/2 ka NIP në emër të vet sepse un jetoja jasht.Tani që u ktheva,nuk pranon të bëhemi Shpk edhe pse investuam50%me50%.Unë kërkova ta ndajë,ai prap nuk pranon.Dua ta ndaj dhe të bëj diqka për vete.","Pershendetje. +Per te zgjidhur kete situate, fillimisht duhet e disponosh provat e nevojshme qe provojne investimin tuaj ne shoqerine ne te cilen personi me te cilin keni investuar e ka themeluar shoqerine vetem ne emrin e tij. Ju duhet domosdoshmerisht te dispononi dokumentacion te llojit (mandat pagese,ose deklarate noteriale per njohje detyrimi, ose marreveshje bashkepunimi apo transferte bankare, apo veprime te tjera bankare ne funksion te investimit ne biznes, ose apo transferte me ane te Agjencive te transfertave te parave etj). Nese keni nje marreveshje te shkruar po jo perpara noterit, aterhere duhet te provoni me deshmitare qe midis jush ka ekzistuar nje marredhenie biznesi. +Nese arrini te dispononi keto prova dhe te tjera rishtazi, drejtojini nje shkrese personit (ortakut Tuaj) ku ti kujtoni atij te gjitha rrethanat e faktit dhe menyren dhe metodat qe keni perdorur per investimin ne biznesin e perbashket per te cilen ju pretendoni se e keni investuar nga pasuria juaj dhe jeni ortak me 1/2 pjese. +Kerkoni fillimisht nga ai njohjen e detyrimit te investimit qe keni bere. Ndodhur ne kushtet kur subjekti ne fjale nuk pranon qe t’ju perfshije ne biznes ,kerkoni nga ai kthimin e shumave te parave te investuara nga ju. Jepini mundesine ortakut tuaj dhe juve fillimisht qe te zgjidhni mosmarreveshjen me negocim kur te kerkoni dhe nje mbledhje me ortakun Tuaj. +Nese pas ketij afati nuk kthen asnje pergjigje, njoftoje se do t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit Gjyqesor te juridiksionit te pergjithshem ku do te kerkoni kthimin e shumes se investimit dhe marrjen e mases se sigruimit te padises, duke bllokuar te gjitha asetet e shoqerise. +Eshte e rekomandueshme qe shkresa t’i drejtohet bashkelidhur me dokumente shoqeruese qe provojne ekzistenen e detyrimit. +Ju faleminderit!" +"1743884651-250","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Prishje kontrate qiraje ne menyre te njeanshme","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prishje-kontrate-qiraje-ne-menyre-te-njeanshme","Prishje kontrate qiraje ne menyre te njeanshme","Pershendetje, ne vitin e pandemise 2021 kam dhene me qera apartamentin tim me afat 5 vjecar, por duke qene kohe krize pandemie cmimi i qerase u dha shume i ulet. Tani duke qene se situata ka ndryshuar, a mund te kerkoj rinegocim cmimi ose te prish kontranten para afatit? Ne kontrate sqaroj se per prishjen e njeanshme te kontrates nuk ka penalitete te percaktuara, por vetem nje afat njoftimi dymujor. Pyetja ime eshte ne rast se une njoftoj qiramarresin qe kam ndermend te prish kontraten e qerase dhe e njoftoj dy muaj para sic eshte percaktuar ne kontrate, a rrezikoj qe ai te me padise ne gjykat dhe te kerkoj dem financiar nga mua edhe pse ne kontrat nuk jane specifikuar penalitete? Faleminderit","Pershendetje. Ju keni te drejte te rinegocioni cmimin e kontrates sipas kushteve te afatit te njoftimit qe keni rene dakort ne kontrate. Nuk ka asnje argument ligjor kunder jush qe t’ju pengoje ne keto veprime" +"1743884656-251","https://juristionline.al/?page_id=17363","Detyrime67","https://juristionline.al/?cat=32","Kontrate Qeraje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kontrate-qeraje-2","Kontrate Qeraje","Pershendetje. Kam nje kontrate qeraje per 5 vite per perdorim biznesi. Afati i kontrates ka muaj qe ka mbaruar, por duke qenese objekti i dhene me qera eshte praktikisht i 1 pronari pasi ai ka bere investimin por nderkohe ne dokumentacione per te drejte firme jane dhe disa pjestare te tjere te cilet ne kete moment nuk dakortesojne per te firmosur shtyrjen e afatit. Kjo perben nje problem per mua pasi me penalizon si nga ana ligjore dhe fiskale. A mund tme ndihmoni mendim per ceshtjen","Pershendetje. Drejtohuni me nje shkrese pronareve, ku t’i kerkoni takim per rinovimin e kontates se qirase. Nese nuk paraqiten ne diten qe ju caktoni atehere permendini demin ekonomik qe i shkakton biznesit tuaj dhe fitimin e munguar. Nese nuk lidhet kontrata brenda nje afati te caktuar kohor (qe e percaktoni ju) atehere paralajmerojini se do i drejtoheni gjykates ku te kerkoni shperblimin e demit dhe fitimin e munguar per shqetesimin qe ju kane krijuar si rrjedhoje e mosmarreveshjeve mes tyre." +"1743884667-252","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Kuptimi ‘kopje e njehsuar me origjinalin’?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kuptimi-kopje-e-njehsuar-me-origjinalin","Kuptimi ‘kopje e njehsuar me origjinalin’?","Pershendetje,","1 +Pershendetje, + +Ju duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale me dokumentacion si: + +– Diplome origjinale, + +– Libreze pune. + +Zyra noteriale do te kryej noterizimin duke vertetuar qe diploma dhe libreza e punes eshte e njejte me origjinalin. Me pas dokumentin e noterizuar (vertetuar me origjinalin) duhet ta depozitoni prane Institucionit te Administrates Publike. + +Faleminderit!" +"1743884672-253","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Vula apustile","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vula-apustile","Vula apustile","Sa eshte vlefshmeria e vules apustile?","Pershendetje. + +Konventa e Hages “Mbi heqjen e kerkeses per legalizim te dokumenteve zyrtare te huaja” e vitit 1961, nuk permban kufizime ne afatin e vlefshmerise se dokumenteve te cilat jane pajisur me vule Apostille. Ne rastin e Shqiperise eshte legjislacioni kombetar ai qe e percakton kete gje, rast pas rasti. Ne rastin tuaj duhet te verifikoni vlefshmerine e dokumenteve prane autoriteteve te huaja, pasi vulen Apostille ju do e vendosni pikerisht per ta paraqitur prane tyre. Faleminderit" +"1743884677-254","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Cfare thote ligji per shfaqjen e apartamentit per kliente nderkohe qe eshte i zene?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=cfare-thote-ligji-per-shfaqjen-e-apartamentit-per-kliente-nderkohe-qe-eshte-i-zene","Cfare thote ligji per shfaqjen e apartamentit per kliente nderkohe qe eshte i zene?","Pershendetje. Kur nje apartament eshte i zene nga nje klient ekzistues, dhe pronari deshiron t’ia tregoje apartamentin nje klienti te mundshem, cfare parashikon ligji? Sa kohe perpara duhet njoftuar?","Përshëndetje, + +Qiradhënësi në përputhje me sendin e dhënë me qera detyrohet t’iu garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë, ai duhet t’ju njoftojë mbi veprimet që do të ndërrmarrë për tjetërsimin e sendit si dhe garantimin për gëzimin e qetë të sendit brenda afatit të parashikuar në kontratë eshe pas tjetërsimit të tij. + +Nëse sendi shitet tek një palë tjetër dhe kjo palë ka marrë përsipër detyrimin për të respektuar afatin e qirasë ndaj shitësit të sendit, ai detyrohet për respektimin e qerasë brenda afatit të shprehur në kontratë. + +Nëse përfituesi i sendit (pronari i ri) nuk e respekton afatin e kontratës së qirasë sepse kontrata e qirasë nuk kishte një datë të saktë përpara kalimit të pronësisë, qiradhënësi detyrohet t’iu shpërblejë dëmin. + +– Në të gjitha rastet e tjera nëse qiradhënësi prish kontratën e qirasë përpara afatit të përcaktuar në kontratë ose nuk ju garanton gëzimin e qetë të qirasë atëherë ju keni të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për dëmshpërblim, për zgjidhjen e kontratës përpara afatit si dhe mos garantimin e gëzimit të qetë të sendit të marrë me qira. + +Faleminderit!" +"1743884682-255","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","A perfiton strehim gardistet e emeruar nga qytete te tjera?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-perfiton-strehim-gardistet-e-emeruar-nga-qytete-te-tjera","A perfiton strehim gardistet e emeruar nga qytete te tjera?","Pershendetje! Bashkeshorti im punon ne “Garden e Rrepublikes se Shqiperise” Funksioni i thjesht gardist.Ne jemi trasferuar familjarisht nga qyteti i Vlores pas emerimit te tij ne Tirane.Familja eshte prej 4 personash dhe jetojme me qira e paguar nga ne.","Pershendetje, + +Ju informoje se ne Ligjin Nr. 33/2021 “PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” ne nenin 51 percaktohet se: + +1. Kur punonjësi i nivelit të mesëm e të lartë emërohet ose transferohet në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm, kur nuk i sigurohet nga Garda mjedisi për akomodim, ai kompensohet për shpenzimet e strehimit. + +2. Masa ditore e përfitimit dhe procedura e kompensimit për strehim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. +Pra nga sa me siper ky kompesimi jepet vetem per punonjesit e nivelit te mesem dhe te larte dhe nga sa ju referoni bashkeshorti juaj eshte punonjes i nivelit baze pra nuk mund te perfitoje nga ky kompesim dhe kjo ne parim lidhet me marredhënien juridike te punes, pasi ne kete rast ka lidhur nje kontrate pune dhe ka pranuar me vullnet të lire vendin dhe llojin e punes. +Ju faleminderit!" +"1743884687-256","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Njohja e diplomes jashte shtetit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=njohja-e-diplomes-jashte-shtetit","Njohja e diplomes jashte shtetit","Pershendetje, + +Kam mbaruar master per Gjeografi. Jetoj ne Gjermani. Cfare procedure ndiqet per njohjen e diplomes ne Gjermani? + +Faleminderit","Pershendetje, + +Per te perdorur diplomat e leshuara nga Republika e Shqiperise ju duhet te kryeni njehesimin e diplomes prane Institucionit Arsimor dhe me pas legalizim dhe apostilim prane Ministrise se Puneve te Jashtme. Në bazë Konventes së Hages, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare. + +https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/ + +Per njohjen e diplomes ne Shtetin Gjerman ju duhet te kontaktoni me autoritetet pergjegjese per njohjen e tyre, juristi online ofron keshillim ligjor vetem per legjislacionin ne Republiken e Shqiperise. + +Faleminderit!" +"1743884691-257","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Vule Apostille","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vule-apostille-2","Vule Apostille","Pershendetje te nderuar! + +Kam nevoje per informacion. + +Ajo cka doja te dija eshte: A mund te postoj dokumenta direkt nga gjermania drejt “Ministrise per Punet e jashtme dhe Europen” ne Tirane, me qellim paisjen me vule apostille? Apo e vetmja menyre eshte te postohen nga posta shqiptare ne Shqiperi? + +Ju faleminderit!","Pershendetje, + +Ju informojme se ne baze te VKM nr. 134, datë 07.03.2003, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. Atoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Dokumentet paraqiten vetëm pranë zyrave të agjentëve postarë, të kontraktuar nga MPJ; Posta Shqiptare, TNT Express dhe AC Shipping LTD. Certifikohen dokumente origjinale ose kopje të njehsuara me origjinalin. + +https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/apostillimi_i_dokumenteve.pdf + +Ju faleminderit!" +"1743884691-258","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Vule Apostille","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vule-apostille-2","Vule Apostille","Pershendetje te nderuar! + +Kam nevoje per informacion. + +Ajo cka doja te dija eshte: A mund te postoj dokumenta direkt nga gjermania drejt “Ministrise per Punet e jashtme dhe Europen” ne Tirane, me qellim paisjen me vule apostille? Apo e vetmja menyre eshte te postohen nga posta shqiptare ne Shqiperi? + +Ju faleminderit!","Përshendetje, + +Dokumentet paraqiten vetem pranë zyrave të agjentëve postarë te kontraktuar nga MPJ, te cilet janë: + +-Posta Shqiptare + +-TNT ( Express Albania sh.p.k) + +-AC (Albanian Courier sh.p.k ) + +Për informacion me te detajuar mund të aksesoni ne http://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/legalizimi_i_dokumenteve_shqiptare.pdf +Faleminderit!" +"1743884696-259","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Ditet e festave zyrtare","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ditet-e-festave-zyrtare","Ditet e festave zyrtare","Pershendetje, desha te di ne rastin kur punonjesi eshte me raport mjeksor por gjate ketyre diteve të raportit i bie nje dite pushimi zyrtar, si duhet shenuar dhe llogaritur ajo dite, si Leje apo Raport? Faleminderit shume!","Pershendetje, +Ne baze te nenit 86 te Kodit te Punes, ku punemarresi gezon te drejten e pages ne ditet e fesatave zyrtare, vleresoje se kur gjate diteve te raportit mjekesore bie nje dite pushim zyrtare, ajo dite duhet shenuar si feste zyrtare dhe do te paguhet ne masen 100%, ndersa ditet e tjera te raportit do te paguhen ne masen 70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi. +Ju faleminderit!" +"1743884702-260","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Model Kerkes padi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=model-kerkes-padi","Model Kerkes padi","Pershendetje! + +Ju lutem me ndihmoni me nje draft , kerksese padie per rastin e zgjatjes se gjykimit tej afatit te aresyeshem ne Gjykaten e Larte?","Pershendetje +Platforma e juristit online eshte konceptuar ne ofrimin e ndihmes juridike paresore, ne kuader te informimit dhe keshillimit ligjor. + +Faleminderit" +"1743884707-261","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Denoncim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=denoncim-3","Denoncim","Përshëndetje! + +Ku mund të kryej denoncim në lidhje me shqetësimet që vijnë nga një klerik? + +Si mund të procedohet penalisht per akuzimet dhe shqetesimet ndaj njerezve? + +Cilat jane bazat ligjore?","Pershendetje, + +Eshte e paqarte se cilat jane veperimet apo shqetesimet konkrete qe kleriku ka kryer ndaj jush, per te dhene nje sqarim te sakte ligjor se nese keto veprime perbejne ose jo veper penale, e nese perbejne veper penale, cila eshte vepra penale konkrete. + +Nderkohe, ne cdo rast, ju mund te drejtoheni prane organit te Policise per te bere kallezimin penal perkates, me pas do te jete organi i akuzes qe do te shohi nese shqetesimet konkrete perbejne ose jo veper penale. + +Faleminderit!" +"1743884712-262","https://juristionline.al/?page_id=17363","Legjislacion65","https://juristionline.al/?cat=39","Qarkullimi me leje drejtimi te pezulluar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=qarkullimi-me-leje-drejtimi-te-pezulluar","Qarkullimi me leje drejtimi te pezulluar","Pershendetje,cfare problemi ka nese afati i pezullimit te lejes se drejtimit ka mbaruar por nuk e kemi terhequr patenten","Pershendetje. Kodi Rrugor e ka te percaktuar qartesisht qe leja e drejtimit eshte e detyrueshme qe te mbahet ne cdo rast me vete gjate drejtimit te mjetit. Ne rast se ju ndaloheni nga ana e policise rrugore ne drejtim te mjetit pa leje drejtimi ne makine, atehere policia ka te drejte t’ju gjobise, dhe te marre masa plotesuese administrative." +"1743884722-263","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Sekuestrim prone","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sekuestrim-prone","Sekuestrim prone","Pershendetje, + +Kam pasur nje kredi te ish-Banka Popullore ku garanci kam lene nje kat te nje objekti qe kam ne emrin tim. Prona eshte vleresuar per nje vlere prej 75 milione leke te vjetra dhe kam marre 50 milione te vjetra kredi. Kam lare 10 milione leke dhe me pas nderpreva pagesat per arsye ekonomike. Kredite e keqija me vone kaluan te kompania permbarimore STAR(MCA) me te cilet kam lidhur disa kontrata ku bej pagesa te rregullta prej disa vjetesh me nje vlere totale prej 20 milione lekesh te vjetra kundrejt nje garancie e dhene nga kompania permbarimore ne te cilen me thuhej se prona nuk do te sekuestrohej. Para disa kohesh me paraqitet nje person me pretendimin se ka kryer procedurat e duhura per blerjen e kesaj prone nga OTP Bank (ish- Banka popullore). Kane kaluar diku te 3 vjet nga kjo kohe dhe personi ne fjale akoma nuk ka arritur ta pervetsoj pronen ne ceshtje dokumentacioni me hipoteken. Mora nje dokument te e-Albania (Kartela e pronesise) per pronen ne fjale dhe mu tha se nuk mund te merrja informacione per kete prone pasi nuk isha pronar i saj. Tani doja te dija ku mund te drejtohesha per qartesimin e kesaj situate pasi nga nje ane vazhdoj te kryej pagesa per kredite e keqija dhe nga ana tjeter marr vesh se prona sekuestrohet.","Pershendetje + +Per Informacion te detajuar drejtoju ish-Bankes Popullore (OTP Bank aktualisht) duke kerku informacion dhe kopje te kontrates tende te kredise, si ish-klient i bankes. + +Kerkesen drejtoja Departamentit Ligjor ne Zyrat Qendrore te OTP Bank.! +Faleminderit" +"1743884727-264","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","A me pengon kredia ne permbarim per te futur letrat ne Greqi?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-me-pengon-kredia-ne-permbarim-per-te-futur-letrat-ne-greqi","A me pengon kredia ne permbarim per te futur letrat ne Greqi?","Pershendetje,","Pershendetje + +Ju bejme me dije se pavaresisht detyrimit permbarimore qe ju keni, ju nuk keni asnje pengese ligjore per te marre dokumenta ne institucionet shqiptare por ne rast se ju nevojitet nje vertetim likujditeti ose i quajtur ndryshe vertetim i detyrimeve permbarimore, ju do te rezultoni debitor, por kjo nuk ju pengon ju per te marre sherbime (dokumente) nga institucionet e shtetit shqiptare. + +Ne lidhje me pyetjen nese kjo debi ju pengon ne lidhje me leje qendrimin ne shtetin grek, ju bejme me dije se ne nuk mund tiu pergjigjemi ne lidhje me procedurat dhe parashikimet ligjore te nje shteti tjeter pervese infromacionit qe ofrojme mbi legjislacionin dhe autoritet shqiptare. + +faleminderit" +"1743884732-265","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Kredi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-8","Kredi","Pershendetje,","Pershendetje + +nga sa ju sqaroni, ju nuk keni dijeni ne forme shkresore per veprimet permbarimore. Nese permbaruesi nuk ka zbatuar procesduren e ekzekutimit vullnetar perpara atij te detyrueshem, ju sugjerojme t’i drejtoheni Gjykates me Kerkes Padi + +a) Sigurim Padie + +b) Kundershtimin e veprimeve permbarimore. + +Sepse ligji per Sherbimin Permbarimor dhe Kodi i Procedures Civile parashikon/sanksionon shprehimisht, se: debitori duhet te jet ne dijeni te veprimeve permbarimore. +Faleminderit" +"1743884737-266","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Permbarimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=permbarimi-10","Permbarimi","Pershendetje,","Pershendetje, + +Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasutite e luajtshme dhe te paluajtshme, dergesat postare wester union, money gram nuk mund te bllokohen nga ana e permbaruesit. + +Faleminderit!" +"1743884742-267","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Kamatvonesat si llogariten","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kamatvonesat-si-llogariten","Kamatvonesat si llogariten","Pershendetje.Une pasi Kam paguar demin e caktuar nga gjykata per nderprerje punimesh te nje objekti,sipas shkreses se permbarimit per ekzekutim vullnetar. Problemin e kam me kamatvonesat : detyrimin ti paguaj demin perllogaritur deri ne 19/09/2016, duke i shtuar kesaj shume ,vleren e kamatave tregtare mesatare ditore,ne shumen 4071 leke ne dite deri ne ekzekutimin e ketij vendimi. Vendimi i dates 14/02/2017 ka marr forme te prere ne apel dt 18/04/2018. Vendim per urdhrin e ekzekutimit date 20/06/2018. Si llogariten kamatvonesat nga kush date fillojne sa dite pushimi hiqen. Pas vendimit te apelit nuk ka pasur asnje mase ndalese. Pallati eshte ndertuar dhe shitur, pra si llogariten ne menyre te sake kamatvonesat.","Pershendetje + +Bazuar ne parashikimet e Kodit Civil, debitori qe paguan detyrimin ne vonese, detyrohet te paguaje edhe kamatevonesat deri ne daten e ekzekutimit te detyrimit. Ditet ne vonese llogariten si dite kalendarike (jo pune) prandaj ditete e pushimit zyrtar nuk zbriten nga perllogaritja. Faleminderit" +"1743884747-268","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","kredi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-9","kredi","prsh kam mar 2 kredi ne kto institucionet si jute dhe kredo dhe me kane kaluar ne permbarim,doja te dija a ka problem nese me dergojne lek me weter union ose money gram a mund te mi mbajn leket","1 +Pershendetje, + +Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasutite e luajtshme dhe te paluajtshme, ju mund t’iu dergojne para nepermjet dergesave postare wester union, money gram te cilat nuk do te preken pasi nuk mund te bllokohen nga ana e permbaruesit. + +Faleminderit!" +"1743884752-269","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Kredi ne zyrat e permbarimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-ne-zyrat-e-permbarimit","Kredi ne zyrat e permbarimit","Pershendetje,","Pershendetje, + +Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme. Objekt bllokimi jane edhe mjetet monetare ne formen e depozitës ose kredive të debitorit në banka. Ne cdo rast, levizja juaj jashte vendit nuk mund te jete objekt ndalimi nga ana e permbaruesit, por mund te afektohet si pasoje e bllokimit te mjeteve monetare ne banka." +"1743884757-270","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Përmbarimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=permbarimi-tirane","Përmbarimi","Kam nje çeshtje ne Permbarimin Tirane. Drejtori i permbarimit po me sorrollat per 6 muaj pa asnje arsye dhe duke shkelur cdo rregull ligj e procedure. Dua te me tregoni ku te ankohem dhe me jepni nje kontakt se nuk jetoj ne Shqiperi. Kam cdo prove dhe fakt per ta provuar por nuk di ku te ankohem. Me kontaktoni me email ju lutem. Faleminderit","Pershendetje, + +Ne lidhje me problematiken tuaj, nese pretendoni shkelje ne veprimtarine e permbaruesit shteteror, ju duhet t’i drejtoheni Ministrise se Drejtesise. Aty mund te depozitoni nje ankese me shkrim (me ane te postes), duke bashkengjitur vendimin e gjykates, cdo dokumentacion te veprimtarise se permbaruesit, si dhe cdo prove tjeter qe ju mbeshtesni pretendimet tuaja. + +Nese behet fjale per zyre permbarimore private, se bashku me ankesen drejtuar Ministrise se Drejtesise, ju mund t’i drejtoheni edhe Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private. + +Nese jeni i pakenaqur nga sherbimi permbarimor qe ju eshte ofruar deri tani, ju mund te kerkoni terheqjen e dosjes nga zyra perkatese dhe ta kaloni te nje permbarues tjeter nga sherbimi perbarimor privat. + +Faleminderit!" +"1743884763-271","https://juristionline.al/?page_id=17363","Ekzekutimi i detyrimeve86","https://juristionline.al/?cat=51","Kredi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-11","Kredi","Përshëndetje, kam një kredi që më ka kaluar në përmbarim dhe në pamundësi për ta bërë pagesën të gjithën doja të dija çfarë masash mund të merren nëse nuk kam gjë kolateral përveç pagesës që marr dhe doja të shtoja që në person të dytë si garant ka dal vëllai, por dhe ai nuk është se ka ndonjë pasuri përveçse rrogës dhe ai po ashtu.","1 +Përshëndetje, + +Nëse ju jeni debitor kundrejt një subjekti të caktuar, në bazë të Kodit Civil ju mbani pergjegjesi me pasurine tuaj të tashme dhe te ardhme, pra edhe nese ju nuk keni para per momentin, detyrimi do te mbetet. Me konkretisht, kontratat bankare te huase perbejne titull ekzekutiv dhe si te tilla, kreditori, pra Banka ka te drejte qe te kerkoje leshimin e urdherit te ekzekutimit ne gjykate. Ky eshte nje gjykim i cili zhvillohet pa pranine e paleve dhe madje ju si debitor nuk merrni dijeni fare. Me pas ceshtja shkon prane Zyres permbarimore shteterore ose private, per ekzekutimin e detyrueshem. Persa kohe ju keni dhe dorëzanës,i cili është një familjar i juaji, atëherë ekzekutimi detyrimit do preki edhe pasurinë e tij.Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person (dorëzanësi), detyrohet t’I sigurojë kreditorit ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor). Në rastin konkret, bazuar në rrethanat që ju keni referuar dorëzanësi është përsëri në paaftësi paguese. + +Atëherë përmbarimi fillimisht do të bllokojë llogaritë tuaja bankare, dhe do të vendose sekuestrimin në pasurite tuaja të luajtshme dhe të paluajtshme që janë të regjistruara. Nese ju aktualisht nuk keni te holla ne banke, apo pasuri të tjera por vetëm rrogën detyrimi do të përmushet në vazhdimësi nga rroga juaj, duke llogatitur të ardhurat e nevojshme për jetesë dhe pjesa tjetër do të mbahet për llogari të kreditorit. + +Gjithashtu ekzekutimi i detyrueshem është një procedure që rregullohet nga ligji dhe nuk eshte ne diskrecionin e kreditorit, apo te permbarimit. Nese konstatoni veprime ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per kundershtim te veprimeve permbarimore. + +Theksoj se persona të tretë qofshin edhe prindërit tuaj, të cilët nuk janë përfshirë si dorëzanës apo nuk kanë dalë garant për detyrimin nuk mund të preket pasuria e tyre. + +Ju faleminderit!" +"1743884773-272","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","A jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është lënë me testament nga i cili përjashtohet trashëgimtar i çdo rradhe?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-jam-i-detyruar-ta-perpjesetoj-pasurine-qe-me-eshte-lene-me-testament-nga-i-cili-perjashtohet-trashegimtar-i-cdo-rradhe","A jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është lënë me testament nga i cili përjashtohet trashëgimtar i çdo rradhe?","Përshëndetje! Kam qenë bashkëpronar me babain në një pasuri që ai e ka fituar prej martesës së dytë me mamanë time të ndjerë. Babai ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo martesë ka një vajzë e cila aktualisht është e martuar dhe ka 4 fëmijë (të ditëlindjeve 1994, 1996, 1998 & 2007). + +Dua të di që unë, si ekzekutor i testamentit a jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është trashëguar me të drejta të plota, dhe nëse çështja kalon për gjykim sa gjasa kam që ta trashëgoj pronën të + +plotë? Ju faleminderit paraprakisht!","Pershendetje. Rasti qe ju parashtroni i referohet institutit te se drejtes i quajtur si “rezerva ligjore”. Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Ne rastin tuaj, nese ne momentin e celjes se trashegimise testamentare, rezulton se babai ka trashegimtare ligjore te mitur, te cilet do e kishin trasheguar ne mungese te nje testamenti, atehere per pjesen qe prek te drejten e tyre, testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon qe i mituri qe perfiton mbrojtje te rezerves ligjore, ka te drejte te trashegoje ne ate mase qe do te kishte trasheguar nese nuk do te kishte nje testament. Pjesa tjeter e testamentit, mbetet e vlefshme. + +Noteri nuk ka te drejte qe te konstatoje pavlefshmerine e nje veprimi juridik, qofte edhe testamenti. Eshte gjykata i vetmi autoritet i cili e ka kete kompetence. +Faleminderit!" +"1743884778-273","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Dua te pyes nese ka te celura deshmi trashegimie per Xhajat dhe Hallen","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dua-te-pyes-nese-ka-te-celura-deshmi-trashegimie-per-xhajat-dhe-hallen","Dua te pyes nese ka te celura deshmi trashegimie per Xhajat dhe Hallen","Pershendetje, + +Kam nje prone te trasheguar nga gjyshi qe eshte e njohur per kompesim nga ATP, por dy xhaja dhe nje halle nuk jetojne me, dhe femijet sjane te interesuar per pronen me siper, nderkohe qe ligji sme lejon te vijoj per kompesim pa bere pjestimin e pjeseve ndaj duhet te verifikoj nese ka deshmi trashegimie per keta dhe nese ska te vijoj me celjen. + +1. A mundem ta verifikoj kete gje diku? + +2. A mundem une te bej deshmite ligjore per keta duke qene nipi dhe me intereson per vijim e ceshtjes. + +3. Per trashegimtaret e ketyre i nxjerr dot noteri certifikatat nga regjistrat e vjeter apo duhet te shkoj une neper lagje dhe ti nxjerr? + +Ne aktin e trashegimise se gjyshit, une jam nipi Shkelqim Gostivari, ndersa personat qe nuk jetojne dhe qe skemi info mbi deshmine e trashegimise jane: Ibrahim Gostivari , Fatmiri Gostivari dhe Perihan Celo","Pershendetje. + +Ligji percakton se leshimi i deshmise se trashegimise behet prane noterit te njesise vendore ku i ndjeri ka pasur gjendjen civile, per verifikim nese eshte celur deshmi trashegimie duhet te interesoheni prane zyrave noteriale. + +Dëshmia e trashëgimisë redaktohet dhe leshohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre. + +Kerkesa per leshimi i deshmise se trashegimise kryhet nga trashegimtaret e trashegimlenesit.Noteri mban origjinalin e dëshmisë së trashëgimisë dhe i lëshon kërkuesit ose çdo personi, që ka një interes të ligjshëm, një ose disa kopje të dëshmisë së trashëgimisë, të + +njësuara me origjinalin. + +Dokumentat e nevojshme per celjen e deshmise se trashegemise jane: + +– Certifikat vdekjeje e se ndjeres; + +– Certifikate martese e se ndjeres; + +– Certifikata te trungut familjare nder vite, sipas regjistrave themeltare te gjendjes civile per vitet ’50-74; ’74-2009; 2009-2021; etj + +– Certifikate familjare e nenes (1 dite para vdekjes); + +– Fotokopje e ID-se (leternjoftimit) se trashegimtareve; +Certifikatat duhet te depozitohen prane zyres noteriale nga ana juaj. +Per me shume ju mund te informoheni prane zyres se noterise ku do paraqiteni per celjen (leshimin) e deshmise se trashegimise. + +Pas celjes se trashegimise ligjore ose testamentare eshte e nevojshme qe ky akt te regjistrohet ne Drejtorine vendore te ASHK-se (Agjensia Shteterore e Kadastres), ku ndodhet prona (apartamenti) e rregjistruar ne emer te nenes suaj (trashegimlenenes). Me marrjen e certifikates se pronesise se pasurise ne emer te te gjithe trashegimtareve ligjore, ku jane te percaktuara edhe pjeset takuese te pronesise per sejcilin trashegimtar (pronar), atehere mund te behet pjestimi (ndarja) e pasurise ne menyre vullnetare me marreveshje noteriale midis jush tek noteri. Ne rast mosdakortesimi per pjesetimin e pasurise ne menyre vullnetare (me marreveshje midis jush), atehere ju mund t’i drejtoheni gjykates. + +Faleminderit!" +"1743884783-274","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Trashegimnia","https://juristionline.al/?questions_of_civil=trashegimnia-2","Trashegimnia","Cfare dokumenti duhet dorezuar Hipotekes per te kaluar prona e pa luajtshme nga emri itrashegimleneshittek emrat e tjere te trashegimtaret","Përshëndetje, + +Së pari, do duhet që të jetë bërë celja e trashëgimisë dhe të jenë identifikuar trashëgimtarët. + +Së dyti, për shërbimin që kërkoni do duhet të aplikoni nëpërmjet e-albania (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9467) ose në zyrat noteriale dhe të bashkëngjisni në aplikim dëshminë e trashëgimisë dhe dokumentat e pronësisë për pronat që ka patur në pronësi i ndjeri. + +Faleminderit." +"1743884788-275","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Perfitimi i pronesise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perfitimi-i-pronesise","Perfitimi i pronesise","Pershendetje! Babai im sapo ka nderruar jete dhe ne jemi 4 motra.Shtepia ka qene ne emer te prinderve dhe me sa di nuk ka testament.Motra e vogel pretendon te kaloje shtepine ne emrin e saj. Si funksionon ligji ne kete rast?","Përshëndetje, + +Do duhet të paraqiteni në një zyrë noterie që të procedoni me celjen e trashëgimisë. Dëshmia e trashëgimisë (pra që tregon secilët janë trashëgimtarët dhe pjesët përkatëse) sëbashku me dokumentat e pronësisë për pronat që ka patur i ndjeri do të bashkëngjiten në aplikimin i cili bëhet nga e-albania ose në zyrën e noterisë që keni bërë celjen e trashëgimisë. + +Faleminderit." +"1743884793-276","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Ndarja e pronesise","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndarja-e-pronesise","Ndarja e pronesise","Pershendetje! + +Une vij nga nje familje nga e cila babi im ka qene martuar dhe ka dy femije nga ajo martese, bashkeshoetja e pare ka nderruar jete shume vite me pare. + +Me pas, pas disa viteve babi eshte martuar perseri me mamane time ku kemi lindur une dhe vellai me i vogel. + +Babi ka nderruar jete ne vitin 2017 dhe nuk ka lene testament. + +Te lutem dua te di vetem si ndahet pasuria midis nesh ku bashkepronare jemi, + +2 vellezerit nga martesa e pare e babi, + +mami im dhe une me vllain nga martesa e dyte e babit. + +Faleminderit!","Përshëndetje, + +Cilësia e trashëgimtarit dhe pjesët takuese përkatëse caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, pas paraqitjes së certifikatës së vdekjes së trashëgimlënësit. Qe nga momenti i ndërrimit jetë të babait tuaj dhe deri më sot normalisht që dëshmia e trashëgimisë do duhet të ishte lëshuar, pasi i nënshtrohet afateve. + +Përsa i përket pjesëve, fëmijët dhe bashkëshorti/ja pasjetuese trashëgojnë në pjesë të barabarta dhe këtu i referohemi edhe fëmijëve nga martesa e parë. Ish bashkëshortja nuk do të jetë përfituese. + +Faleminderit." +"1743884797-277","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Prona","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prona-16","Prona","Mamaja dhe babai kane nje pasuri te perbashket e krijuar gjate marteses.regjistrimi eshte i bere ne emrin e mamase ku ka lene nje testament si pronare e vetme tek i biri. Pyetja eshte: babai munt te marri leshimin e trashgimis ligjore,dhe ne qofte se po ,sa perqint e pasuris i takon? a eshte rezarva ligjore per personat me aftesi te kufizuara ndaj moshes se tij 88 vjec?","Përshëndetje, + +Në momentin që trashëgimlënësi ka lënë një testament, do të aplikohet trashëgimia testamentare dhe parashikimet që trashëgimlënësi ka përcaktuar në testament, me përjashtim të rasteve kur cënohet pjesa e rezervës ligjore. + +Përsa i përket disponimit testamentar, nëse pasuri e krijuar ka qenë pjesë e bashkësisë ligjore mamaja juaj do të mund të dispononte vetëm pjesën e saj në testament e cila i bie të jetë ½ e pronës. + +Rezerva ligjore aplikohet për personat e paaftë për punë dhe të miturit. Në rastin tuaj, duke qenë se babai juaj është me aftësi të kufizuara nuk mund të cënohet pjesa e tij takues e cila i rezervohet nga rezerva ligjore dhe është në masën e ½ së pasurisë trashëgimore nëse trashëgimtar ligjor jeni vetëm ju dhe babai juaj. Nëse keni vëllezër motra, sipas trashëgimisë ligjore përfitoni në mënyrë të barabrartë (psh 1/3 nëse jeni 3 trashëgimtarë ligjorë, ¼ nëse jeni 4 trashëgimtarë ligjorë etj). Sipas këtij rregullimi rezerva ligjore e babit tuaj do të jetë ½ (ose 1/3, ¼ sipas rregullit të mësipërm) dhe pjesa tjetër ju takon e gjitha juve. + +Faleminderit." +"1743884802-278","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Celja e testamentit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=celja-e-testamentit-4","Celja e testamentit","Kur celet testamenti per trashegimi pasurie pas vdekjes se atij qe e ka lene? Cfare dokumentesh duhen?","1 +Pershendetje, + +Çelja e dëshmisë së trashëgimisë ligjore ose testamentare kryhet pranë një zyre noteriale dhe nuk ka një afat të caktuar për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë. Percaktohet vetëm afati për regjistrim të pasurive të paluajtshme pranë ASHK-se përkatëse brenda 30 ditëve nga momenti i çeljes së tij. + +Dokumentacioni i nevojshem eshte: + +Certifikate vdekje; + +Certifikate e trungut familjar e vitit 2010; + +Certifikatat personale te te gjithe trashegimtareve; + +Certifikate e trungut familjar viti 2000; + +Certifikate trung familjar periudha 1950-1974; + +Certifikate trung familjar e vitit 1974. + +Faleminderit." +"1743884808-279","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Trungu familjar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=trungu-familjar","Trungu familjar","Pershendetje!Mami dhe babi jan martuar ne vitin 2001 dhe mbas disa vitesh prinderit e tyre kane blere pasuri te paluajtshme te cilat jane rregjistruar ne emrin e tyre sigurisht.Problemi qendron se prinderit e mij kembengulin se nuk kane te drejte trashegimije per ato pasuri pasi mami ka qen e martuar ne ato koh dhe pretendojne se me martesen ata largohen nga trungu familjar.I pyeta nese kane bere ndonje kerkese specifike ne gjendjen civileper ndarjen nga trungu familjar por thone qe jo.Po kerkoja legjislacionet a athre viteve dhe e gjeta veten pak ne medyshje.Si mendoni rreth kesaj ceshtje ju lutem?","Përshëndetje, + +E drejta e trashëgimtarit për të përfituar nga trashëgimlënësi nuk lidhet me statusin nëse trashëgimtari është apo jo në një trung familjar me trashëgimlënësin. Dispozitat e Kodit Civil për trashëgimin përcaktojnë radhët e trashëgimtarëve kur bëhet fjalë për trashëgiminë ligjore dhe në radhë të parë përfshihen fëmijët dhe bashkëshorti/ja pasjetues. Në lidhje me fëmijët këta të fundit do të trashëgojnë pasurinë dhe nëse janë të martuar dhe pasuria trashëgohet individualisht dhe nuk përbën pasuri martesore. + +Fëmijët do të trashëgojnë nëse në testament nuk është disponuar ndryshe si dhe nëse nuk janë shpallur të padenjë. + +Faleminderit." +"1743884813-280","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Ndarja e prones","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndarja-e-prones","Ndarja e prones","Nje i aferm me ka lene pronen ne testament pas vdekjes , Nuk ka femije por bashkeshorti i cili ka ndrruar jet me pare ka pasur femije te tij . Femijet ka qene ne moshe madhore nuk kane jetuar kurre me ciftin dhe as kane qene ne certifikate familjare te ciftit. Kush e perfiton pronen?","Pershendetje, +Fillimisht do te shikohet se si eshte fituar pasuria te cilen i afermi juaj e ka lene me testament dhe kur eshte fituar. + Nese pasuria e lene me testament eshte fituar para marteses atehere ajo eshte pasuri individuale e tij. Ai mund ta lere me testament trashegimtareve te tij sipas rradheve te trashegimise referuar rregullave te kodit civil. Kodi Civil i RSh ne nenin 360 përcakton si trashëgimtare ligjore : “fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në këtë Kod” Nese ju i cili jeni i afermi i perkisni asaj rradhe atehere testamenti eshte i vlefshem. +Nese prona eshte fituar gjate marteses. Ajo eshte prone e perbashket e dy bashkeshorteve. Ne momentin qe bashkeshorti vdes, hyn me zevendesim trashegimtaret e tij. Pra hyjne ne trashegim ne rradhe te pare femijet e bashkeshortit qe ka nderruar jete. Ne kete rast testamenti eshte i pavlefshem sepse nuk lejohet sipas kodit tone civil te kalohet ne nje rradhe tjeter kur rradha e pare ka trashegimtare. +Ju faleminderit!" +"1743884819-281","https://juristionline.al/?page_id=17363","Trashëgimia154","https://juristionline.al/?cat=45","Trashegimia","https://juristionline.al/?questions_of_civil=trashegimia-13","Trashegimia","Pershendetje, + +Ne certifikaten e pronesise jam une, bashkeshorti dhe vjerra ime me pjese te barabarta secili. Vjerra ime ka nderuar jete ne vitin 2021 dhe bashkeshorti im sapo ka nderuar jete. (nuk ishte dakort te bente celjen e trashegimise pas vdekjes se nenes). Kam nje djale te bashkeshortit 22 vjec. Jetojme bashke. + +Ne rast te celjes se trashegimise 2 here (per vjerren dhe bashkeshortin) si behet ndarrja e pasurise? + +Deshira ime e mire eshte qe pas vdekjes time t’ia le pjesen time djalit se kam qene pjese e jetes se tij dhe jam kujdesur qe nga mosha 6 vjec dhe kemi marredhenie te mira. Por jetes nuk i dihet dhe kam nje merak (ne te ardhme kur te martohet) )se mos me kerkon pjesen dhe do qe te shes shtepine nderkohe qe une dua te jetoj aty se ndihem me e qete dhe njoh mire ambjentin ku jetoj. + +Si eshte procedura ne rast te kerkeses me marrje pjese? Duhet me patjeter te shitet? + +Faleminderit","Pershendetje. Ne rastin e vdekjes se vjerres suaj. Trashegimtar ligjor jane femijet e saj ne rastin bashkeshorti juaj dhe femijet te tjere nese ka dhe vjerri nese eshte gjall. Nese nuk ka atehere trashegimtar eshte vet bashkeshorti juaj i ndjere i cili trashegon teresisht pjesen e nenes se tij. Dhe behet pronar ne shtepi me 2/3 pjese. Kur vdes bashkeshorti juaj pjesa e tij kalon tek ju dhe tek djali i tij. Ju ju takon sipas kodit civil 1/3 ndersa 1/3 i takon djalit te tij. Ne teresi ne shtepine ku jeton pronare jeni ju me 2/3 pjese dhe djali i bashkeshortit tuaj me 1/3 pjese takuese." +"1743884830-282","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","kerkese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kerkese-11","kerkese","A njihen vitet e punes ne ish kooperativa per pages ne vjetersine e punes kur je ne mardhenie pune ne administraten shteterore ?","Përshëndetje, + +Po, njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore kjo referuar legjislacionit në fuqi që ka trajtuar këtë cështje dhe specifikisht: + +1. Ligji nr. 169/2020, datë 23.12.2020 “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”; + +2. Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 432, datë 15,7,2021 “Për miratimin e listës së ishkooperativave bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë”; + +3. Rregullore nr. 1 datë 28/09/2021 e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. + +Faleminderit." +"1743884835-283","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Leje e lindjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leje-e-lindjes-3","Leje e lindjes","Pershendetje!","Përshëndetje, + +Përfitimin nga Sigurimet Shoqërore për rastin e barrëlindjes mund ta përfitoni vetëm nëse jeni e siguruar në momentin kur ju lind e drejta e përfitmit. + +Faleminderit." +"1743884839-284","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Kamatvonesat dhe gjobat e sigurimeve shoqerore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kamatvonesat-dhe-gjobat-e-sigurimeve-shoqerore","Kamatvonesat dhe gjobat e sigurimeve shoqerore","Per sigurimet shoqerore te papaguara a ka limit kohor qe kamatvonesat dhe gjobat mos te rriten me ne vlere apo ajo vazhdon deri ne pagese (nese ka 10 vite te pa paguar kamata eshte per 10 vite apo ka nje limit)","1 +Përshëndetje, + +Sipas ligjit, në rastet kur sigurimet shoqërore nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar të paguajë kamatëvonesë për periudhën e vonimit deri në datën e pagesës së detyrimeve. Në këtë kontekst, nuk ka një limit kohor të caktuar për rritjen e kamatëvonesës. Pra, çdo ditë e shtyrjes së pagesës së detyrimeve shton shumën e kamatëvonesës përkatëse. + +Duke qenë se kamatvonesat dhe gjobat kanë si bazë ligjore ligjin “Per procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, organeve tatimore ju parashkruhet e drejta per te proceduar me zbatimin e masave shtrenguese brends 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar do duhej te ishte paguar. + +Faleminderit!" +"1743884844-285","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Puna dhe Barrelindja","https://juristionline.al/?questions_of_civil=puna-dhe-barrelindja","Puna dhe Barrelindja","pershendetje, isha e interesuar te dija, ne momentin qe je me raport nga barrelindja mund te punosh online nga shtepia,thjesht suport dhe komunikim me pale te treta kur eshte e nevojshme. por jo me perfitim monetar nga punedhenesi, , perfitimi vazhdon te jete nga sigurimet shoqerore,","Përshëndetje, + +Ligji për sigurimet shoqërore përcakton një periudhë të detyrueshme për mbulimin e sigurimeve shoqërore në lidhje me raportin nga lindja. Kjo do të thotë se, sipas këtij ligji, ju do të mbuloheni nga skema e sigurimeve shoqërore . + +Në të njëjtën kohë, puna online nga shtëpia, pa përfitim monetar nga punëdhënësi, por duke përdorur sigurimet shoqërore si burim i përfitimeve, është një opsion që përfshin vullnetin dhe marrëveshjen mes punonjësit dhe punëdhënësit. Kjo është një çështje që lidhet me politikat dhe praktikat e punësimit të kompanisë ose institucionit tuaj si dhe me dëshirën tuaj për të vazhduar detyrat tuaj. + +Faleminderit!" +"1743884849-286","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Shpërblimi për lindje fëmije","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shperblimi-per-lindje-femije","Shpërblimi për lindje fëmije","Pershendetje, + +Mund te me ndihmoni me nje interpretim ne lidhje me nenin 29 i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.","Përshëndetje, + +Aplikimi për përfitimin e shpërblimit bëhet elektronikisht nëpërmjet portalit e-albania në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10059 ku je tregohet dhe dokumentacioni i nevojshëm. + +Shpërblimi është në masën 50 % të pagës minimale mujore në shkallë vend. Pra nuk është gabim i kompanisë dhe as keqinterpretim i ligjit prej saj, pasi ligji është i qartë dhe nuk referon pagën me të cilën trajtohet aplikuesi. + +Përsa i përket personit përfitues, masa e përfitimit mbetet e njëjtë nëse të dy prindërit e fëmijës janë të siguruar, pra nuk bën diferencë se kush mund/duhet të aplikojë. Përparësi në përfitim i jepet nënës dhe shpërblimin e merr ajo. Vetëm përjashtimisht, nëse nëna nuk është e siguruar mund të aplikojë i ati i fëmijës dhe do të jetë ai përfituesi . + +Faleminderit." +"1743884854-287","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Sigurimet shoqerore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sigurimet-shoqerore-10","Sigurimet shoqerore","A paguhen sigurimet shoqerore nga punedhenesi gjate lejes se lindjes","Përshëndetje, + +Po, gjatë lejes së lindjes, sigurimet shoqërore vazhdojnë të paguhen nga punëdhënësi. Sipas Ligjit + +Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”: + +Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione do të jetë: a) për punëdhënësit 13,8 për qind e shumës bruto të listëpagesave; b) për personin e punësuar 9.5 për qind e pagesës së tij totale (bruto). + +Faleminderit!" +"1743884859-288","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-duhet-te-paguaj-siguracione-si-person-fizik-edhe-pse-i-paguaj-si-punemarres-ne-nje-vend-tjeter","a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter","a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter","Përshëndetje, + +Po, në rast se ju kryeni një veprimtari si person fizik, atëherë ju do të paguani sigurimet shoqërore si i vetpunësuar. + +Faleminderit!" +"1743884864-289","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Perfitim leje lindje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perfitim-leje-lindje","Perfitim leje lindje","Pershendetje doja te informohesha paraprakisht nese e perfitohet lejea e lindjes , kam qene e siguruar per periudhen 2022(korrik-Tetor) dhe periudhen nentor 2023-korrik 2024. nderohe kam nisur pune kete muaj janar 2025 dhe do jem ne vazhdim . Pra jane 12 muaj pune por me nderprerje. + +A mund ta perfitohet ne keto kushte lejen e Lindjes ?","Përshëndetje, +Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.” + +Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka të përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo, vleresojmë se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje) për të përfituar lejen e lindjes. + +Faleminderit!" +"1743884869-290","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Leja e lindjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leja-e-lindjes-14","Leja e lindjes","Nese kthehem ne pune pas 6 muajsh nga lindja, punoj 2 muaj, a mund te perfitoj perseri leje e lindjes. Flm","Përshëndetje, + +Kodi i Punës parashikon se: + +Pas periudhës 63 ditore të paslindjes, gruaja vendos vetë nëse dëshiron të punojë ose të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Nëse gruaja vendos, me dëshirën e saj, të punojë pas periudhës 63 ditore të paslindjes, në marrëveshje me punëdhënësin, për ushqyerjen e fëmijës ka të drejtë që, deri sa fëmija të mbushë 1 vjeç, të zgjedhë: + +a) një pushim të paguar, prej 2 orësh, brenda kohëzgjatjes normale të punës; ose + +b) kohëzgjatje pune, të reduktuar me 2 orë, me pagë të njëjtë, sikur të kishte punuar për kohëzgjatjen normale ditore të punës. + +Faleminderit!" +"1743884874-291","https://juristionline.al/?page_id=17363","Sigurimet shoqërore dhe shëndetsore187","https://juristionline.al/?cat=47","Sa vjetersi me duhen per kemp te plote?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=sa-vjetersi-me-duhen-per-kemp-te-plote","Sa vjetersi me duhen per kemp te plote?","Pershendetje jam 42vjec dhe kam 15 vite pune,ju lutem per kemp te plote sa vite duhen?","Përshëndetje, + +Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. + +Ju jeni 42 vjeç, kështu që diferenca mes moshës suaj dhe moshës 20 vjeç është 22 vjet; 3/4 e kësaj diference është 16.5 vjet. + +Për të përfituar pensionin e invaliditetit të plotë, duhet të keni të paktën 16.5 vjet sigurim shoqëror. Kjo do të thotë që, nëse keni 15 vjet punë, ju duhet një vit tjetër dhe pak më shumë, për të arritur periudhën minimale të kërkuar. Gjithashtu, duhet të keni të paktën 12 muaj sigurim në pesë vitet e fundit. + +Faleminderit!" +"1743884885-292","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","vjetesimi i pumes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vjetesimi-i-pumes","vjetesimi i pumes","Pershendetje, punoj ne nje ndermarrje biznes privat. Une qe po te shkruaj kam 28 vite ne kete ndermarrje. A e perfitoj dhe sa te lutem mbi vjetersine e punes. Pra une marr 42.000 leke, sa me takon shtesa nese po te lutem. Me respekt nga Shkodra.","Përshëndetje, + +Shtesa për vjetërsi në punë sipas VKM nr.325, datë 31.05.2023, vlen vetëm për nënpunësit civil dhe nënpunësit e institucioneve të tjera shtetërore. Në rastin tuaj, ju punoni prej 28 vitesh në një ndërmarrje private ndaj nuk mund të aplikohet kjo vkm, megjithatë, vjetërsia në punë përbën një nga kriteret objektive të përcaktuara në Kodin e Punës e cila ndikon në rrogën e punëmarrësit. Ndaj mund të diskutoni me punëdhënësin tuaj për të përfituar një pagesë më të lartë. + +Faleminderit!" +"1743884890-293","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Ndryshimi i pozicionit te punes.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshimi-i-pozicionit-te-punes-2","Ndryshimi i pozicionit te punes.","Per cilat arsye mund ti ndryshohet pozicioni nje kryemesuesi ne pozicionin mesues kur ai pozicion nuk mbyllet si vend pune por i jepet dikujt tjetri? Dhe Cila eshte rruga ligjore qe duhet te ndjeke drejtuesi i Institucionit Arsimor per ti komunikuar kryemesuesit kete vendim?","Përshëndetje, + +Arsyet për ndryshimin e pozicionit të punës nga punëdhënësi ndaj punëmarrësve të tij mund të jenë të ndryshme, por këto arsye nuk ndikojnë në mënyrën e komunikimit të tyre. Sipas Kodit të Punës ndryshimi i kushteve të punës duhet të bëhet me marrëveshje mes palëve, si dhe çdo ndryshim i kontratës apo kushteve të punës duhet të bëhet me shkrim. + +Faleminderit!" +"1743884895-294","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Për lejen e zakonshme ose Lejen vjetore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=per-lejen-e-zakonshme-ose-lejen-vjetore","Për lejen e zakonshme ose Lejen vjetore","Kam filluar punë në një institucion penal (burg) si punonjës policie, më datë 22 gusht 2024 dhe normalisht në dhjetor të po këtij viti bëj 4 muaj e 8 ditë punë. Si rregull bazuar edhe në kodin e punës Neni 92 pika 3: ” Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Periudhat e paaftësisë së përkohshme në punë, konsiderohen si kohë pune.”","Përshëndetje, +Sipas nenit 92 të Kodit të Punës kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Leja vjetore e punës është 28 ditë kalendarike ose 4 javë pushim. + +Për rreth 4 muaj punë që ju keni, mund të përfitoni 8 ditë pushim. + +Faleminderit!" +"1743884900-295","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Numri maksimal i oreve shtese ne muaj","https://juristionline.al/?questions_of_civil=numri-maksimal-i-oreve-shtese-ne-muaj","Numri maksimal i oreve shtese ne muaj","Pershendetje, + +Mund te me saktesoni sa eshte numri maksimal i oreve shtese ne muaj ne varesi te muajit sepse ka muaj qe jane me 22 dhe 23 dite pune. A perfshihen ne kete llogaritjet dhe oret e punuara ne dite festash zyrtare zyrtare? + +psh; muaji tetor ka 23 dite pune (23 dite * 8 ore = 184 ore) si dhe 4 te shtuna (4 dite * 8 ore = 32 ore) pra ne total 216 ore ne muaj + +Oret e te shtunave na paguhen si ore shtese + +A eshte normale kjo?","Përshëndetje, + +Neni 90 i Kodit të Punës parashikon se Numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën kolektive ose kontratën individuale të punës. Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit. +Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50 për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. + +Faleminderit!" +"1743884905-296","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","pushim nga puna","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pushim-nga-puna-2","pushim nga puna","si jeni, nje pyetje: + +a ka te drejte punedhenesi te me pushoje nga puna pa lajmerim?","Përshëndetje, + +Jo, sipas Kodit të Punës, çdo punëdhënës është i detyruar të respektojë procedurat dhe afatet ligjore si dhe duhet të ketë shkaqe të arsyeshme për të zgjidhur marrëdhënien e punës, përveç rasteve të rënda kur ndërprerja është me efekt të menjëhershëm. Nëse pushimi është bërë në mënyrë të padrejtë, mund të ngrini padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Në rastin kur motivi i pajustifikuar është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi. Faleminderit!" +"1743884910-297","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Diskriminim ne pune","https://juristionline.al/?questions_of_civil=diskriminim-ne-pune","Diskriminim ne pune","Kam vënë re se në vendin e punës time trajtohem ndryshe dhe në mënyrë të pafavorshme krahasuar me kolegët e mi për shkak të gjinisë sime. Më është refuzuar mundësia për ngritje ne detyre dhe kam marrë kritika të padrejta, ndërkohë që kolegët e tjerë të cilët kanë të njëjtin nivel kualifikimi trajtohen ndryshe. A mund të konsiderohet kjo si diskriminim dhe çfarë hapash mund të ndjek për ta adresuar këtë situatë?","Përshëndetje, + +Ligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” parashikon se: + +Çdo person ose grup personash, të cilët mendojnë se janë diskriminuar, për një nga shkaqet e përcaktuara në Nenin 1 të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, mund t’i drejtohen, në mënyrë të pavarur nga njëri – tjetri: – a) Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, b) Gjykatës, me anë të një kërkesë-padie. Paraqitja e një padie pranë gjykatës, për një sjellje diskriminuese të pretenduar, mund të bëhet jo më vonë se 5 vjet nga dita kur ka ndodhur kjo sjellje dhe jo më vonë se 3 vjet nga dita e marrjes dijeni të saj. Në qoftë se ju mendoni se trajtimi i pabarabartë në punë vjen për shkak të gjinisë mund të konsideroni të ndiqni një nga rrugët e përmendura më sipër. + +Faleminderit!" +"1743884914-298","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Leja mbas lejes se lindjes.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leja-mbas-lejes-se-lindjes","Leja mbas lejes se lindjes.","Përshëndetje, + +Në muajin Janar 2024 kam qenë në marrëdhënie pune. Me 1 Shkurt 2024 kam marrë paralindjen dhe me 9 Shkurt kam lindur. Më 9 Tetor jam rikthyer në punë. A më takon leje vjetore për vitin 2024? Ju faleminderit.","Përshëndetje, + +Në bazë të VKM nr. 568/2021 e cili ka parashikuar rregullim përkatës të rasteve si i juaji, në pikën 6, të Kategorisë III-Pushimet parashikon se: + +“Në rastet kur i punësuari, brenda vitit kalendarik, ka kryer lejen e barrëlindjes, kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar llogaritet në përpjesëtim të drejtë me kohëzgjatjen efektive të punës pa përfshirë periudhën e kësaj lejeje.” +Pra, edhe pse ju keni përfituar lejen e barrëlindjes, nëse keni leje të paezauruar vjetore mund të kërkoni ta merrni në propocion me ditët që keni punuar në vitin 2024, + +Faleminderit!" +"1743884919-299","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Kodi i punes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kodi-i-punes-5","Kodi i punes","Pershendetje, + +Kam nje femije nen 1 vjec dhe e ushqej me gji. Nderkohe kam marre nje oferte pune si infermiere ne poliklinike. A me lejohet qe gjate orarit te punes te shkoj te ushqej femijen me gji? (Sepse e kam afer shtepine me punen)","Përshëndetje, + +Bazuar në VKM Nr. 634, datë 15.7.2015 “Për miratimin e rregullores “për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”, punëmarrëset, në kuptim të nenit 2 të kësaj rregulloreje, kanë të drejtë të bëjnë pushim të paguar, jo më pak se 30 minuta çdo tri orë pune të vazhdueshme gjatë ditës. Si një punëmarrëse që ka fëmijë në gji derisa fëmija të arrijë moshën 1 vjeç, ju keni të drejtë të ushqeni fëmijën. + +Faleminderit!" +"1743884924-300","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Leja e lindjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=leja-e-lindjes-15","Leja e lindjes","Pershendetje, doja te ju pyesja nese une kam 2 vite sigurime brenda 2 viteve te fundit pra 2023-2024; 2024; 2025. A e perfitoj dot lejen e lindjes nese kontrata e punes me mbaron 3 muaj para lindjes dhe mbetem pa sigurime pra pa pune apo duhet me patjeter te paguaj sigurime vullnetare deri ne momentin qe lind?","Përshëndetje, + +Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.” Në lidhje me rastin tuaj, jemi të mendimit se për sa kohë ju plotësoni kushtin e parashikuar më sipër, pra jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje pune), përfitoni lejen e lindjes. + +Faleminderit!" +"1743884929-301","https://juristionline.al/?page_id=17363","Marrëdhenie pune299","https://juristionline.al/?cat=42","Zgjidhje e kontrates se punes pa afat te caktuar","https://juristionline.al/?questions_of_civil=zgjidhje-e-kontrates-se-punes-pa-afat-te-caktuar","Zgjidhje e kontrates se punes pa afat te caktuar","Pershendetje! + +Ne 1 dhjetor 2021 kam filluar pune ne nje kompani software (pune nga shtepia). Me 1 prill 2025, menaxherja me njifton nw google meet qe ne fund te prillit do largohem nga puna per shkak se pozicioni ku un punoj do shkrihet dalengadale, por ti do jesh e para qe do largohesh pasi ke rrogen me te larte dhe nuk kemi buxhet. + +Patjeter qe do i kerkoj nje njoftim zyrtar por pyetja ime eshte: + +1. A eshte ne perputhje me ligjin aryeja e largimit dhe afati nuk eshte respektuar nga punedhenesi + +2. A perfitoj pagesen e lejes vjetore te 2025 + +3. A perfitoj vjetersi pune","Përshëndetje, + +Nga sa keni parashtruar, ju informojmë se jeni përpara zgjidhjes së pajustifikuar të marrëdhënies së punës. Për sa i përket afatit, punëdhënësi juaj nuk e ka respektuar afatin e njoftimit i cili duhet të ishtë 2 muaj sipas parashikimit në nenin 143/1 të Kodit të Punës. Gjithashtu, përsa keni treguar, nuk është respektuar as procedura e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, parashikuar në nenin 144 të Kodit. Po, ju ruani të drejtën e shpërblimit për pushimet e pamarra. + +Duke u bazuar në faktin se marrëdhënia juaj e punës ka zgjatur 3 vjet e rreth 4 muaj (periudha nga 1 dhjetori 2021-1 prill 2025), ju lind e drejta të përfitoni shpërblim për vjetërsi sipas nenit 145 të Kodit të Punës, i cili është të paktën sa paga e një 15- ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. + +Faleminderit!" +"1743884941-302","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Info mbi prokuren per femijen","https://juristionline.al/?questions_of_civil=info-mbi-prokuren-per-femijen","Info mbi prokuren per femijen","Përshëndetje. Dua te udhetoj ne Gjermani vetem me djalin tim 4 vjec, per tek bashkeshortja qe punon atje. + +Disa te njohur me kane derguar nje prokure te gatshme qe kane udhetuar me te. Por doja te dija nese eshte e vlefshme, mos me del ndonje problem gjate rruges. Faleminderit.","Përshëndetje, + +Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit. + +Në të gjitha rastet, deklarata noteriale që lëshohet për të miturit e pashoqëruar, përmban elementët e mëposhtëm: + +a) deklarimin e prindit që autorizon udhëtimin me prindin tjetër, apo personin që e shoqëron, me kusht për të mos e braktisur të miturin në vendet e destinacionit; + +b) emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e të miturit, si dhe numrin e dokumentit të udhëtimit; + +c) deklarimin nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit); + +d) deklarimin e adresës së saktë, gjeneralitetet dhe numrin e telefonit të pritësit, nëse udhëton për tek të afërmit; + +e) deklarimin për përgjegjësinë penale të prindit ose të kujdestarit, në rastet e braktisjes së të miturit; + +f) përcaktimin e periudhës së vlefshmërisë së deklaratës noteriale. + +Faleminderit." +"1743884946-303","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Ekspuls ne Greqi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ekspuls-ne-greqi","Ekspuls ne Greqi","Kam mar nje Ekspuls ne greqi per 4 vite. Kete Ekspuls e kam mar me date 24.6.2020. Ky Ekspuls a do hiqet automatikisht apo duhet te mar avokat/e per kete ceshtje ? Ju faleminderit.","Pershendetje, + +Pas mbarimit te afatit Ekspulsi nuk fshihet autoamtikisht, por do duhet te paraqisni kerkesen per fshirje te ekspulsit prane autoritetit qe mund te kete vendosur ekspulsin ose Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit. + +Nese jeni te interesuar per kete sherbim mund te ju asistojne avokatet e JuristiOnline. Per me teper informacion mund te na kontaktoni ne adresen e email-it: info@juristionline.al. + +Faleminderit." +"1743884951-304","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Levizje jashte vendit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prokure-19","Levizje jashte vendit","Pershendetje. Me duhet te leviz jashte shtetit per nje periudhe 3 javore per t bere nje interviste ne shkolle por e kam te pamundur te me shoqerojne prinderit. Atje me pret motra. Jam 17 vjec per 1 muaj bej 18. Lejohet?","Përshëndetje, + +Në rast se ju do të udhëtoni para moshës 18 vjecare, pavarësisht se për sa kohë e mbushni moshën, lejohet në shoqërinë e një personi madhor i cili duhet të jetë i pajisur me një deklaratë noteriale nga të dy prindërit tuaj. Nëse lëvizni në shoqërinë e njërit prej prindërve, deklarat duhet të lëshohet prej prindit tjetër i cili nuk ju shoqëron + +Në rast se do të udhëtoni pas moshës 18 vjeçare mund të udhëtoni i pashoqëruar dhe pa dokumentacionin e lartpërmendur. + +Faleminderit!" +"1743884955-305","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Ekspuls? Cfare duhet te bej?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ekspuls-cfare-duhet-te-bej","Ekspuls? Cfare duhet te bej?","Jam deportuar nga anglia dhe nuk mund te leviz ne zonen shengen per 3 vjet.","Përshëndetje, + +Do t’ju këshillonim të interesoheshit pranë autoriteteve përgjegjëse në Angli ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për tu informuar mbi deportimin tuaj nga Anglia dhe situatën tuaj të tanishme në lidhje më lëvizjen e lirë në zonën Shengen + +Faleminderit!" +"1743884960-306","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","ekspuls","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ekspuls-14","ekspuls","Pershendetje une kam marre ekspuls definitiv per territorin francez dhe bera verifikimin me avokat por nuk isha i rregjistruar ne sistemin sis II + +Nuk e di nese ndalesa nuk ka hyre ende ne sistem apo e kam vetem per francen sepse nuk jam i rregjistruar ne sistemin sis + +Faleminderit nese mund te me jepni nje pergjigje.","Përshëndetje, + +Për të marrë informacion në lidhje me ndalimin e lëvizjes (ekspulsit) dhe periudhën e ndalimit, është e nevojshme të kontaktoni autoritetet përkatëse franceze, ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, për tu informuar mbi situatën tuaj dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen. + +Faleminderit!" +"1743884965-307","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Verifikim per Exspuls ne vendet Shenge","https://juristionline.al/?questions_of_civil=verifikim-per-exspuls-ne-vendet-shenge","Verifikim per Exspuls ne vendet Shenge","Jam depertuar nga zvicra,dua te bej nje verifikim nqs me kane vendosur Ekspuls.Ne pashaporte nuk me kane vendosur gje.","Përshëndetje, + +Interesohuni pranë autoriteteve përgjegjëse në Zvicër ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për tu informuar mbi deportimin dhe situatën tuaj të tanishme në lidhje më lëvizjen e lirë në zonën Shengen. + +Faleminderit!" +"1743884970-308","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Viza","https://juristionline.al/?questions_of_civil=viza","Viza","Dua te marr 1 vize pune per ne itali si duhet te veproj? Duhet thjesht te paraqitem tek zyra e vizave ne ambasaden italiane apo duhet te marr ndonje leje a dokument ose rezervim per te shkuar atje? Portali prenotam.it a si e kishte nuk eshte funksional Faleminderit","Përshëndetje, + +Ju këshillojmë që fillimisht të vizitoni faqen zyrtare të Ambasadës Italiane për të marrë informacion më të detajuar mbi kërkesat që keni. Për çdo pyetje ose paqartësi, mund të kontaktoni numrat e mëposhtëm: 00355 4 2275958 / 953 / 961, të cilët janë aktivë nga ora 14:30 deri në 16:30, ose të shkruani në adresat e-emailit: viso.tirana@esteri.it; amb.tirana.visti@cert.esteri.it, ku gjithashtu mund të kërkoni një orar për t’u paraqitur në ambasadë. Dokumentacioni i kërkuar mund të ndryshojë në varësi të arsyeve për të cilat kërkoni vizën. Zakonisht, për aplikimin për vizë pune kërkohen këto dokumenta: + +• Formulari i aplikimit për vizë, i cili mund të shkarkohet nga faqja e Ambasadës Italiane; + +• Pashaportë e vlefshme; + +• Dy fotografi; + +• Certifikatë personale; + +Dokumentet e mësipërm duhet të përkthehen në italisht dhe të jenë të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. + +Faleminderit!" +"1743884975-309","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","kryqi H ne pashaport","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kryqi-h-ne-pashaport","kryqi H ne pashaport","cfar problemi esht ky kryq","Përshëndetje, +Germa “H” tregon se shteti ka vendosur kthimin tuaj në kufi pasi emri juaj figuron ende në Sistemin Informativ Shengen, për shkak të një ekspulsi të vendosur nga një shtet tjetër. Në këtë situatë, është e nevojshme të paraqisni një kërkesë drejtuar shtetit që ka vendosur ekspulsin, për të kërkuar fshirjen e të dhënave nga sistemi. Vetëm pasi të merrni një përgjigje pozitive nga shteti përkatës, që konfirmon se ekspulsi juaj është fshirë, do të mund të kaloni përsëri në çdo kufi Shengen. +Faleminderit!" +"1743884980-310","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","autorizim","https://juristionline.al/?questions_of_civil=autorizim-5","autorizim","Jam 16 vjeq me duhet te udhetoj jasht vendit vetem me autorizim te babit tim","Përshëndetje, + +Udhëzimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, në pikën 2 të tij përcakton: “ Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit” + +Duke qënë se jeni ende e mitur, ju nevojitet dhe autorizimi i nënës tuaj. + +Faleminderit!" +"1743884985-311","https://juristionline.al/?page_id=17363","Lëvizje jashtë vendit214","https://juristionline.al/?cat=23","Prokure te posacme per femije","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prokure-te-posacme-per-femije","Prokure te posacme per femije","A mund te perdor nje prokure te posacme per lejimin e kalimit te kufirit te femijes, ne te cilen nuk eshte percaktuar destinacioni dhe afati qendrimit?","Përshëndetje, + +Bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 640, datë 20.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, në elementet që duhet të përmbajë deklarata noteriale që lëshohet për të miturit, përfshihet dhe: + +c) deklarimi nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit). + +Do të ju këshillonim të hartonit një deklaratë që përmban të gjitha kushtet e parashikuara në Udhëzimin nr. 640. + +Faleminderit!" +"1743884995-312","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","arresti ne shtepi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=arresti-ne-shtepi","arresti ne shtepi","jam nje djale.kam bere 10 muaj ne paraburgim dhe kam dal ne arest shtepie per vepren penale te narkotikeve ku kam qendruar 17 muaj.ne shakll te pare u denova 4 vjet nderkoh qe isha ne arrest shtepie.pasi ceshtja shkoj ne apel nuk e di pse por ka derguar avokati.apeli la ne fuqi vendimin e shkalles se pare.dua te di edhe sa denim kam per te bere dhe a me kthejn ne burg? faleminderit","Pershendetje. Gjate gjykimit te ceshtjes suaj nese keni bere 10 muaj paraburgim gjate gjykimit te ceshjtes si rregull 1 dite paraburgim eshte e barasvlefshme me 1,5 dite burgim. Pra sipas kesaj llogaritje ju keni bere afersisht 450 dite burg ose me perafersi 15 muaj burg duke i shtuar edhe 7 muaj nga arresti i shtepise ju keni kryer 22 muaj burg. Sipas te dhenave nese supozojme qe vendimi i formes se prere te gjykates se apelit eshte marre ne muajin e 17 qe ndaj jush ka vepruar masa e sigurise arrest shtepie, atehere ju ju mbetet te kryeni edhe 22 muaj burg afersisht. Kur keni me pak se 2 vite burg per te kryer, avokati mund te kerkoje per ju zevendesimin e deminit me burgim ne nje alternative tjeter denimi, e cila do te thote qe ta vuani denimin ne nje forme tjeter si pershembull, kohen qe ju ka mbetur te mases se denimit me burg ta kompensoni ne qendim ne shtepi, apo gjysme liri, realizimi i nje pune ne komunitet etj.." +"1743885001-313","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","Konsulence juridike!","https://juristionline.al/?questions_of_civil=konsulence-juridike","Konsulence juridike!","Pershendetje! + +Faleminderit per ndihmen! + +Nese Gjykata e Shkallles se Pare ka marre nje vendim fajesie per te pandehurin me nje mase me te lehte nga ajo qe kane kerkuar trashegimtaret ligjor te viktimes,a mundet keta te fundit te ushtrojne te drejten e apelimit per te ndryshuar masen e denimit apo te bejne kerkese per rishikimin e ceshtjes.Nese po,cfare rruge duhet te ndjekin? + +Pune te mbare!","Përshëndetje, + +Në këtë rast është prokurori subjekti i cili mund të ushtrojë të drejtën e apelimit. Për sa i përket procedurës, afati për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit është 10 ditë duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së vendimit ose njoftimit të vendimit. Ankimi paraqitet në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar. + +Faleminderit!" +"1743885006-314","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","Hapja e ceshtjes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=hapja-e-ceshtjes","Hapja e ceshtjes","Pershendetje kur prorokuria mbyll nje denonxim te cuar nga policia a kemi te drejt ta apelojmë kerkes tjeter per ta hapur serish","Përshëndetje, + +Po, ju mund të bëni ankim ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit. Ankimi u njoftohet menjëherë prokurorit dhe palëve të tjera. + +Faleminderit!" +"1743885011-315","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","kompesim per burgim te padrejte","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kompesim-per-burgim-te-padrejte-2","kompesim per burgim te padrejte","pershendetje + +ne shator te vitit 2023 ,me eshte dhene masa e sigurimit e arrestit me burg ,per vepren penale te 88 ne bashkepunim dhe 150 te kodit Penal.Ne mars te 2024 me eshte revokuar vendimi i mases per burg,duke me lene arrest shtepie pasi ndryshoj vepra penale ne nga neni 88 ne nenin 89/1 ne bashkepunim deri ne prill te 2024 ,date ku jam gjykuar perfundimisht nga gjykata.Nga masa e sigurimit e deri ne perfundim jam gjykuar ne bashkepunim.Ceshtja per nenin 89 u pushua per shkak te amistise ,nderkohe qe nenin 150 u pushua per shkak se fakti nuk perben veper penale.Pyetja ime eshte a kam te drejte ti drejtohem gjykates per kompesim per burgim te padrejte per te pakten per pushimin e ceshtjes te nenit 150 po per pushimin e ceshtjes per nenin 89 kam te drejte + +nese po sa llogaritet dhe si te drejtohem . + +sqaroj se jam gjykuar ne bashkepunim per nenin 88 me vellain tim.Ju faleminderit.","Përshëndetje, + +Ju nuk mund të kërkoni kompensim përburgim të padrejtë për dënimin sipas nenit 89/1 në bashkëpunim pasi cështja për këtë vepër u pushua si shkak i amnestisë dhe jo të pafajsisë tuaj, Ndërsa për sa i përket nenit 150, po, ju lind e drejta për të përfituar kompensim sipas parashikimeve të ligjit nr.9381, datë 28.4.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” i cili thotë: “Personi, që është deklaruar i pafajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim gjykate të formës së prerë apo të prokurorit, ose është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në vendimin e dënimit, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur.” . Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh: + +a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një + +muaj para burgimit; + +b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit para + +burgimit; + +c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit; + +ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para + +datës së burgimit; + +d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të të burgosurit; + +dh) të ardhurat nga puna në burg. Kompensimi caktohet deri në 2 000 (dy mijë) lekë për një ditë burgim dhe 3 000 (tre mijë) lekë për një ditë paraburgim. Periudha e arrestit në shtëpi kompensohet nisur nga të njëjtat kritere sikurse burgimi, por masa e kompensimit të caktuar nuk duhet të jetë më e madhe se një e dyta e shumës së caktuar për burgimin. + +Kërkesa për kompensim paraqitet brenda 3 (tri) vjetëve nga data e lindjes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqësor, që ka dhënë vendimin e dënimit, ose në territorin e së cilës ndodhet organi, që është ngarkuar, sipas këtij ligji, për pagesën e kompensimit për burgim të padrejtë. + +Faleminderit!" +"1743885016-316","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","Takime ne burgje","https://juristionline.al/?questions_of_civil=takime-ne-burgje","Takime ne burgje","Nese dua te takoj nje familjar te burgosur cila eshte procedura qe duhet ndjekur?","Përshëndetje, + +Si rregull, të burgosurin kanë të drejtë ta takojnë familjarët 4 herë në muaj me kohëzgjatje 30 minuta – 1 orë dhe për takime të veçanta me bashkëshortët mund jepen 3 orë, në institucionin e vuajtjes së dënimit. Oraret e takimeve janë vendosur në bazë të programit të çdo institucioni. Zakonisht, takimet realizohen nga e hëna në të premte ora 08:30 – 15:00. Në disa institucione takimet me familjarët zhvillohen edhe gjatë ditës së shtunë nga ora 08:00 deri në orën 14:00. + +Për rezervime të takimeve mund të depozitoni kërkesen tuaj në adresat elektronike të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve https://dpbsh.gov.al/jeta-ne-ievp/takimet-me-familjaret/takimet-me-familjaret/ + +Në përgjigje të kërkesës suaj do të njoftoheni me e-mail për orën dhe datën e saktë të takimit. + +Faleminderit!" +"1743885021-317","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","Caktimi i ekspertit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=caktimi-i-ekspertit","Caktimi i ekspertit","Pershendetje! + +Bazuar ne cilat kritere te percaktuara ne ligj, behet percaktimi i eksperteve? Cfare parashikon kodi i procedures penale per percaktimin e tyre dhe nese kushtet/kriteret e percaktuara per caktimin e ekpertit jane te detyrueshme?","Përshëndetje, +Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale mbi ekspertin parashikojnë: + +Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse. Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga organi procedues. + +Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit: a) i mituri, ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga një sëmundje mendore; b) ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i një profesioni; c) ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal; ç) ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dëshmi ose përkthim. + +Palët mund të kërkojnë përjashtimin e ekspertit në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale për përjashtimin e gjyqtarit. Kur ekziston një shkak përjashtimi, eksperti është i detyruar ta deklarojë. Deklarimi i shkakut të përjashtimit nga vetë eksperti ose kërkimi i përjashtimit nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë caktimi i detyrës dhe, kur shkaqet kanë lindur aty për aty ose janë njohur më pas, para se eksperti të ketë dhënë mendimin e tij. Mbi deklarimin e ekspertit për përjashtim ose të kërkesës për përjashtimin e tij vendos, me urdhër, organi procedues që ka caktuar ekspertimin. + +Faleminderit!" +"1743885026-318","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","A mund te terheq denoncimin?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=a-mund-te-terheq-denoncimin","A mund te terheq denoncimin?","Pershendetje. Kam denoncuar per dhune ne familje ne 9 Janar bashkejetuesin tim ndaj te cilit kisha nje urdher mbrojtje me afat deri ne 25 Janar. Ne date 16 Janar ne gjykate kam kerkuar rrezimin e urdherit te mbrojtjes, kerkese e cila u pranua nga gjykata. Duke qene se ende bashkejetuesi ndodhet ne mase sigurie ne burg dhe nuk kam asnje dijeni as per prokurorin e tij, as per seancat gjyqesore qe mund te kete zhvilluar, do doja te dija nese paraqitem ne komisariat dhe terheq denoncimin a ka ndonje vlere ligjore per te lehtesuar masen e tij?","Përshëndetje, + +Në rastin e dhunës në familje kur veprimet proceduriale kanë shkuar në prokurori edhe nëse pala e dëmtuar tërhiqet apo pajtohet, çështja penale nuk pushohet. +Faleminderit!" +"1743885031-319","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","rehabilitimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=rehabilitimi","rehabilitimi","jam denuar me vendim te formes se prere ne shtator te 2021 denim te cilin e kam kryer.Me nevojitet deshmia e penalitetit por me del i denuar ,cfare mund te beje qe te dal i paster i rehablilituar a i kam plotesuar kushtet apo afatat qe duhen ,kerkesen duhet ta bej ne gjykate apo prokurori qe deshmia te me dali e paster","Përshëndetje, + +Quhen të rehabilituar (rezultojnë të padënuar në dëshmi penaliteti): + +a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; + +b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; + +c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; + +ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale. + +Nëse i plotëson këto kushte, atëherë dëshmia e penalitetit do rezultojë “i padënuar”. + +Në rast se dëshmia e penalitetit ju rezulton “I dënuar” në kundërshtim me parashikimin e mësipërm, drejtoni një kërkesë me shkrim për ndryshimin e statusit nga “i dënuar” në “të padënuar” pranë Drejtorisë së Burgjeve. + +Faleminderit!" +"1743885036-320","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","Kredi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kredi-13","Kredi","A quhet kredia veper penale ? Me duhet te terheq nje vertetim nga gkykata qe nuk kam ceshrje penale por gjithashtu kam nje kredi e cila ka kaluar afatin e shlyerjes me nje vit","Përshëndetje, + +Pavarësisht mospërmbushjes së detyrimit të kredisë, dëshmia e penalitetit do të ju dalë “i padënuar”. Gjendja gjyqësore “i dënuar” del vetëm kur ka një vendim penal të formës së prerë ndaj jush. + +Faleminderit!" +"1743885041-321","https://juristionline.al/?page_id=17363","Penale231","https://juristionline.al/?cat=26","PROCEDURE LIGJORE","https://juristionline.al/?questions_of_civil=procedure-ligjore-4","PROCEDURE LIGJORE","Ne qofte se GJykata merr vendim te formes se prere duke e denuar te pandehurin me detyri paraqitje per 4 vjet","Përshëndetje, + +Në një rast të tillë, bazuar dhe në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale, për 4 vjet, me vendimin për paraqitjen në policinë gjyqësore, gjykata urdhëron të pandehurin të paraqitet në një zyrë të caktuar të policisë gjyqësore. Gjykata cakton ditët dhe orët e paraqitjes, duke mbajtur parasysh punën dhe vendbanimin e të pandehurit. + +Faleminderit!" +"1743885051-322","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","VERTETIM NGA PROKURORIA","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vertetim-nga-prokuroria-2","VERTETIM NGA PROKURORIA","VERTETIM PER DESHMINE E PENALITETIT","Përshëndetje, + +Dëshmia e penalitetit nxirret nga portali e-albania, ndërkohë nëse ju duhet vërtetim nga prokuroria që nuk jeni në ndjekje penale, do duhet të paraqiteni pranë saj me një kopje të mjetit tuaj të identifikimit dhe të aplikoni për pajisje me vërtetim. + +Faleminderit." +"1743885056-323","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Kur avokati I ndihmes juridike nuk eshte marre me ceshtje penale si veprohet?","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kur-avokati-i-ndihmes-juridike-nuk-eshte-marre-me-ceshtje-penale-si-veprohet","Kur avokati I ndihmes juridike nuk eshte marre me ceshtje penale si veprohet?","Pershendetje, na eshte vene ne dispozicion nje avokat nga shteti por vete ai shprehet se nuk eshte marre me ceshtje pwnale dhe e ka te veshtire si duhet vepruar ne kesi rastesh pasi ceshtja eshte e veshtire dhe avokati thote jane te perfshire shume njerez?","Përshendetje, + +Avokati do duhet të mbaj në konsideratë vendimin nr. 231/2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për miratimin e rregullores për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore në procesin penale”. Ky vendim në pikën 30 të tij ka përcaktuar se nëse avokati i caktuar për të ofruar ndihmën juridike ka pengesa në angazhimin dhe vazhdimin e mbrojtjes duhet t’i drejtohet organit porcedues dhe Dhomës Vendore të Avokatisë me një kërkesë të arsyetuar për heqjen dorë nga ky gjykim dhe zëvendësimin e tij. + +Faleminderit." +"1743885062-324","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Dhenie vendimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=dhenie-vendimi","Dhenie vendimi","Pershendetje,","Pershendetje + +Ankimi kunder vendimit per dhenie ekzekutimi te perkohshem ka afat te percaktuar 5 ditor nga momenti i shpalljes se vendimit, mos respektimi i se cilit ben qe te humbase kjo e drejte. Ne rastin konkret duhet qe te drejtoheni ne gjykaten e apelit ku te beni ankimin kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare qe nuk ka pranuar ekzekutimin e perkohshem. Kohezgjatja e shqyrtimit te ankimit varet nga disa rrethana por nisur nga vete natyra sensitive e rasteve te ekzekutimit te perkohshem, parimi eshte qe te gjykohet me prioritet nga ana e gjykates. +Ju faleminderit!" +"1743885067-325","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Padi divorci","https://juristionline.al/?questions_of_civil=padi-divorci","Padi divorci","Perspective, me ishte caktuar data e seances pare per padi divorci seanca pajtimit. Gjykatesja me tha se ka pushuar çeshtjen .nderkohe me tha se vet e mora bashkeshortin vet ta mbaj….kjo e folur nuk mu duk etike a ka zgjidhje ne kete rast?","Pershendetje. Si rregull, ne rast se Gjykata ka marre vendim per pushimin e ceshtjes ju mund te beni ankim kunder ketij vendimi ku te pretendoni dhe shkelje te ligjit procedural per shkak te mosgjykimit nga nje gjykata e paanshme, si pasoje e sjelljeve te gjyqtares te cilat jane te kunderligjshme. Megjithate kjo rruge eshte shume e gjate per shkak se Gjykimi ne Gjykaten e Apelit merr shume kohe. Ju keshillojme qe ti drejtoheni perseri Gjykates se Rrethit Gjyqesor pasi nuk ju eshte hequr e drejta per te ngritur perseri kerkese padine per zgjidhje martese. Nese haseni, sjellje te njejta te perseritura te Gjyqtareve beni kerkese per perjashtimin e gjyqtarit sipas rregullave te Kodit te Procedures Civile." +"1743885072-326","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Prezenca ne sallen gjyqesore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prezenca-ne-sallen-gjyqesore","Prezenca ne sallen gjyqesore","Pershendetje! + +Nese ne daten kur eshte caktuar shpallja e vendimit te ceshtjes penale, njera pale paraqitet ne seance, ndersa pala tjeter dhe as avokati i tyre nuk jane prezente, a duhet te shtyhet ajo seance apo vazhdohet? Po ashtu a perben shkelje kur ne rastin konkret ata nuk paraqiten ne seance, por ne dispozitiv figurojne prezente?","Pershendetje. Shpallja e vendimit ku Gjykata citon dispozitivin mund te behet edhe pa prezencen e paleve. Nese ne vendim rezulton qe pala ka qene prezent por ne fakt nuk ka qene prezent, atehere drejtojuni Gjykates e cila nga nxjerr vendimit me nje kerkese per korrigjim vendimi, sipas rregullave te percaktuara ne Kodin e Procedures Penale. Kjo kerkese ka afat 30 dite nga momenti i komunikimit te vendimit te arsyetuar. Nese nuk e beni kerkesen per korrigjim brenda ketij afati atehere kjo e drejte humbet." +"1743885077-327","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Perfaqesimi ne gjyq penal","https://juristionline.al/?questions_of_civil=perfaqesimi-ne-gjyq-penal","Perfaqesimi ne gjyq penal","Pershendetje","Pershendetje. Jo nuk eshte e mundur pasi ne proces penal kerkohet avokat i licensuar dhe i regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit si person fizik i cili ushtron profesionin e avokatit. Gjykata ne cdo seance kerkon nr.license dhe nr. Nipt te avokatit." +"1743885082-328","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Afatet e procesit gjyqesor","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afatet-e-procesit-gjyqesor","Afatet e procesit gjyqesor","Pershendetje, + +Ne lidhje me procesin gjyqesor penal sa jane afatet e zhvillimit te procesit gjyqesor apo mund te zgjasi pafundesisht?","Përshëndetje, + +Një çështje, qoftë penale apo civile, nuk mund të zgjasë pafundësisht, kjo në bazë të një parimi të rëndësishëm siç është ai i Afatit të Arsyeshëm. Parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm ka një rëndësi themelore për gjykimin e çështjeve, pasi përbën një nga elementët e procesit të rregullt ligjor të parashikuar në nenin 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky parim bazohet në postulatin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.” Shkalla e respektimit të këtij parimi përcakton në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e procesit gjyqësor. + +Procesi gjyqësor penal ka afate të caktuara për zhvillimin dhe përfundimin e tij. Duke filluar nga afatet e hetimeve, që janë tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. + +Neni 399/2 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se në shkallën e parë, gjykimi për krimet duhet të përfundojë brenda 2 vjetësh, ndërsa për kundërvajtjet brenda 1 viti. Në apel, afatet janë 1 vit për krimet dhe 6 muaj për kundërvajtjet. Gjykata e Lartë ka të njëjtat afate. + +Pra, procesi nuk zgjat pafundësisht, por mund të ketë vonesa, të cilat rezultojnë në shtyrje të këtyre afateve të përmendura më sipër. + +Faleminderit!" +"1743885087-329","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Njohje vendimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=njohje-vendimi-2","Njohje vendimi","Pershendetje, kam paraqitur kerkese ne gjykaten e Apelit Shkoder, per njohjen e vendimit te Gjykates se Torontos per divorc, gjykata e Apelit Shkoder e ka pushier ceshtjen pasi nuk arrit ne kohe te dergoj vertetimin se vendimi ka marre forme te prere, jam paraqitur perseri ne gjykaten e apelit Shkoder ku me eshte thene se kerkesa per njohje vendimi te gjykatave te huaja I ka kaluar juridiksionit te pergjithshem Tirane, si duhet te veproj per te terhequr dokumentacionin qe kam dorezuar heren e pare ne gjykaten e Apelit Shkoder per ta paraqitur ne juridiksionin e pergjithshem tirane, ato me thane dosja eshte arkivuar dhe ne dosje eshte i gjithe dokumentacioni origjinal se kam dorezuar une disponoj fotokopje. Faleminderit ne pritje te pergjigjes tuaj.","Përshëndetje, + +Në kuadër të hartës së re gjyqësore, çështja juaj ka kaluar për shqyrtim në Tiranë. Ky kalim, rrjedhimisht korrespondon me përcjelljen nga Gjykata e Shkodrës së dosjes tuaj gjyqësore. Sidoqoftë, nëse ju nevojitet dokumentacioni origjinal, mund të përpiloni një kërkesë/formular për kopje të akteve të dosjes gjyqësore, e cila do të përmbajë vulën e gjykatës dhe është e barazvlefshme me origjinalin. + +Faleminderit!" +"1743885092-330","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","gjyq","https://juristionline.al/?questions_of_civil=gjyq-2","gjyq","dua te di sa zgjat perafersisht nje ceshtje gjyqesore civile?","Përshëndetje, + +Afate të arsyeshme të përfundimit të hetimit, gjykimit apo ekzekutimit të një vendimi të formës + +së prerë në gjykimin civil konsiderohen: + +– përfundimi i procesit të gjykimit në shkallë të parë brenda 2 (dy) viteve, + +– në apel brenda 2 (dy) vjetëve; dhe + +– në Gjykatën e Lartë, brenda 2 (dy) vjetëve. + +Faleminderit!" +"1743885097-331","https://juristionline.al/?page_id=17363","Procedura gjyqësore276","https://juristionline.al/?cat=36","Divorci","https://juristionline.al/?questions_of_civil=divorci-33","Divorci","Mirdita + +Jam nje shtetase shqiptare qe jetoj ne gjermani.Ketu kam ber divorcin dhe kam dokumentin e divorcit.Ne shqipri lezultoj e martuar.Si funksionon qe te ndryshoj gjendjen civile te dal e divorcuar ? Me kan then qe duhet te depozitoj ne gjykaten e apelit dokumentin e divorcit.Nese po sa zgjat si procedure ?","Përshëndetje, + +Po, ju duhet të depozitoni vendimin për zgjidhjen e martesës të gjykatës gjermane. Ne bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen. Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten: +a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri; + +b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë; + +c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri. +Për sa i përket kohëzgjatjes së procedurës, në praktikën e gjykatave, seanca caktohet brenda 10 ose 15 ditëve nga momenti i depozitimit te kerkeses, por për shkak të ngarkesës dhe mungesës së gjyqtarëve, trajtimi i kerkesës mund të marrë shumë më tepër kohë. + +Faleminderit!" +"1743885108-332","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","Mbiemri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=mbiemri-5","Mbiemri","Ne rast se une dhe bashkeshorti kemi mbiemra te ndryshem, cilin mbiemer merr femija?","Përshëndetje, + +Kodi i Familjes parashikon se fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit. + +Faleminderit!" +"1743885113-333","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","Divorci","https://juristionline.al/?questions_of_civil=divorci-32","Divorci","Përshëndetje, + +A mund t’ju pyes çfarë proçedurat duhet të ndjek për të njohur një vendim divorci të Shtetit Australian (martesë me shtetas të huaj) në gjendjen civile në Shqipëri dhe a mund të bëhet regjistrimi i fëmijëve pas divorcit nga ana e babait?","Përshëndetje, + +Njohja e vendimit të gjykatës së huaj, realizohet me depozitimin e kërkesës për njohje vendimi, e shoqëruar me një sërë dokumentesh. Kërkesa për t`i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet Gjykatës së Apelit dhe duhet t`i bashkëngjiten: + +– Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri; + +– Vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. + +– Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. + +Gjithashtu, nevojitet dhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor se kërkuesi nuk është në proces zgjidhje martese në atë gjykatë, si dhe një çertifikatë martese. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. + +Sa për pjesën e regjistrimit të fëmijëve, mbështetur në nenin 180 të Kodit të Familjes citojmë si më poshtë: + +‘Fëmija që ka lindur gjatë martesës prezumohet se ka për atë, bashkëshortin e nënës.” + +Pra, duke qënë se fëmijët tuaj kanë lindur gjatë martesës, do të regjistrohen në emrin e bashkëshortit që keni kryer procedurat për zgjidhjen e martesës. + +Faleminderit!" +"1743885119-334","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","certifikate zgjidhje martese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=certifikate-zgjidhje-martese","certifikate zgjidhje martese","Jetoj ne Greqi dhe kam bere ndarjen ligherisht ne Shqiperi + +Lutem keshilloni si te veproj per te marre nje “certifikate zgjidhje martese” (ose certifikate perkatese) nga Shqiperia qe me lejon te bej martese ne Greqi me shtetas Evropian","Përshëndetje, + +Ju jeni e lirë për të lidhur martesë për sa kohë jeni ligjërisht e ndarë me ish-bashkëshortin. Mjafton të pajiseni me certifikatë personale e cila do të rezultojë me statusin “e divorcuar”. + +Faleminderit!" +"1743885124-335","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","Afati i kerkeses per shpallje martese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=afati-i-kerkeses-per-shpallje-martese","Afati i kerkeses per shpallje martese","Pershendetje, nese behet nje kerkese per shpallje martese prane zyres se gjendjes civile sa dite mund te zgjase, deri ne daten e shpalljes? + +Dhe nese nuk mund te paraqitet njeri nga bashkeshortet ose eshte jashte kufijve te Shqiperise dhe behet e pamundur ardhja diten e shpalljes se Marteses, a skadon kjo kerkese apo mund te shtyhet data e shpalljes, çfare ndodh dhe si funksionon ? Faleminderit !","Përshëndetje, + +Përpara lidhjes së martesës, bashkëshortët e ardhshëm ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme kryejnë shpalljen e martesës. Shpallja bëhet në bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin. Për një periudhë 10 (dhjetë) ditë nga e nesërmja e shpalljes, martesa nuk mund të lidhet. Në qoftë se lidhja e martesës nuk është bërë brenda 1 viti nga shpallja, martesa nuk mund të lidhet pa u bërë shpallja e re. + +Për lidhjen e martesës kërkohet të jenë të pranishëm të dy bashkëshortët. Si rast përjashtimor, në qoftë se njëri nga bashkëshortët, për shkak të sëmundjes ose për ndonjë pengesë tjetër të justifikuar përpara nëpunësit të gjendjes civile, është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjendjes civile të komunës ose bashkisë, atëherë nëpunësi i gjendjes civile shkon në vendin ku ndodhet bashkëshorti që ka pengesë dhe lidh martesën, sipas procedurës së parashikuar. + +Faleminderit!" +"1743885129-336","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","Shkurorezim ne mungese","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shkurorezim-ne-mungese","Shkurorezim ne mungese","Pershendes, + +Jetoj ne Irlande dhe ish ime shoqe po ashtu. Jam Martuar ne Tirane, ne vitin 1996. Me ka ardhur nje leter nga Gjykata e Shkalles Se Pare E Juridksionit Te Pergjithshem Tirane, per thirrje kallzim per shkurorizim. Te dy palet jemi dakord, dhe sdo kem mundesi te paraqitem. Si te veproj pa hapur telashe?","Përshëndetje, + +Kodi i Familjes parashikon se në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. + +Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshm. + +Duke marrë parasysh se ju nuk keni mundësi të paraqiteni personalisht, kontaktoni me një avokat që të ju përfaqësojë ju në këtë proces gjyqësor. + +Faleminderit!" +"1743885134-337","https://juristionline.al/?page_id=17363","Familjare317","https://juristionline.al/?cat=22","TE DREJTE TAKIMI TE GJYSHERVE ME NIPERIT","https://juristionline.al/?questions_of_civil=te-drejte-takimi-te-gjysherve-me-niperit","TE DREJTE TAKIMI TE GJYSHERVE ME NIPERIT","Pershendetje! Djali ka bashkejetuar me dike dhe tani kane femije te mitur.Ceshtja eshte qe nena e femijes babane e le te takoje femijen, por gjysherit nuk ja lejon. A na njihet kjo e drejte me gjyq? Mund te kerkojme me gjyq si gjysherit e femijes qe gjykata te na njohe te drejten e takimit? Lejohet kjo gje. keni pasur raste te tilla? Po nese kerkojme ne nje gjyq njekohesisht si te drejten e takimit te babait me femijen qe ti njihet me vendim, edhe te drejten e gjysherve, do na lejohet kjo ne gjykate? Faleminderit!","Përshëndetje, + +Neni 219 i Kodit të Familjes parashikon: + +“Prindërit nuk mund të ndalojnë fëmijën të ketë marrëdhënie vetjake me gjyshërit e tij, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë shkaqe të rënda. Në rast mosmarrëveshjeje midis palëve, gjykata mund të vendosë për mënyrën e rregullimit të këtyre marrëdhënieve.” + +Faleminderit!" +"1743885144-338","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Ndryshim i vendbanimit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshim-i-vendbanimit","Ndryshim i vendbanimit","Pershendetje.Ndjese per kohen qe po ju marr.Vetem nje pyetje.Jam nje qytetare qe jetoj ne Tirane por vendbanimi im konfiguron ne vendlindje,ne Berat aty ku jeton edhe familja ime.Dua ta ndryshoj vendbaninim vetem une dhe te transferoj gjendjen civile ne Tirane,pasi dhe shtepia ku jetoj ne Tirane eshte ne emer te tim eti.A mund ta ndryshoj vendbaninim vetem une pa e nderruar vendbaninim e pjesetareve te tjere te familjes?Faleminderit","Përshëndetje, + +Do duhet fillimisht të procedoni me vecimin nga trungu dhe më pas mund të bëni ndryshimin e vendbanimit nëpërmjet aplikimit online. + +Vecimi nga trungu bëhet vetëm fizikisht, pranë gjendjes civile ku rezultoni të keni vendbanimin aktual nëpërmjet plotësimit të një formulari prej personave madhorë që rezultojnë në trungun tuaj familjar (pra anëtarët e tjerë madhorë bëjnë kërkesën për heqjen tuaj nga trungu) dhe ka një koston prej 1000 lekë. + +Pas kryerjes së vecimit kryeni ndryshimin e vendbanimit në rrugë elektronike (on-line), nëpërmjet paraqitjes së kërkesës në portalin qeveritar “eAlbania”, duke depozituar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, huadhënies, përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm që provon vendbanimin. + +Faleminderit." +"1743885149-339","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Emri mbiemri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=emri-mbiemri","Emri mbiemri","Ne asnje njoftim zyrtar shtypi apo i dokumentuar nuk duhet te ndryshoje numri i karaktereve te emrit dhe mbiemrit.Ku identiteti i personit ,individ eshte i rregjistruar ne rregjistrin themeltar shteteror.","Në Shqipëri, ligji për gjendjen civile përcakton qartë procedurat dhe rregullat që lidhen me identitetin dhe regjistrimin e emrave dhe mbiemrave të qytetarëve. Sipas Ligjit Nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, emri dhe mbiemri janë elementë përbërës të gjendjes civile dhe janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Çdo ndryshim në këto të dhëna duhet të bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligj. + +Në veçanti: + +1. Neni 6 i ligjit thekson se elementët përbërës të gjendjes civile, përfshirë emrin dhe mbiemrin, kanë përparësi dhe janë të detyrueshme të respektohen në çdo dokument tjetër shtetëror ose privat. + +2. Neni 56 dhe Neni 57 trajtojnë regjistrimin dhe ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit mund të bëhet vetëm në rastet e përcaktuara me ligj dhe kërkon një procedurë të caktuar. + +Prandaj, në çdo dokument zyrtar, nuk duhet të ndryshohet numri i karaktereve të emrit dhe mbiemrit të një personi pasi këto janë të regjistruara zyrtarisht dhe çdo ndryshim duhet të ndjekë procedurat ligjore të përcaktuara + +Nëse ka ndonjë ndryshim të paautorizuar apo gabim në dokumentet zyrtare, individi ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e tyre përmes kanaleve të duhura ligjore, duke përfshirë konsultimin me autoritetet përkatëse të gjendjes civile ose duke ndjekur procedurat gjyqësore nëse është e nevojshme." +"1743885154-340","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Kurorzimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=kurorzimi","Kurorzimi","Pershendetje ! + +Jame shtetas Kosovare por e fejuara ime eshte shtetase Shqiptare (Tirana) por deshirojm qe kurorzimin ta bejm ne Tirane por nuk dim nga procedurat dhe dokumentet e nevojshme qe na duhen, ne qoft se kishit mundur te me jepni informacione per proceduren dhe dokumentat e nevojshem per mua si shtetas Kosovar dhe per te fejuaren time shtetas Shqiptare.","Pershendetje, +Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar). +Pas kalimit të afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes, shtetasi shqiptar që do të lidhë martesë pajiset me dokumentin certifikatë lindje me shënimin “për lidhje martese”; +Ndërkohë, nga bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi i huaj) paraqiten dokumentet për shpalljen e martesës, si me poshte vijon: +Certifikatë lindje, e plotësuar me të gjithë përbërësit e gjendjes civile, që pasqyrohen në rubrikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile; + +Dokument / certifikatë që vërteton se nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese); + +Dokument ku vërtetohen të dhënat e vendbanimit në shtetin e huaj; + +Fotokopje e dokumentit të identifikimit. Këto dokumente gjenerohen ne Kosove nga ana juaj ose nje familjari juaj dhe dorezohen ne gjendjen civile te vendbanimit te perbashket te bashkeshorteve, ne gjendjen civile ku do te lidhet martesa.( Shqiperi) +Pas kalimit te afatit kohor te shpalljes, mund te lidhni martese duke u paraqitur personalisht perpara nepunesit te gjendjes civile me dy deshmitare. +Per me shume informacion lutem interesohuni prane zyres se gjendjes civile te vendbanimit. +Ju faleminderit" +"1743885159-341","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Informacion","https://juristionline.al/?questions_of_civil=informacion-52","Informacion","Ku mund te marrim nje certifikat personale","Pershendetje, +Ju duhet te aplikoni Online ne E Albania ne Seksionin Familja ime, dhe e merrin certifikane personale pa pagese elektronikisht menjehere +https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38 +Ju faleminderit!" +"1743885164-342","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Shtetesia","https://juristionline.al/?questions_of_civil=shtetesia-2","Shtetesia","Pershedetje! + +Nje shtetas i huaj i lindur ne Shqiperi ,dhe me pasaporte shqiptare,deshiron qe te marre shtetesine edhe te vendit te tij te origjines te babait te tij i cili ka qene rezident ne Shqiperi por pa nenshtetesi shqiptare. Ne keto kushte doja te pyesja cfare duhet bere per te vertetuar qe shtetasi i huaj me nenshtetesi shqiptare eshte i njejti shtetas me ate qe do te rregjistrohet ne vendin e origjines?( Pra te rezultoje i njejti person si ne Shqiperi si me vendin e origjines)","Pershendetje. Ne lidhje me pyetjen tuaj menyra e fitimit te shtetesise te nje shteti te huaj varen nga legjislacioni i atij shteti. Kjo do te thote se duhet te interesoheni per keto peocedura ne shtetin e shtetesise se babait tuaj, ose prane konsullates se atij shteti ne Shqiperi" +"1743885169-343","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","martese ne shtet europian me certifikat martese me 2 mbiemrat te bashkeshortit te buaj dhe zonjes nga Shqiperia","https://juristionline.al/?questions_of_civil=martese-ne-shtet-europian-me-certifikat-martese-me-2-mbiemrat-te-bashkeshortit-te-buaj-dhe-zonjes-nga-shqiperia","martese ne shtet europian me certifikat martese me 2 mbiemrat te bashkeshortit te buaj dhe zonjes nga Shqiperia","A mund te rregjistrohet ne Shqiperi nje martese e kryer ne nje shtet europian me nje shtetas te huaj , ku eshte preferuar nga zonja mbajtja e te dy mbiemrave ne certifikaten e marteses??","Përshëndetje, + +Sipas legjislacionit shqiptar, nuk lejohet përdorimi i dy mbiemrave nga bashkëshortët. Kodi i Familjes në nenin 51 të tij parashikon se: “Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet”. + +Faleminderit!" +"1743885174-344","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Ndryshim / Korigjim emri","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshim-korigjim-emri","Ndryshim / Korigjim emri","Ju lutem suportin tuaj per te korigjuar emrin e femijes se regjistruar gabim.","Përshëndetje, + +Referuar Udhëzimit nr.481, datë 05.09.2013 për “Procedurat e korigjimit të emrit/mbiemrit si korigjim material”: + +Shtetasit mund të kërkojnë që t’i bëjnë përmirësime rubrikave të emrit/ mbiemrit. Këto përmirësime lidhen me saktësimin e shkronjave të veçanta që kanë të bëjnë me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Për këto raste shtetasit paraqesin në zyrën e gjendjes civile kërkesën për përmirësimin e emrit si dhe çdo dokument tjetër që disponojnë, apo që provon shqiptimin ndryshe nga shkrimi, të një shkronje të veçantë të emrit/ mbiemrit. + +Paraqituni pranë zyrës së gjendjes civile dhe kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur, duke e shoqëruar më një kopje të aktit të lindjes. + +Zgjidhja ligjore është parashikuar në mënyrë administrative pranë Zyrës së gjëndjes civile, nëse kjo zyrë nuk korigjon mbiemrin tuaj, ju mund t’i drejtoheni gjykatës. + +Faleminderit!" +"1743885179-345","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Vertetim i njejti person","https://juristionline.al/?questions_of_civil=vertetim-i-njejti-person-2","Vertetim i njejti person","Pershendetje! + +Kush institucionin leshon vertetime qe x person sipas certifikates familjare 1.08.1991 ,ose ID ,ose certifikates se vdekjes eshte i njejti person me personin qe eshte trajtuar me tapi (AMTP). (marim 1 rast kur mbiemri psh musaj-musa ose emri).","Përshëndetje, + +Drejtohuni Bashkisë së vendbanimit tuaj për tju pajisur me vërtetim që jeni i njëjti person. +Faleminderit!" +"1743885184-346","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Ndryshimi mbiemrit ne martes","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshimi-mbiemrit-ne-martes","Ndryshimi mbiemrit ne martes","Pershendetje jam e martuar prej 6 vitesh por kam mbajtur mbiemrin e vajzeris kur kam bere celibrilimin per arsye se skam skam pasur koh te ktheja dekumentat passaport patent etj a mund ta mar tani mbiemrin e burrit ?","Përshëndetje, +Neni 57 i Ligjit 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile” parashikon se: + +Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj. + +Emri e mbiemri i personit madhor mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj mund të kërkojnë ndryshimin për rastet e papërshtatshmërisë. +Pra, duhet të bësh kërkesë për ndryshimin mbiemri sipas procedurës që kërkon ky ligj dhe ku të provoni se mbiemri juaj është i papërshtatshëm, dhe se është në interesin tuaj më të mirë të merrni mbiemrin e bashkëshortit. Kërkesa kryhet pranë nënpunësit të gjendjes civile. + +Mënyrë tjetër për ta ndryshuar mbiemrin është nëse zgjidhni dhe lidhni përsëri martesën dhe merrni mbiemrin e bashkëshortit tuaj. +Në çdo rast tjetër të ndryshëm sa më sipër mbiemri nuk mund të ndryshohet. +Faleminderit!" +"1743885189-347","https://juristionline.al/?page_id=17363","Gjendja civile297","https://juristionline.al/?cat=34","Ndryshimi i emrit","https://juristionline.al/?questions_of_civil=ndryshimi-i-emrit-18","Ndryshimi i emrit","Pershendetje, qe ne vitin 2016 kur kam qene nen moshe jemi interesuar me prinderit per ndryshimin e emrit dhe na eshte thene qe ligji eshte hequr prej vitesh. U interesova dhe ne vitin 2022 kur mbusha moshe madhore per te bere ndryshim total te emrit (emri eshte turk por nuk ben pjese ne listen e emrave turk qe kane te drejte ndryshimi) Nuk ndiqem penalisht dhe nuk kam marre urdher debimi nga shtete te tjera. Tani po shikoj qe kerkesa per nderrim emri behet brenda nje viti nga momenti qe mbush moshen madhore. Si me duhet te veproj ne kete rast? A ka ndonje mundesi per ta nderruar?","Përshëndetje, + +Ju mund të drejtoni një kërkesë për ndryshimin e emrit. Kërkesa bëhet nga vetë personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit për gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie, duke argumentuar se ky emër është pengesë në jetën tuaj. + +Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: + +a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes + +gjyqësore; + +b) vërtetimin nga prokuroria se nuk jeni në ndjekje penale; + +c) vërtetimin nga gjykata se nuk jeni në proces gjyqësor; + +ç) kopjen e letërnjoftimit; + +d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare; + +dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj jush ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër; + +e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes. +Në rast së kërkesa juaj refuzohet nga gjendja civile, ju mund t’i drejtoheni gjykatës. Kjo është rruga që mund të ndiqni për të ndërruar emrin. + +Faleminderit!" +"1743885199-348","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","pagesen e taksave vendore","https://juristionline.al/?questions_of_civil=pagesen-e-taksave-vendore","pagesen e taksave vendore","Pershendetje . + +Kam marr nje ambient banimi me qera dhe doja te dija kush duhet ti paguaje taksat vendore qe jane tek fatura ujit (si psh taksa ndeteses) qiramarresi apo qiradhenesi?","Pershendetje, +Taksa e nderteses paguhet nga pronari i prones jo nga perdoruesi i prones (qiramarresi). . Ne kushtet kur taksa e prones paguhet si pjese perberese e fatures se ujit (fature e cila paguhet nga ana juaj), ju duhet te kerkoni tek qiradhenesi qe tju ktheje shumen e paguar nga vetem per pjesen e takses se nderteses. Menyren e kthimit te kesaj shume e zgjidhni ne marreveshje me qiradhenesin.Ju faleminderit!" +"1743885204-349","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Fitimi i pronesise per shtepite e ndertuara para viteve 1991.","https://juristionline.al/?questions_of_civil=fitimi-i-pronesise-per-shtepite-e-ndertuara-para-viteve-1991","Fitimi i pronesise per shtepite e ndertuara para viteve 1991.","Pershendetje, jetoj prej 60 vitesh ne nje banese shtepi private me oborr, te ndertuar ne vitin 1964. Nuk kam dokument pronesie, por vetem nje leje ndertimi te vitit 1964 te dhene ne emer te vellait tim. Kam aplikuar ne ASHK per fitimin e titullit te pronesise te objektit pa titull pronesie me truall funksional/oborrit ne perdorim, ne reference te Vkm nr. 827, datë 30.09.2020. Nga ASHK kerkohet dok qe verteton kalimin e pronesise nga vellai tek une (pasi leja e ndertimit eshte dhene ne emer te tij), edhe pse une kam 60 vite qe jetoj ne ate banese dhe banesa nuk ka konflikte pronesie sepse vellai ka marre pjesen e vet takuese. Gjithashtu kerkohet plansheta e viteve 1981-1991, e azhornuar ne vitin 1993, marre nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit, i cili shprehet se zona e kerkuar eshte e parilevuar. Aktualisht kam vetem 1 plan rilevimi te bere nga topograf privat. Cfare dokumenti mund te me ndihmoje per te vertetuar qe jam banor i kesaj prone prej 60 vitesh dhe per te fituar titullin e pronesise, pasi pronat jane te paregjistruara. Faleminderit per kohen dhe pergjigjen tuaj.","Pershendetje. Referuar ligjit 118/2018 “Per kadastren” Ne nenin 30 te tij parashikon se Individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente + +pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për + +regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: + +a) dokumentin e pronësisë; + +b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga ASHK-ja; + +c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e + +pasurisë që pretendohet të regjistrohet. + +Nëse deklarata noteriale nuk mund të sigurohet, apo ka mosmarrëveshje për kufirin e pasurive, ai + +përcaktohet nga ASHK-ja. Palët e interesuara kanë të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj aktit të ASHK-së që + +përcakton kufirin. Pra nese ASHK refuzon kerkesen tuaj per regjistrimin e prones sepse ju nuk siguroni dot aktin noterial me vellain tuaj per kalimin e pronesise, atehere kunder vendimit te refuzimit qe ju jep ASHK drejtohuni gjykates" +"1743885209-350","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","prona e perbashket","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prona-e-perbashket-2","prona e perbashket","Pershendetje, jemi 12 bashkepronar ne nje truall dhe kemi rene dakord me nje firme ndertimi per zhvillim te kesaj prone dhe ndertim pallati. nga 12 bashkepronaret vetem 1 bashkepronar qe ka 1/12 e pjeses nuk bie dakord dhe nuk do te firmosi marreveshjen e sipermarjes. A kemi te drejte ne 11 nga 12 bashkepronaret te firmosim per ndertim pallati pa pelqimin e tij dhe ti japim pjesen qe i takon? apo jemi te bllokuar te mbajtur peng nga ky bashkepronar? faleminderit per pergjigjen","Përshëndetje, + +Do t’ju këshillonim që çështja të zgjidhej me marrëveshje, duke rënë dakord të gjithë bashkëpronarët. Nëse diçka e tillë nuk mund të arrihet, atëherë mund të drejtoheni në rrugë gjyqësore për pjestim të pasurisë ku secili prej pronarëve do të përfitojë pjesën takuese që i përket. Mund të parashtroni gjatë seancës gjyqësore pretendimin në lidhje me interesin e shumicës së bashkëpronarëve. + +Faleminderit!" +"1743885214-351","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Prone","https://juristionline.al/?questions_of_civil=prone-10","Prone","Në rast se si bashkëpronarë të një prone nuk arrijmë dot të biem dakord mes nesh, a kam të drejtë t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar zgjidhje?","Përshëndetje, + +Nëse nuk keni mundur të arrini në një marrëveshje, mund të paraqisni një kërkesë në gjykatë për pjestim të sendit duke thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit. Kur sendi i përbashkët nuk mund të ndahet në natyrë gjykata urdhëron që ai të shitet në ankand dhe vlefta e tij të ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, sipas pjesëve përkatëse, duke llogaritur edhe shumat që ata duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për shkak të marrëdhënies së bashkëpronësisë. Kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe banimi. + +Faleminderit!" +"1743885219-352","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Apartament","https://juristionline.al/?questions_of_civil=apartament","Apartament","Me vellain kemi nje apartament ne bashkepronesi po une dua ta shes. Ai pretendon ta bleje, kam te drejte tja shes dikujt tjeter apo vetem atij?","Përshëndetje, + +Ju keni të drejtë t’ia shisni pjesën tuaj të apartamentit, por përpara se t’ia shisni dikujt tjetër, ju duhet të njoftoni vëllain tuaj që është bashkëpronar dhe t’i jepni mundësinë të blejë pjesën tuaj. Kodi civil parashikon se: + +“Bashkëpronari, para se t’ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që nuk është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t’ia shesë personit të tretë. Në rast se këta nuk përgjigjen brenda 3 (tre) muajve se dëshirojnë të blejnë pjesën, bashkëpronari është i lirë të shesë pjesën e tij në persona të tretë. Ai duhet t’ua bëjë të njohur bashkëpronarëve të tjerë bashkëpronarin e ri.” + +Faleminderit!" +"1743885224-353","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Detyrimet e paleve","https://juristionline.al/?questions_of_civil=detyrimet-e-paleve","Detyrimet e paleve","Përshëndetje, aplikimet per certifikate pronesie dhe regjistrim te kontrates se shitjes, L1 dhe KP1 i paguan shitësi apo blerësi?","Përshëndetje, + +Shpenzimet e kontratës së shitjes, si dhe shpenzime të tjera të lidhura me të, janë përgjegjësi e blerësit, përveçse në rastet kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Pra, nëse nuk ka një marrëveshje ku të keni përcaktuar se kush nga palët ngarkohet me këto detyrime, shpenzimet mbulohen nga blerësi për veprimet e përmendura. + +Faleminderit!" +"1743885229-354","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Bashkepronesi!","https://juristionline.al/?questions_of_civil=bashkepronesi-5","Bashkepronesi!","Pershendetje. Bashkeshorti im sapo ka mare 1 apartament me akt dhurimi nga prindrit e tij. A mund tme perfshije dhe mua ne bashkepronesi? a paguajme tarifen 15%?","Përshëndetje + +Jo, norma e tatimit prej 15% nuk paguhet sipas parashikimeve të reja në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: “Dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla”. Për sa i përket pjesës së përfshirjes suaj në bashkëpronësi, i takon pronarit të ri (bashkëshortit tuaj) të ju përfshijë në të. + +Faleminderit!" +"1743885234-355","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","si procedohet per paisjen me certifikat pronesie","https://juristionline.al/?questions_of_civil=si-procedohet-per-paisjen-me-certifikat-pronesie","si procedohet per paisjen me certifikat pronesie","kam numrin e pasuris kam numrin e vendimit daten e shpalljes + +kush jane hapat e paisjes me certifikat pronesie behet fjale per apartament ne pallat te braktisur nga ndertuesi","Përshëndetje, + +Duhet të bëni një aplikim në portalin e-albania përmes shërbimit “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrative”, ku duhet të ngarkoni në sistem vendimin gjyqësor përfundimtar të formës së prerë. + +Faleminderit!" +"1743885240-356","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Tarifa e bashkepronesise ne pallat","https://juristionline.al/?questions_of_civil=tarifa-e-bashkepronesise-ne-pallat","Tarifa e bashkepronesise ne pallat","Pershendetje! + +Deri tani ne banoret e shkalles, kemi patur te njejten tarife per mirembajtjen e ambienteve ne bashkepronesi. Tani, kryesia e asamblese ka marre nje vendim qe apartamentet qe jane dhene me qira nga pronaret, po per qellime banimi, te kene nje tarife me te larte per mirembajtjen e ambienteve ne bashkepronesi. Dhe kjo tarife eshte miratiar prej tyre ne masen 250% me e larte se tarifa e banoreve te tjere. + +Ju lutem, do te doja te dija nese eshte ligjore kjo kerkese e tyre per tarifimin me te larte te pronareve qe kane dhene shtepine me qira, po per qellime banimi? + +Faleminderit!","Përshëndetje, + +Udhëzimi nr. 27, datë 20.12.2010 “Për llogaritjen e tarifës së administrimit për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi” parashikon se: + +“Asambleja e bashkëpronarëve për llogaritjen e tarifës së administrimit për çdo bashkëpronar, bazohet në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi dhe merr në konsideratë masën e përdorimit të elementeve të veçanta të bashkëpronësisë nga pronarët e çdo njësie individuale. Me masë përdorimi, kuptohet frekuenca e përdorimit të pajisjeve dhe e objekteve të instaluara në godinë. Kështu, bashkëpronarët e kateve përdhe, që nuk përdorin ashensorin, mund të përjashtohen nga kjo pagesë. Për njësitë që përdoren për shërbime, në varësi të aktivitetit të tyre, asambleja mund të miratojë një tarifë më të lartë. Për familjet që nuk banojnë për një kohë më të gjatë se 6 muaj në banesë, mund të reduktojë tarifën e administrimit dhe të mirëmbajtjes.” +Pra, sipas udhëzimit, parashikohen disa raste kur Asambleja miraton tarifë më të lartë ose më të ulët në bazë të kritereve të ndryshme. Në rastin tuaj, kur prona juaj rezulton të përdoret vetëm për banim nuk supozohet të caktohet një tarifë më e lartë përvec se, nëse kjo tarifë vjen si pasojë e ndonjë arsye tjetër të justifikuar nga Asambleja e bashkëpronarëve. Do të ju këshillonim të bisedonit me Administratorin ku të parashtroni pretendimet tuaj në lidhje me sa më sipër, në mënyrë që të arrinit në një zgjidhje. + +Faleminderit!" +"1743885245-357","https://juristionline.al/?page_id=17363","Çështje pronësie683","https://juristionline.al/?cat=27","Regjistrimi kontrate dhurimi","https://juristionline.al/?questions_of_civil=regjistrimi-kontrate-dhurimi","Regjistrimi kontrate dhurimi","Pershendetje me eshte dhuruar nje prone e kam bere aplikimin ne e-Albania per regjistrimin e kontrates se dhurimit bashke me aplikimet leshim certifikate pronesie, kopje kartele pasurise dhe kopje harte kadastrale qe 26 dhjetor dhe deri me sot asnje pergjigje nga e-Albania. Si ka mundesi qe afati ishte 8 dite nga konfirmimi pageses dhe akoma asnje dokument nuk me eshte derguar nga ASHK. Faleminderit.","Përshëndetje, + +Drejtohuni me një ankesë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në adresën e email-it: pronaime@ashk.gov.al dhe të paraqisni shqetësimin tuaj lidhur me vonesën e regjistrimit të kontratës së dhurimit. +Për çdo pyetje tjetër, mos hezitoni të na shkruani sërish. + +Faleminderit!"